Ulsi Manja reagon pas kërcënimeve dhe ndjekjeve me makinë, nga njerëzit e Gjin Gjonit

5 Maj 2025, 20:39Politika TEMA
Ulsi Manja reagon pas kërcënimeve dhe ndjekjeve me makinë, nga

Ministri Ulsi Manja, ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Dajç të Lezhës.

“Reagim për ngjarjen e rëndë në Dajç të Lezhës!

Ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Dajç të Lezhës, ku u kërcënuan me armë babai, motra dhe gjithë shtabi elektoral i kandidates sonë për deputete, znj. Klotilda Ndreca, është një akt i patolerueshëm që shkon përtej çdo kufiri të konfliktit politik.

Kandidati Gjin Gjoni duhet të marrë përgjegjësinë politike dhe ligjore për klimën e dhunshme që po nxit në Lezhë, Kurbin dhe Mirditë. Nëse dëshiron të shfaqet si trim, le t’i qëndrojë deri në fund kësaj strategjie të frikësimit dhe të mos bëjë “shokun e trimit”, duke  manipuluar ngjarjen nga frika e ndëshkimit, por t’i dalë për zot trimnisë  së tij e jo të fshihet pas gishtit !

Ngjarja ka prova filmike dhe audio që vërtetojnë qartë kërcënimet dhe dhunën dhe i ka në dispozicion hetimi . Koha kur Gjini ndërtonte vetë vendngjarjet me “çekiçin” e drejtësisë së vjetër ka marrë fund me Reformën në Drejtësi.

Reformën në drejtësi dhe SPAK-un i ngritëm pikërisht për raste si ky – që askush të mos fshihet më pas pushtetit apo lidhjeve politike, por të jetë i barabartë përpara ligjit. Ky rast është tashmë në duart e drejtësisë së re dhe nuk do të tolerohet asnjë përpjekje për ta zvarritur apo deformuar.

Gjin Gjoni dhe kushdo tjetër që mendon si ai do të mbajnë përgjegjësi të plotë për përshkallëzimin e klimës së tensionuar dhe për prishjen e atmosferës politike në qarkun e Lezhës.

Sot kam informuar zyrtarisht misionin e vëzhguesve afatgjatë të OSBE/ODIHR për ngjarjen në Dajç dhe, si drejtues politik i PS për qarkun Lezhë, u kam garantuar angazhimin tim personal dhe të partisë që përfaqësoj për një proces zgjedhor të ndershëm dhe të qetë.

Për ne socialistët, kjo që po ndodh këto ditë të fundit me PD-në lokale dhe atë në qendër, është një film i vjetër që e kemi parë në 10 fushata me radhë. Fundin e dimë – jo vetëm ne, por çdo shqiptar. Dhe kështu do ndodhë edhe më 11 maj, mbajeni mend:

 • Në takimet përmbyllëse do të shpallin fitoren dhe do të këndojnë himnin,

 • Në mëngjes do fillojnë të varin veshët,

 • Në drekë do zvarritin numërimin me justifikime banale,

 • Në darkë do thonë: “Na i vodhën prapë!”

Me të njëjtin regjisor nuk mund të ketë një film ndryshe! Më 11 maj, ne do t’i mundim për herë të dhjetë PD+ASHM & Co!

Ftoj të gjithë mbështetësit e PS të mos bien pre e provokimeve dhe tensioneve të qëllimshme. Ne do të fitojmë me qytetari, me projekt dhe me angazhim – jo me armë dhe kërcënime.

Ne distancohemi qartësisht nga çdo akt dhune apo veprim antiligjor që cënon zgjedhjet e lira dhe kërkojmë nga institucionet kompetente të hetojnë çdo shkelje të ligjit zgjedhor, pa asnjë përjashtim”, shkruan ai.

5 Komente

  1. A
    Aron

    Ku marrin vesh kermat e Saliut?

    Përgjigjjuni
    1. h
      hehehehe

      Epo u I ngjall prape KY Gjin Kurva....epo mire ua Ben sepse ne vend qe ta kalbnin ne burg per te gjithe te keqijat qe I ka bere ketij vendi... en rolin e trimit dhe pretendon qe te behet dikush ne politike qe te mbroje ate bythen e tij te qelbut.... KY popull nese se ka kuptuar kush eshte ai...atehere...vari leshte....

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jimi

        Mjafte me propagande se kjo nuk i hyne me ne pune askujt. Po mburreni se keni bere reforme ne drejtesi, po ku eshte se nuk po ne shohim? Keta horra diten per diell terrorizojne miletin dhe kjo drejtesia juaj e famshme e deformuar nuk ka guximin ti preki me dore !? Turp ! Ju vertete do ta merrni edhe mandatin e katert, por dijeni se keshtu si po qeverisni nuk e meritoni.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Baca-Bajram

          Po per c'sistem drejtesie flet a derzi, per ASPAK-un, qe merret me breckat e Ajoles dhe mban ne burg Erion Veliajn dhe ky zagar qe duhet te ishte ne burg per korrupsion eshte kandidat dhe del e ngre grupe cetnikesh per te terrorizuar njerzit..., kjo eshte drejtesia e re qe ngritet ju!!!?? pa permendur ketu Skizofrenin vrases e gjakatar, Lugatin, Qoftlargun, Shpellarin e Vucidollit, SaHalen! Po mos harro se duke lene keta zagar te zgjebosur si Gjin-gjon-Bytha dhe zagaret e tjer me kryezagarin SaHale te lehin, nje dite do t'iu kafshojn dhe s'do t'arrini dot te kuptoni se c'gabime dhe padrejtesi i keni ber jo vetem vetes por ketij populli dhe vendi! Mjaft me fjal, duhen vepra! Ligji duhet te mos bej dallime dhe te veproj i njejt ndaj te gjitheve!

          Përgjigjjuni
          1. l
            lexuesi

            Perse ka "trima" tani sepse nuk ka shtet ku iashin ata ne kohen e "xhaxhit" ja u tridhte veglat Ai , ndersa kryeministri jone i ka veglat e tredhura dhe eshte ne shoqaten e LGBT prandaj dhe "trimat" livadhisin , mos u diskretitoni me dekrarata e denoncime sepse expozoni qeverine prej letre te shqipetareve....

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje