Rama ironizon LaCivita: Latifi njësoj si korçari te "Gjeneral Gramafoni", erdhi nga Amerika, mori 6 milionë dollarë e iku

5 Maj 2025, 20:29Politika TEMA
Rama ironizon LaCivita: Latifi njësoj si korçari te "Gjeneral

Kryeministri Rama ironizoi sërish drejtusin e fushatës së PD-së Chris LaCivita të cilin e quan “Latif”.

Gjatë një takimi përmbyllës të fushatës në Korçë ai tha se Latifi erdhi nga Amerika, mori 6 milionë dollarë, lëvizi vërdallë dhe më pas iku.

“Përse do shkojmë më 11 maj ne? Për gjithë këtë shpresë të madhe apo për një politikan të lashtë, të dëshpëruar, të pashpresë dhe tani dhe zyrtarisht të rrjedhur. Nuk diskutohet. Përse do shkojmë më 11 maj ne? 

Për Shqipërinë me BE në Evropë apo për kënetën dhe për të zgjidhur hallin e një individi të vetëm që medemek do hiqte dhe “non gratën”. E hoqi gjë se ja kisha vënë unë me Sorosin se solli një Latif nga SHBA dhe do hutonte Shqipërinë? Latifi nga Amerika njësoj si korçari që lozte te filmi Gjeneral Gramafoni. 

Erdhi vërdallë dhe Latifi dhe iku, po i zgjuar i mori dhe 6 milionë dollarë andej. Nga dolën. Nëse nëse ke një votë për ta hedhur, ke për “qepalla BE” ose rri në shtëpi dhe lëri të tjerët të vendosin për ty. Unë nuk jam korçar por kam shokë nga Korça. T’i japin një mësim të hidhur asaj kënetës së Pallatit të Sportit që të mos guxojnë. të nxjerrin nga goja fjalë që pështyjnë në fytyrën e atyre që i kanë dhënë Korçës bukuri e nder” – tha Rama.

1 Komente

  1. F
    Fat man

    Ramut qe je kokrra e bythe qiret e dime, por ne vend qe te besh fushate me projekte dhe programe e te japesh llogari per 12 vite grabitje nuk ke lene filma te Kinostudios pa i permendur, cdo batutte e tyre te shkon per shtat vetem ty hajdut DY metrosh. Je strehuar ne Surrel ne bunkerin e ndertuar me parate e Linda Kurve te ketij kallepi i ke perzgjedhur grate, por qytetaret e ndershem e te grabitur nga ty dhe 400 hajdutet e tu do te nxjerrin si mi dhe gjyqi do te behet publik ne sheshin Skendrebej. E drejta vonon por nuk harron.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje