Zgjedhje në Himarë pas dënimit të Belerit? Rama: Presim vendimin e Apelit! Cingërrisëse zërat në gjuhë të huaj që komentojnë vendimet e gjykatave shqiptare

9 Mars 2024, 17:09Politika TEMA
Zgjedhje në Himarë pas dënimit të Belerit? Rama: Presim

Kryeministri Edi Rama ka folur për vendimin e dhënë nga Gjykata e Posaçme për kryebashkiakun e Himarës Fredi Belerin të cilin e dënoi me 2 vite burg për blerjen e votave në 12 maj, 2 ditë para zgjedhjeve lokale.

Duke komentuar për reagimet e Greqisë, Rama tha se drejtësia shqiptare duhej të ishte lënë e qetë në procesin e vendimmarrjes për një ngjarje që ka ndodhur brenda territorit të vendit tonë.

“Do kishte qenë fort e udhës që drejtësia shqiptare të ishte lënë e qetë siç e kemi lënë ne të qetë për cështjet brenda nga cilido jashtë Shqipërisë. Sepse është drejtësia shqiptare që vendos për çdo çështje brenda territorit.

Zotëria është shtetas i Shqipërisë. Për ne që nuk komentojmë veprime tingëllon cingërrisëse që dëgjojmë zëra që komentojnë në gjuhë të huaj vendime të gjykatave të Shqipërisë”,- tha Rama.


Sa i takon mundësisë që të organizohen zgjedhje të tjera në Himarë për një kryebashkiak të ri, Rama tha se duhej pritur vendimi i Apelit të GJKKO-së për diçka të tillë dhe sqaroi se njoftimin për diçka të tillë e bën presidenti.

“E dini shumë mirë këtë çështje, e dini pse nuk kemi pasur zgjedhje. Ka qenë thjesht dhe vetëm një qasje e vullnetit të mirë nga ana e Shqipërisë, do presim vendimin e Apelit dhe pastaj do veprohet.

Por iu kujtoj se zgjedhjet e reja i shpall presidenti dhe jo kryeministri. Është një proces që do ndjekë gjithë procedurën sipas ligjit”,- shtoi kryeministri.

2 Komente

  1. K
    Koha

    Me Open By.ha(ballkani i hapur) e hape bythen ndaj shkijeve, historia do te mbaj shenmm. Hajdut mbi 100 vjet shtet pa ushtri e me buxhet shtetror sa te Malit te Zi.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Padrejtesia sheshit

      O te q.fsha drejtesine tate dhe te Shqiperise,nuk kane kaluar 30 vjet qe ketu ekzekutoheshin te burgusorit per gjera elementare,futeshin njerez ne burg per nje fjale goje.Shqiperia ka qene nana per montime procesesh gjyqesore per te futur ne ne burg medoemos ata qe donte Partia,ka qene i vetmi vend ne bote per deshmimtare fallc ose jallan shahit.Vete ti je cun i babes qe firmosi per varjen e poetit per nje vjershe.Cfare do tregosh qe e ke bere ti drejtesine perendimore jo or jo e ke bere “à la carte” sipas deshires tende.Ketu Turqia vend i madh qe ka 100 vjet qe ben zgjedhje dhe ka nje fare tradite demokracie dhe nuk ka drejtesi te vertete ,sa here kontestohet nga Perendimi proceset gjyqesore si te Osman Kavalles,liderit te partise kurde,pastorit amerikan per te cilin Trump nuk la gje pa bere per ta liruar,ushtaret greke qe gabimisht kaluan kufirin cfare presioni ju be,apo rastet e denimeve masive me rastin gjoja te pucit etj.Gjithashtu Rusia qe nga 1956 ka qene shume me dremokratike se Shqiperia staliniste, sa here i nderhyjne perendimoret per proceset fallc gjyqesore. Dhe ju morracaket e ketij shteti kacak pa kurrfare tradite demokracie dhe drejtesie na u shqetesoke nga reagimet mese te drejta te grekeve per bashkekombasin e tyre Beleris per stisjen e arrestimit denimit te kryetarit bashkise .Na hiqesh sikur je Franca apo Zvicra ,yt plehra mbetje islamo-komuniste

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje