U larguan që nga mesi i viteve 90: Ku janë sot homologët e Sali Berishës në vendet e Ballkanit!

2 Maj 2022, 18:50Politika TEMA

U larguan që nga mesi i viteve 90: Ku janë sot homologët e Sali

Nga Ylli Pata

Përpos ngulmimit të Sali Berishës për të qëndruar në skenën politike me forcë e jashtë çdo dialektike e logjikë politike, ka disa intelektualë mbështetës të tij që e konsiderojnë të “freskët” ende, e të tjerë të “domosdoshëm”.

Natyrisht, argumenti apo shtrimi i logjikës së tyre bëhet vetëm nga ana e forcës për të qëndruar në skenë si një vlerë politike.  Në fakt, lidershipi ka të bëjë me shumë e shumë të dhëna e virtyte të tjera, të cilat pastaj janë pjesë e një raporti të balancuar të drejtimit në kohë dhe hapësirë.

Të gjithë bashkëkohësit e Sali Berishës në Ballkan, pra liderët postkomunistë që morën pushtetin pas rrëzimit të regjimeve komuniste, ikën nga pushteti ose në kapërcyell të shekullit të 21, ose në vitet e para të tij. E nuk po flasim këtu për jetën biologjike ngaqë disa edhe nuk jetojnë, por vetëm për atë politike. E në një histori të shkurtërt ja vlen të tregohen liderët e vendeve demokratike, e nuk po marrim për bazë rastin “Millosheviç”, pra postkomunizmit në Serbi.

Analogjia është një koncept tashmë i njohur i analizës dhe krahasimi me realitetin që na intereson bëhet më i qartë. E për këtë anologji, po marrim si shembuj: liderët e Bullgarisë, Rumanisë, Sllovenisë, Kroacisë, Malit të Zi, e Maqedonisë së Veriut.

Zhelju Zhelev

Lideri i parë postkomunist i Bullgarisë ishte Zhelju Zhelev, i zgjedhur President në vitin 1990. Një nga intelektualët disidentë më të njohur të regjimit komunist, ai në kulmin e diktaturës, publikoi librin “Fashizmi”, që ju hoq nga qarkullimi pasi nxirrte përfundimin se edhe diktaturat komuniste nuk ndryshonin me regjimet fashiste. Në vitet 90, ai u votua me një shumicë dërmuese të popullsisë si lideri i një koalicioni të qendrës së djathtë. Në vitin 1997, humbi primaret brenda federatës së partive të djathta me liderin e rid he ambicioz konservator, Petar Stojanov. Zhelev u tërhoq nga politika duke dhënë këshilla e ide të vyera për politikën e vendit të tij dhe Europën. E djathta bullgare ka nxjerrë shumë liderë të tjerë gjatë viteve e deri më sot, që u bënë Presidentë e kryeministra të vendit. Zhelev vdiq në moshën 79 vjeçare.

Ion Iliesku

Presidenti i parë rumun pas rrëzimit të liderit komunist Nikolae Çaushesku dhe ekzekutimit të tij, ishte Ilion Iliesku. Një politikan disident brenda radhëve të Partisë Komuniste Rumune, që gjatë “Revolucionit të Timoshoarës” themeloi “Fronin e Shpëtimit Kombëtar”, që e transformoi në parti të qendrës së Majtë.

Iliesku fitoi dy mandate si President i Rumanisë nga 1990-1996 e pastaj nga viti 2000-2004. Në vitin 2005 u largua nga politike, pasi i riu Mircea Geoana, i mori kreun e Partisë Socialdemokrate rumune në një garë brenda partisë. Ai u tërhoq përfundimisht nga politika në vitin 2008.

Milan Kuçan

Presidenti i Sllovenisë gjatë transformimit të madh në territoret e Jugosllavisë pos-titiste, Milan Kuçan, ishte lideri që solli në vend ndryshime të mëdha. Arriti ta pavarësojë Slloveninë pa shkrepur asnjë pushkë dh eta anëtarësojë në NATO e Bashkimin Europian. Supër popullor në vendin e tij edhe për natyrën e butë të drejtimit, ai qëndroi në pushtet për dy mandate. 1992-1997 dhe 1997-2002. Më pas u tërhoq nga politika, duke u bërë një këshillues për të mirat natyrore të vendit që duhet të ruheshin nga njerëzit.

Franjo Tugjman

Presidenti i Kroacisë që konsiderohet një hero kombëtar në vendin e tij, arriti të fitojë pavarësinë e Kroacisë dhe ndaloi me luftë pushtimin e territoreve kroate nga Serbia. Ai drejtoi një luftë të egër me Serbinë e Slobodan Millosheviçit, ushtrinë jugosllave dhe paramilitarët e Sheshelit e Arkanit. Tugjman drejtoi vendin e tij deri në vitin 1999, kur vdiq nga kanceri. Tugjman, një partizan antifashist, më pas ushtarak në kohën e jugosllavisë, profesor universiteti, u kthye në një ikonë e nacionalistëve kroatë që përgatitën planin e pavarësimit të vendit nga Beogradi.

Kiro Gligorov

Juristi maqedonas, Kiro Kligorov u zgjodh President i Maqedonisë në vitin 1991, kur vendi shpalli pavarësinë dhe në OKB u njoh si FYROM: Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë. Ishte arkitekti i pavarësisë së vendit të tij pa luftë dhe siguroi një mbijetesë e tranzicion ekonomik të butë drejt sistemit të ri kapitalisht. Në vitin 1995 pësoi një atentat me makinë bombë çka e ktheu në hero, por në vitin 1999 ai u tërhoq nga politika. Vdiq në vitin 2012.

Momir Bullatoviç

Ai është njeriu që njihet në Shqipëri si personi që bëri me Sali Berishën marrëveshjen për të furnizuar me naftë Serbinë dhe Malin e Zi gjatë Luftës në Bosnjë e Kroaci, kur Millosheviçi ishte nën embargo nga OKB.

Mimir Bullatoviç është Presidenti i parë i Malit të Zi, i zgjedhur në vitin 1990 në krye të shtetit, ai u largua pasi humbi duelin me Milo Gjukanoviçin për drejtimin e partisë e më pas edhe presidencës. Përplasja me Millon ishte e qartë: Bullatoviç ishte i afërt me Sllobodan Milosheviçin dhe nuk donte që vendi i tij të afrohej me Perëndimin. Milosheviçi e afroi edhe si kryeministër i Jugosllavisë “formale” në 1998-2000 ku s’kishte pushtet, por më pas u largua nga politika. Mbeti deri në fund kundërshtar i hyrejes së Malit të Zi në NATO. Vdiq në vitin 2019 nga një atak në zemër.

Të gjithë këta politikanë që sot janë thjesht pjesë e historisë politike të Ballkanit, kanë nxjerrë nga “duart” e tyre një numër të madh politikanësh si Presidentë e kryeministra të vendit të tyre, të cilët edhe ata janë larguar tashmë.

Ndërkohë Sali Berisha, të vetmin kryeministër me të cilin punoi si President ishte Aleksandër Meksi, të cilit i mbylli duart e PD-së në vitin 1997. Historinë me “delfinin” Lulzim Basha që u kthye “tradhëtar” tashmë e dime, e na ka mbirë në bark për 9 muaj kjo histori, ku po bëhet gjithçka për tu rikthyer “i freskëti” siç thotë Bujar Kapexhiu…

TemA

10 Komente

  1. i
    ilir

    Pune "patash".

    Përgjigjjuni
    1. d
      drejtesisht

      Ndersa Iliri eshte , si pune kari .

      Përgjigjjuni
    2. F
      F

      I erdhi ngordhja komunistit saleh..

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sa-Hale Breshkani

        Pune muti Kjo e Sa-Hale Breshkarit, eshte ber kaq bajat sa s’hiqet qafe qoftlargu. Sic e thot populli derri e do ne ball. Me S’PAK-un dhe sistemin e drejtesis qe kemi sic po ven keto Pune duhet ta durojme Sa-Halen deri sa perendija te bej punen e saj se kete cope muti se gjen gjo, s’bie rrufeja ne Sa-Hale!

        Përgjigjjuni
        1. s
          serveti

          Sali non graten e ka harruar Zoti, gjen e keqe nuk e gjen gje.....

          Përgjigjjuni
          1. A
            Ani

            Po mire e pastaj......secili ka fatin e vet.....shikoni se po ju vjwdhin e nuk po ju lene kusur....nje drejtoruc ne bsshkine e Tiranes nuk dinte qe kishte dhe nje vile ne Vlore...kuptohet dhurate korrupsioni ...imagjino...

            Përgjigjjuni
            1. K
              Ky ja kalon edhe putinit po ti jepet mundesia

              Ku zbret maloku nga kali.ky kriminel qe ne kohen e enverit vdiste per karrike e ju qepej njerezve qe te futej ne bllok te mbante uturakun e bllokmeneve edhe sot bijt e bllokmeneve si bushati e lubonja i mbajne uturakun saliut.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bardhyli nga Kosova

                Tashmë është më se e qartë se Edi Rama, po e ndjek rrugën e gabuar. Vetëm pak orë pasi kaluan nga deklarata e tij, se armatosja e Serbisë nga Kina nuk paraqet asnjë rrezik, si për ta zbuluar tradhtinë e tij, ndodhën sulmet e armatosura dhe të tjera për disa ditë rresht ndaj policisë së Kosovës në veri. U desh reagimi ndërkombëtar që ta shtyjë një departament qeveritar të Shqipërisë, që të kërkojë kapjen e të dyshuarve, dhe madje vetëpërmbajtje në aksion. Kosova po vazhdon të pengohet tmerrshëm nga Edi Rama, në mënyrën më të pabesueshme, njeriu që vite më parë premtonte edhe bashkim të shqiptarëve në një shtet nga Ulqini, duket se jo vetëm ka tradhtuar ato qëndrime, por se ato i ka thënë për të ndihmuar për të nisur zbatimin e projektit serb, për krijimin e ‘botës serbe’. Për të ndërtuar apo motivuar palën serbe që të vinte në pah projektin ‘botën serbe’, i duhej asaj një ‘armik’ imagjinar, deklarativ, ‘bashkimi i shqiptarëve’ në një shtet! Pra, Edi Rama në asnjë mënyrë nuk ishte në favor të idesë së bashkimit kombëtar, por të dy lojërave, të projektit që çonte apo mund të çonte në shuarjen e gjykatës speciale dhe në projektin për të ndihmuar Serbinë, në realizimin e aspiratave të saj, ndërsa një projekt i tillë, si bashkimi kombëtar duke humbur një pjesë të territorit, do të mund të mbulonte sipas tyre turpin e tradhtisë. Për këtë grupim që synonte realizimin e qëllimeve të veta, i duhej një partner në lojë, dhe për këtë ia mësynë dyerve të Serbisë dhe Rusisë, që të marrin bekimin e tyre për ndarjen e Kosovës, me të cilën do të kënaqej Serbia, pasi e ka humbur të tërën, shkulja e një pjese, ishte e mirëseardhur për të. Për të marrë bekimin rus, edhe përkrahjen e tyre, Hashim Thaçi në detyrën e presidentit të vendit, e takoi personalisht diktatorin Putin, duke marrë premtimin nga goja e tij, se nëse ai dhe Vuçiqi pajtoheshin ata do ta pranonin çfarëdo marrëveshje. Po të njëjtën gjë, por në një nivel më të ulët e bëri Edi Rama, duke e takuar së paku dy herë ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergej Lavrovin, dorën e djathtë të Putinit. Por, zhvillimet në Ukrainë, realisht zbuluan jo veç mungesën e koherencës politike dhe demokratike të vetë sistemit, në shumë shtete të Perëndimit, por edhe ndërlishmërinë e saj me shtetet më të vogla. Mbështetja e madhe për Serbinë, rezulton që nuk ishte thjesht perëndimore, por edhe e relacioneve që kishin deputet, politikanë e zyrtarë të shteteve perëndimore me Rusinë, për të luajtur rol përjashtues ndaj Kosovës. Një karikaturë prej letre e patriotizmit të tij, është shëmbëllimi i asaj që ndërtoi vetë me mbështetësit e tij, për të mashtruar opinionin në Kosovë nëpërmjet retorikës patriotike, dhe në prapavijë duke mbështetur hapur projektet kyçe serbe në raport me shqiptarët, jo vetëm me Kosovën. Dëshmi e kësaj ishte mbështetja e të gjitha projekteve të Serbisë, si e minishengenit ballkanik të transformuar më pas në “Ballkanin e hapur”, pas një reagimi të ashpër atë kohë nga institucionet e Kosovës, dhe opozita. Dyshimet se ky ishte një projekt i Serbisë, e konfirmoi me refuzimin kategorik që ia bëri këtij projekti kancelari gjerman Olaf Shulc, duke ia bërë të qartë Ramës në Berlin, se ai do ta ringjallë procesin e Berlinit, i cili e bën të detyrueshme arritjen e një marrëveshje të Serbisë me Kosovën, e cila përfshin njohjen e saj. Pra, “Ballkani i hapur” ishte thjesht një proces për ta zvarritur dhe penguar procesin detyrues, që Serbia të shkonte drejt njohjes së Kosovës. Por, tashmë me dështimin e projektit rus, të Putinit, jemi afër të shohim dështimin e projekteve serbe, dhe që Serbia pa shmangshëm të shkojë drejt një faze, të ndjekjes së modelit rus, dezintegrimit! Edi Rama duke e marrë në mbrojtje Serbinë, po i bën edhe një favor jo të vogël Rusisë, duke bërë të pamundurën që t’ia ruajë një aleat të vogël Putinit në Ballkan. Këtë e bëri në disa raste, përfshirë atë më skandalozin të blerjes së raketave nga Kina, ndërsa për sulmet në veri, heshti, duke mos e dënuar aktet dhe duke mos kërkuar përmbajtje nga Serbia! Por, si mund ta bënte këtë, një rob i Vuçiqit! Edi Rama përfundimisht duhet të izolohet dhe të ndiqet nga drejtësia për krimet e shumëfishta të tij. Por, para se të ndodhë kjo, duhet që inteligjenca shqiptare, mediat, atdhetarët t’ia heqin çdo atribut patriotizmi që mund t’i jetë mveshur apo mund t’ia ketë vënë vetvetes, përfshirë edhe zhvlerësimin e qeverisjes së tij.

                Përgjigjjuni
                1. n
                  na mbyten injorantet turcelinj

                  Nuk mbush ti o koqe qe nxjer kete koment kudo

                  Përgjigjjuni
                2. s
                  sorge

                  Ma kaqol e gjel kokot nuk behet kush si sali shpella i vicidolit qe e ka nr. e kepuces 47 - ai po kujton se nuk ka kush te drejtoj P.D vetem ai ketu duket kultii individit stalin ist helbete se keshtu eshte edukuar e pergdhelur nga PPSH me merhumin ne krye. Prepotent e diktator si sadami - ashtu ata ka per te perfunduar.E theft qafen dhe rafte ne mut.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje