“Tiranë e dashur, Shqipëri e shtrenjtë” – Po përgatit Edi Rama fjalimin e fitores?

12 Maj 2025, 20:09Politika TEMA
“Tiranë e dashur, Shqipëri e shtrenjtë” – Po

Një foto e publikuar në mediat sociale, vëmendjen e së cilës e rroku pa diskutim detaji i një bisede telefonike me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Por diçka bluhet më shumë në mendjen e kryeministrit Edi Rama…ndoshta.

Mjafton që foton ta zmadhosh pak, përkatësisht në ekranin e kompjuterit kryeministror, për të lënë mënjanë diçiturën e bukur të “Komandant Thaçit” dhe për t’u rikthyer në realpolitkën shqiptare.

Tre tabela, të mbivendosura. Njëra e poshtme me një shkrim të padallueshëm, përveç atij të Z. Edi (vetes).

Një tjetër, me email-e të palexueshme në mes.

Dhe në të majtë, më interesantja prej tyre pa diskutim.

“Tiranë e dashur, Shqipëri e shtrenjtë. Shqiptarë e shqiptare të çdo krahine e ideje, kudo në Shqipëri, Europë…”. Poshtë e vijëzuar, e shënuar qartë dhe e kuptueshme, edhe pse gjysmake: “Vëllezër e motra”.

Po e përgatit Edi Rama prej mëngjesit të 12 majit, fjalimin e fitores së tij të madhe…më të madhen në karrierën politike?

Ndoshta po. Po ashtu si gjasat janë që të jetë edhe një adresim për ceremoninë e mikpritjes së Komunitetit Politik Evropian në Shqipëri.

Por, për të qenë të sinqertë, një hapje e tillë nuk ka si të ngjajë tjetër përveçse një fjalim i një triumfuesi në zgjedhje. I një politikani, i cili rrit frikshëm numrin e mandateve që merr në kërkesën e katërt për të qeverisur.

Por, rrënjët, nuk duhen harruar: Ato janë te populli.

Duket se Rama këtë nuk e harron. E nisi në Tiranë, e ngriti në Shqipëri. Do ta mbyllë (shpreson ai), në Evropë.

3 Komente

  1. T
    Timi

    Si duket Hashim Thaqi i ka uruar i pari fitoren.

    Përgjigjjuni
    1. a
      a.a

      mire e ke me fjale po rregullo Tiranen se ishte per faqe te zeze kete vit. kur zbrita ne janar dhe tani ne maj ne aeroport me dukej vetja si ne lagjet e Egjiptit...

      Përgjigjjuni
      1. P
        Poshte transgjinoret

        Po shishen e veres 33 mije euro e ka fshehur qafiri-gallofi dy metrosh?

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje