Deputetja e PD-së, Lindita Metaliaj, ka përgënjeshtruar Belind Këlliçin, se në protestën e së martës për bllokimin e Tiranës, nuk kishte protestues nga rrethet.
Në një status në “Facebook”, Metaliaj shkruan për lirimin e 21 protestuesve nga Lezha e Shkodra.
Metaliaj shkruan se protestuesit ishin shoqëruar në komisariatin nr.6, teksa e cilëson ndalimin e tyre të paligjshëm.
“Sapo u liruan 21 protestuesit nga Lezha dhe Shkodra që u ndaluan dhe u shoqëruan në Komisariatin nr. 6.
Ndalim i paligjshëm, dhe antikushtetues në shkelje flagrante të të drejtave dhe lirive themelore!
Protesta dhe tubimi është një e drejtë kushtetuese e pamohueshme që garantohet dhe mbrohet nga legjislacioni shqiptar!
Ne nuk ndalemi! Është radha jonë”, shkruan ajo.
Belind Këlliçi mohoi në një emision televiziv, pretendimet se në protestë ka pasur pjesëmarrje nga rrethet, duke theksuar se protestuesit ishin nga tre degë të Tiranës.
Por ai është përgënjeshtruar nga vetë deputetja e PD-së, që tregoi se në fakt, një pjesë e protestuesve për të bllokuar Tiranën, kishin ardhur nga rrethet.
Lini një Përgjigje