Si është të stërvitesh nën stresin e hetimit nga SPAK? Ilir Meta: Ka nja 300 vjet që...

12 Maj 2024, 11:00Politika TEMA
Si është të stërvitesh nën stresin e hetimit nga SPAK?

Ilir Meta ka folur për stërvitjet intensive në palestër së fundmi, ndërsa nuk i ka shpëtuar pyetjeve që lidhen me politikën, për shkak të zhvillimeve të fundit në vend.

I pyetur në intervistën për ‘Fit Station’ në News24 se si është të stërvitet nën stresin e raportimeve se ndodhet nën hetim nga SPAK, presidenti i Partisë së Lirisë u shpreh se “ka 300 vjet që është nëpër hetime” dhe se nuk ka asnjë lloj stresi.

Pyetje: Si është të stërvitesh në stres, ndërkohë që flitet në media se zoti Meta është nën hetim nga SPAK?

Meta: Ka nja 300 vjet që jam nëpër hetime dhe nuk kam asnjë lloj stresi. Stresi im është në raport me njerëzit, të qëndroj ndaj detyrimeve që kam. Ky është i vetmi stres që kam. Stresi më i madh që kam është kur takoj një njeri dhe më thotë do iki nga Shqipëria.

Pyetje: A keni patur një ballafaqim me Dumanin pas deklaratave që keni bërë në media?


Meta: Unë u jam përgjigjur mediave dhe s’kam pasur arsye për ballafaqim. Nëse ai merret me sport, me boks, me mundje, patjetër këto garat sportive janë të mira për të gjithë.

2 Komente

  1. C
    Cobani

    Fshatari cepanit ne palestër.qelbi kombit

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bureto

      Lereni ditziun në 'qejfin' e tij, që e ka si mision zgjidhje e halleve te njerëzve. Në këtë kuadër, inshallah i lind dëshira t'u japë atyre ndonjë copë nga ato që ndër vite u ka vjedhur dhe kështu do zoti dhe ata nuk ikin nga Shqipëria. Goxha mision ky, s'i thonë shaka! Po e realizoj këtë, para se t'ia konfiskojnë gjënë e vjedhur, sidomos për "popullin e 2 marsit, hallall!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje