“Ulërinte dhe shkelmonte dyshemenë”, Frrok Çupi: Si Berisha na mori Partinë Demokratike

12 Maj 2025, 15:40Politika TEMA
“Ulërinte dhe shkelmonte dyshemenë”, Frrok Çupi: Si

Analisti Frrok Çupi në studion e ABC News u rikthye vite pas në kohë duke treguar momentet se si Sali Berisha mori drejtimin e Partisë Demokratike.

Sipas tij, nuk është se Partia Demokratik e pikturoi portretin e kryetari të saj, por ishte vetë Sali Berisha, i cili bëri portretin e partisë.

Ai tregoi edhe votimet që janë bërë, ndërsa rrëfeu shpërthimet e Sali Berishës pasi humbi raundin e parë përballë Aleksandër Meksit.

“Ishte çiban në PD, i ardhur. PD është themeluar në 11 dhjetor , ai e ka dorëzuar teserën e partisë punës më 25 janar të vitit të ardhshëm. Dmth, ka ndodhur një gjë shumë e natyrshme.

Nuk ka qenë PD që e ka vizatuar kryetarin, që e  ka bërë bustin, kryetari ka bërë portretin e partisë.Kam qenë prezent.

Meksi fitoi 9 vota, Gramozi dy vota dhe Saliu dy vota. Po sigurisht. Saliu donte të digjte zyrat atë natë. Ka qenë në zyrën time, në zyrën e kryeredaktorit të RD ka ndodhur ajo”, tha ai në ABC News.

Më tej Çupi pohoi si u organizua votimi tjetër dhe se si Sali Berisha shkelmonte dyshemenë e zyrës, në gazetën “Rilindja Demokratike”.

“Ka qenë në zyrën e kryeredaktorit të RD, madje kemi bërë mbledhjen, kemi marrë stola nga rruga se nuk kishim karrige. Kemi qenë 13 veta dhe votimi ka qenë i fshehtë, e vetmja gjë. Kanë qenë tre kandidatë; Aleksandër Meksi, Gramoz Pashko dhe Sali Berisha dhe siç ua thashë Meksi ka fituar 9 vota, dy e dy janë ndarë të tjerët.

Në atë kohë ka filluar Sali Berisha të gjëmojë, ka qenë me dërrasa ajo zyra, i binte me shkelma, ulërinte dhe ne ishim të rrethuar dhe nga sigurimi i shtetit. Ka qenë afër mëngjesit dhe është bërë nami, Leka i tha: doktor, e bëjmë kështu.

Ti je Meksi me 9 vota dhe unë jam Saliu dhe merri këto votat e mia. U bë qameti atë natë. Pastaj vendosëm t’i bëjmë me 14 , t’i mbledhim nga rrethet, që të vonin shumë njerëz në Pallatin e Kulturës te Biblioteka.

Dhe dy minsionarë,  janë vendosur të porta, te dera dhe i kanë porositur kush ka ardhur: voto Saliun se na morët në qafë. I vetmi që ka ulëritur ka qenë Emin Barçi, nëse e mban mend, gazetar i RD, çfarë bëhet kështu.

Madje dhe Abdi Baleta dhe Rustem Gjata janë ngjitur në tribunë dhe kanë thënë se ne kemi Partinë tonë Komuniste, por ju qenkeni më  komunistë se komunistët e mi dhe na kanë sharë dhe na kanë bërë copë copë dhe kështu është zgjedhur”, tha ai.

7 Komente

  1. H
    Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

    Eh mor Frrok. Por gallofët që i shkojnë mbrapa janë gjindje pa shkollë, dhe nuk dijne të lexojne. Ata vetem Sali Lexhendën degjojne.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Niku

      Po turp t'ju vije qe s'e zute me dru dhe jashte nga mbledhja, por na e bete peshqesh per 40 vjet te tjera. Mos dil me ne TV, por mbyllu gjekund dhe kerko falje Perendise per gjemat qe i ke bere vendit ti dhe ata shoket e tu. Ky njeri qe ju nuk e hoqet qafe kur kishit mundesine, ka bere lemsh nje vend te tere, ka mbjelle nje kulture talibane ne Shqiperi qe Mziu, Paloka, Zeni dhe shoket e tyre do ta vazhdojne edhe per 50 vjet te tjera. Po ta kishit hequr nga zyra me shkelma, me ndryshe do ishin gjerat.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tnnn

        Dmth ta gezojme kafshen per 35 vjet.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Agimi

          O shoke te PD e degjoni mire Frokun nuk genjene,nuk votohet si tifoz por me gjykim kush do jete me i peshtashmi per te drejtuar vendin

          Përgjigjjuni
          1. D
            Drane

            Tani kreu i qytetareve dixhitale, agjente te fshehte te sherbimeve te fshwhta serbo-greko-ruse ne Shqiperi kryekrimineli dhe kryehajduti Salih Vuk Berisha do te marre me force sistemin e Drejtesise se degjeneruar te Shqiperise, se eshte peme e mbjelle nga ai te Plepat e Durresit dhe nga e bija shtrige ne Fakultetin e Padrejtesise.

            Përgjigjjuni
            1. P
              POLLOGU ARBNOR

              O Frrok, si ka mundësi që nuk e di sintaksën e shqipes! Ditë e natë i ke të hapura faqet e botimit. Si Berisha iu ngjit pelës, i bie rënditje sllavisht e gjymtyrëve të fjalisë. Drejt e shqip- do të thuash: Si iu ngjit kaut ti dhe S. Berisha pelës. Mendo e fol shqip, pastaj prit se do talexoj reflektimin. Gulërrijnë të folmet dhe shkrimet me fytyrë sllavishte ndër mendjeshpërnarësit e mediave. Me shëndet!

              Përgjigjjuni
              1. D
                Demokrati idealist

                Frrok edhe ti je fajtor,sepse ke votuar sali kërmën aso kohe.Pra edhe ti ke kontribut në të këqiat që kjo hije e zezë që rri pezull mbi truallin shqiptar i ka bër vatanit , prandaj mos i bishtno përgjegjësisë.Ti bashk me ata që rivotuatnsali monstrën nuk i bëtë nder Shqipërisë,por i bëtë varrin.Unë mendoj si ti Frrok ashtu edhe Merua dikur të vrisnit për saliun.Ju jeni prishur me malokun sepse ty nuk të bëri deputet dhe Meros nuk i dha magazinën ku botonte gazetën Tema.Ti u distancove nga krimineli sali që në vitin 1997.(Ty të kam parë me sytë e mij kur këshilloje banditin Zani Caushi në Çole të Vlorës).Ndërsa Merua në vitet 2000.Megjithatë e rëndësishme është që e kuptuat dhe u distancuat nga ai qenbirqeni.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje