Tom Doshi: PS t'i bëjë llogaritë mirë, nuk krijon dot mazhorancë pa mua! PSD merr 3 mandate në Shkodër dhe 1 në Kukës

7 Maj 2025, 19:17Politika TEMA
Tom Doshi: PS t'i bëjë llogaritë mirë, nuk krijon dot

Kreu i PSD, Tom Doshi, gjatë një takimi në Vaun e Dejës ka deklaruar se partia e tij është faktor dhe se PS duhet t'i bëjë llogaritë mirë sepse pa PSD-në nuk krijon dot mazhorancë.

Tom Doshi deklaroi se po bëhet presion ndaj mbështetësve të PSD-së ndërsa shtoi se Benet Becin e solli ai në Shkodër kryetar ndërsa tani i del kundër.

Sakaq, Tom Doshi deklaroi se PSD do të marrë tre mandate në Shkodër dhe një në Kukës. Sipas tij, PSD është faktor dhe nuk janë kundër Partisë Socialiste.

“Ne premtojmë se do të zhdukim korrupsionin. Po bëhet presion te votuesit tanë. Drejtori i Spitalit të Shkodrës thotë se duhet vënë shenjë dalluese kur votohet. Benet Strajcën (Becin) e solla unë në Shkodër kryetar, ndërsa tani na kthehet kundër.

Do të marrim në Shkodër 3 mandate. Do të kemi shpejt zgjedhje të reja për Bashki, sepse nuk mbështesim korrupsionin e Benetit.

Por nuk ia lëmë PD-së ta marrë bashkinë. PSD është faktor në Shkodër, nuk jemi kundër PS-së. Por nuk mbështesim ministrat e korruptuar. Vetë kryeministri ka thënë se nuk jam avokat i tyre.

Do t’i kthejmë dinjitetin PS-së, duhet të ndahet nga korrupsioni. Unë nuk sjell autobusë në mitingje. Në Vaun e Dejës jemi forcë e parë.

Ne do marrim 1 mandat edhe në Kukës. Pa ne nuk ka mazhorancë, t’i bëjë llogaritë PS-ja, sepse me PD-në nuk bëjmë aleancë kurrsesi.”-tha Doshi.

7 Komente

  1. S
    Shqiptar

    Po po pa merak

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cfurku

      Tom pse kërcen si kangur, apo me që ke shtetësi australiane ?!!!!

      Përgjigjjuni
      1. D
        DAJA TOMAS

        Kuku, ku me shku ne Australiii????? Po ai athe eshte i kerkuar per trafik nderkombetar lebdesh narkotike.... e ka ngrit rrjetin me kohe si dhe eshte i kerkuar nga autoritetet e drejtesise Australiane. Damiljaret e tij, po, munden me shkue... kurse "NIPASHAT" e Tok Katnarit jane mçef neper Evrope se edhe ne Shqiperi nuk mund te vijne.

        Përgjigjjuni
      2. Q
        Qehtesohu Tom

        O Tom o artiste me PS çfare ke ? . Nuk te vjen e kesaj nga PS..

        Përgjigjjuni
        1. D
          Doda

          Ka budallenje akoma qe te votoje se sikur 5 deputet te marresh nuk ke asgje ne dore.Mos e kruj b.then me krane se e krun per te zezen tande thone ne Shkoder

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mos u merzit

            Shkodra???!!! Nese voton per PD (nje parti aspak demokratike) ose per PSD (nje parti koti) per ti prishur pune PS (nje parti aspak ose shume pak socialiste), dicka nuk shkon me shkodranet e Loces

            Përgjigjjuni
            1. L
              Labeati

              Atehere meqe do te prishesh pune votuesit qe I ke marre PS te votoje ps dhe te vazhdon puna

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje