VIDEO/ Ulja e çmimit të energjisë, Rama ironizon opozitën: Ua nxinë dhe errësuan jetën me teori për sektorin energjetik, por… vetëm e kemi rritur Shqipërinë

8 Janar 2025, 12:42Politika TEMA
VIDEO/ Ulja e çmimit të energjisë, Rama ironizon opozitën:

Kryeminsitri Edi Rama ka ironizuar opozitën teksa komentoi vendimin e Enti Rregullator të Energjisë, i cili miratoi kërkesën e OSHEE për ulje të çmimit të energjisë me 1 lekë për konsumatorët familjarë.

"Sot u themi shqiptarëve me krenari, u deshën vite patjetër se duhen vite, por ne ia dolëm t’ju shohim në sy dhe t’ju themi ata që shpenzojnë dhe janë 95% deri në 700  kWh do të kenë ulje të çmimit të energjisë.

Mos harroni në vitin 2019, konsumi më i lartë i vitit ishte 21 milionë kWh në natën e Vitit të ri, ka qenë konsumi më i lartë. Sot kaq është normaliteti. Në pikun shkojmë në 28-29 milionë, nuk e kemi vetëm në Vitin e RI, por edhe në verë për shkak të turizmit por edhe në periudhën dhjetor-janar.

Kjo do të thotë se Shqipëria është një vend tjetër, sepse rritja e konsumit të energjisë tregon rritje të ekonomisë, rritje të kapaciteteve në të gjitha shtresat për konsum të energjisë, edhe ky është një fakt që na ndihmon të marrim këtë hap të uljes.

Javën e ardhshme do të shkojmë në Abu Dabi për një tjetër moment historik, jo më të Shqipërisë si një Shqipëri për konsumatorët e vet, por si aktor i energjisë në nivel europian. Do ta shikoni pas disa ditësh, por sot fokusohemi tek ulja e çmimit të energjisë elektrike.

Do të ekspozojmë ne fakt të gjitha ata që pasi ia kanë nxirë dhe errësuar jetën e përditshme, në kuptimin fizik të fjalës, shqiptarëve bëjnë teori për sektorin energjetik, por siç do të shikoni çmimet e energjisë i kanë pasur më të larta se sa çmimi që është sot, jo sa do të jetë duke nisur nga muaji shkurt. I kanë rrokanisur dhe i rrokanisin kokën shqiptarëve duke iu thënë që ne rritën çmimin. Nuk rritëm asgjë, por kemi rritur Shqipërinë dhe do e rrisim çdo ditë si një forcë në dispozicion të njerëzve që nuk kanë qenë e mundur të jetë asnjëherë për shkak se ia kishin zënë sytë, gojën, frymën, këmbët dhe duart", tha Rama. 

5 Komente

  1. M
    Maro

    Fjale vetem fjale...do doja te kishe peballe nje opozite mesatare e re humbisje.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Doda

      Ne kohen e qofte largut energia vidhej ne menyra masiva dhe nuk paguhen njerezit e partise se tij u premtonin se nuk do paguan por duam voten deri ne futjen e vendit ne kolaps dhe e ngriti cmimin nga 50 lek ne 77 lek per kw dhe pastaj mospagesa u be e modes nen udheheqjen e partise se dreqit.Sot jane vene punet ne rregull ku kush konsumon paguan dhe ja vjen puna dhe ulet cmimine .Politika qeveritare ka qene te rrisim prodhimin per te ulur cmimin

          1. V
            Vetem ne Shqiperi ndodh

            Cdo beje opozita e shkrete edhe sikur te ishte e forte e solide Rama u ka mbyllur cdo shteg si politikisht dhe ekonomokisht.Ata thone do ulim taksat Rama i ka ulur ne minimum nuk kane hapsira.Ne opozite se merr vesh qeni te zotin e si do qeverisin kur nuk qeverisin nje parti e cila fatkeqesisht eshte e ekstremit te majte e urren pronen private ju dhe pronat militanteve te saj qe nuk trasheguan asnje prone kurse ish pronaret vdiqen ne gjykata dhe nuk fituan

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje