
Nën tingujt e himnit shqiptar dhe më pas të himnit të Bashkimit Europian nisi takimi i kryeministrit Edi Rama me komunitetin shqiptar në sallën “Christmas Theater” në stadiumin 'Galatsi' në Athinë.
Salla është plot me shqiptarë të cilët valëvisin flamujt kuqezi dhe kryeministri Rama u prit me shumë ovacione. Kryeministri Edi Rama ndodhet në Athinë i shoqëruar nga një delegacion i gjerë prej 100 ministrash dhe deputetësh.
Takimi është konceptuar mes fjalimeve të zyrtarëve të lartë dhe një koncerti festiv me këngëtarë si Era Rusi e Noizy.
Ndërkohë 50 gazetarë shqiptarë kanë shkuar në Athinë për të pasqyruar aktivitetin.
Pas Athinës Rama do të jetë në Milano, Londër dhe Duseldorf për t’u takuar me shqiptarët që jetojnë në Itali, Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermani.
Kryenegociatoria Majlinda Dhuka në takimin me emigrantët shqiptarë në Athinë foli pak për prejardhjen e saj, duke thënë se “është vajza e një babai minoritar nga Derviçani në Dropull dhe me origjinë të familjes nga Athina, mbiemri Dhukas.
Dhuka tha se Shqipëria është më pranë se kurrë realizimit të ëndrrës për integrimin në BE.
Jam e emocionuar të jem sot këtu me ju. Jam vajza e një babai minoritar nga Derviçani në Dropull dhe me origjinë të familjes nga Athina, mbiemri Dhukas. Kam patur fatin të rritem me të dyja gjuhë, edhe me gjuhën e bukur shqipe dhe greke. Studimet i kam kryer në Shqipëri dhe Greqi, kam studiuar ligjin publik europian. Greqia është një partner i çmuar në rrugën tonë drejt anëtarësimit europian. E privilegjuar të përfaqësoj Shqipërinë në krye të skuadrës për negociatat e anëtarësimit, skuadra jonë ka fituar konsideratën më të lartë në tryezën e negociatave të anëtarësimit në be. Shqipëria është më pranë më se kurrë në realizimin e ëndrrës shekullore.
Gjigandi Edi Rama ne ditet e tij me te mira, eshte ne formen me te mire politike dhe nje nga kryeministrat me me emer te Europes dhe ulet si burre shteti me Makron, Shulc, Sunak, Meloni, eshte Napoleon Bonaparti i ri i Ballkanit.
Cfare minoritari e paske patur babain moj cupe kur nga Duka, u bete Dhukas, pra jeni shqiptare 24 karatsh. Jane 7 fshatra allvanitasish qe e rrethojne Athinen qe u riperteri si qytet, kur atje vajten malesoret shqiptare pas pushtimit osman te Shqiperise.