Sali Berishës kryetar i PD bashkë me deputetët e tij, Luan Baçi, Flamur Noka, Tritan Shehu, Albana Vokshi, Edi Paloka, Edmond Spaho janë paditur për cenimin të personalitetit dhe reputacionit nga përhapja e thënieve të pavërteta me natyrë shpifëse.
Kjo është aktpadia e cila disponohet nga Top Channel depozituar në Gjykatën e Tiranës nga Rea Xhillari vajza e bashkëshortes të kryeministrit Edi Rama.
Ajo i është drejtuar gjykatës me këtë padi pas një mori me deklarata akuzuese te pa mbështetura në fakte nga Berisha bashkë deputetët e tij përfshi një kërkesë për interpelancë me Edi Rama me subjekt aktivitetin e Rea Xhillarit.
“Detyrohem të vë në lëvizje gjykatën për të ushtruar kontrollin gjyqësor, mbi një shpifje të fabrikuar ka kohë ndaj meje që e ka fillesën në muajin gusht të vitit 2016, kur plot 8 vite më parë Sali Berisha më ka akuzuar se kam marrë pjesë dhe kam përfituar tendera publikë. Sipas individit për të cilin kërkoj kontroll gjyqësor, këta tendera i kam përfituar “nëpërmjet subjektit tregtar 51N4E”, që në fakt është një studio arkitekture me qendër në Bruksel. Përgjatë këtyre 8 viteve, Sali Berisha ka vijuar në mënyrë të herëpashershme të përgojojë në publik emrin tim, duke më asociuar arbitrarisht me aktivitete, individë dhe përfitime pa asnjë lidhje me mua”, shkruan Rea Xhillari.
Në aktpadi ajo shpjegon se përse tani e ndërmerr këtë hap duke i adresuar shpifjet në gjykatë.
“Në këto 8 vite, kam gjykuar që shpifjet publike ndaj meje, të konsumuara nga ana e përgojuesit tim në terrenin politik e publik, nuk meritojnë përfshirjen time. Kjo sepse së pari, nuk kam zgjedhur politikën si fushë të interesit tim dhe nuk jam jo vetëm faktor i drejtëpërdrejtë, po as i tërthortë i debatit politik. Së dyti, sepse Sali Berisha është shpallur “shpifës” me vendim gjykate në shumë raste dhe më është dukur sikur durimi ishte më i arsyeshëm se sa denoncimi i një personazhi që shpifjen e ka natyrë të dytë. Së fundi, sepse ky personazh nuk ka pushuar së shënjestruari, godituri dhe përbalturi nënën time, Linda Ramën, nga momenti që ajo zgjodhi të ishte bashkëshorte e Edi Ramës. Linda, nëna ime, është shembulli im i qytetarisë dhe profesionalizmit, modeli i përkushtimit familjar dhe dinjitetit publik”, shkruan Rea Xhillari.
Shpifjet e 8 viteve ndaj meje thotë Rea Xhillari në datën 10 qershor 2024 avancuan, nëpërmjet një kërkese shkresore duke u transportuar nga hapësira e dalldisë politike, në institucionin ligjvënës të vendit tim.
Në kërkesën për interpelancë deputetët e opozitës e akuzonin Rea Xhillarin se kishte marrë pjesë dhe përfituar tendera publike, si bashkëpunëtore edhe nëpërmjet subjektit tregtar “I RI” sh.p.k., bashkëthemeluar nga shtetasi Gent Agolli dhe subjekti 51N4E”.
“Ka përfituar 33 pagesa për kontrata publike në vlerën 1.9 miliard lekë. Ka marrë pjesë dhe përfituar tendera publike, pa figuruar pronare e drejtpërdrejtë, por e lidhur me subjekte tregtare dhe si bashkëpunëtore e tyre, ka përfituar vlera të konsiderueshme monetare prej tyre”, thuhet në akuzat e PD.
Rea Xhillari i hedh poshtë këto akuza.
“Këto deklarime të rreme dhe tejet të rënda nga ana e të paditurve në drejtimin tim, janë një ndërhyrje kriminale në jetën time dhe i shërbejnë qëllimit të denigrimit pa asnjë provë të personit tim. Ato bëhen për të krijuar në publik imazhin e një personi përfitues nga afërsia familjare me kundërshtarin e tyre politik, përmes veprimtarish të cilat nëse do të ishin të vërteta, do të ishin objekt për organet e ndjekjes penale”, sipas Rea Xhillarit.
Për marrëdhënien me kompaninë 51N4E në Belgjikë jep këtë sqarim.
“Për të kryer Praktikën time Mësimore (apo Stazhin), kam aplikuar në studion e projektimit 51N4E në Belgjikë. Aplikimit tim për t’u pranuar si studente praktikante për një periudhë 9 mujore, kjo studio i është përgjigjur pozitivisht në Shtator të vitit 2011 Nënvizoj se Edi Rama në atë moment nuk mbante asnjë funksion zyrtar ndërsa unë isha thjesht një studente”, tha Rea Xhillari.
Të paditurit solidarë të Kuvendit të Shqipërisë, thekson Rea Xhillari, në kërkesën e tyre për interpelancë me Kryeministrin Edi Rama, kanë sajuar një identikit timin pa kurrfarë lidhje me mua dhe kanë marrë përsipër të më caktojnë nëpërmjet shpifjes si partner profesional një individ plotësisht të panjohur për mua. Rea Xhillari e mbyll aktpadinë më këto fjale.
“Unë nuk kam asnjë armë tjetër për t’u mbrojtur nga pasojat e këtij perversiteti politik, social dhe ligjor, përveçse duke i’u drejtuar drejtësisë”. (TCH)
Hahahahahaha Linda, nëna ime, është shembulli im i qytetarisë dhe profesionalizmit, modeli i përkushtimit familjar dhe dinjitetit publik. Hahahahahaha
Hahaha qeshi bythqiri,qe ia shkerdhejne loken tere lagja para dhe mbas buke.Shikon copen e mishit qe ka ne krevat dhe qesh nga marazi.
Mos qesh shume se do shqyhesh ne bythen e Saliut, palaço!
Gruaja e disate e kryebanditit dhe tradhetarit te kombit ER, shume dinjitoze.
Qe Saliu eshte thashethexhi si fshesaxhinjte e rrugeve, kete e dime prej kihesh, dhe nuk ka nevoje te na e tregoje Rea Xhillari. Pyetja qe shtrojme eshte kjo - Jo ti, Rea, por kjo firma 51RrK NPLB a ka marre ndonje tender nga Qeveria Rama? Kjo nuk.ka te beje me Saliun. Mbase nuk ka te beje as me ty, por ne qofte se kjo firme ka lidhje me Qeverine, njerezit kane te drejte te bejne edhe lidhjen me ty. Kjo nuk e bën Saliun burrë te mire. Ai mbetet pi ai qen bir qeni qe ka qenë, dhe e ka hak burgun. Ne duam pergjigje vetem per kete pyetje - ka lidhje kjo firma me Qeverine Rama? Pastaj 2 plus 2 bejne 4 e bejne te gjithë.
E zeme se ka marre.Ajo akuzohet sikur ka perfituar milliards nga bashkepunimi me kte firme jo sikur e ka rekomanduar.He xhaxho te keqen.Nuk jane njelloj apo jo.
Po edhe mund te kete marre, ashtu sic mund te kene marre firma te tjera. Nese e ka marre duke shkelur regullat e tenderimit drejtojuni organeve kopetente per verifikim.
Ka marre apo jo Ajò firma tender nuk ka pse ti kerkoj et pergjegjesia apo te pergojohet dikush tjetrin. SA PER LINDA RAMEN, nese pergojohet nga ndonje paliaco si Berisha Vokshi veshgjati shokvrases i fierit Ju nuk duhet te beni te njejten gje.Shkon i dhe merrni info atje ku punon. Jo lehje si qene e rrugeve.
Si rrush qenka
O zot sa e shëmtuar qënke. Më e mirë e ëma se e bija.
Komplet injorant anograme malok: Hajde dru me pre!
Komplet injorant anograme malok: Hajde dru me pre!
Rea që na tregon fasaden e saj të mbrapme shk 1:50 te integruar me profilin pjesor te saj shk 1:100, pa akse, me photoshop, I lutet "babit" te saj Edvin qe ashpersoje luften kunder korrupsionit, të heqë ligjin e konkurrencës dhe te rivendose 51N4E si autoriteti I perzgjedhjes se projekteve dhe arkitekteve. Sic ka qene 2013. Por ai se degjon dhe ja jep eurot me zor 51N4E aq sa ne Belgjike urdheri I arkitektit kerkoi hetim. Çfare te beje Rea? Bleu dhe syze si Le Corbusier. Mundohet tja kaloje Gent Agollit " sherrin" po keta te PD kane mbledhur aq shume dokumenta sa ...Kush ja dha pyesin patronazhistet e shqetesuar? Adelina Greca nuk ja fal qe kjo ja mori dashnorin belg te 51N4E. Kuptohet edhe I fejuari ( T'du k'tu) I Reas ishte dakort. Sakrifice per hir te projektit arkitektonik. Po per kuriozitet shoqja Rea ja hip ti, pastaj Adelina belgut apo mirror te dyja? Big time!
Shume mire, bravo goca Lindes! Te te hapet edhe ty dosja se na u bete te gjithe businessmen e businesswoman ju femijet e grave te politikaneve
Ti Hordhia ,,,je pak konfjuz. Kerkon keto te vertea nga Rea apo nga drejtesia. Mua me duket se pikerisht ate qe kerkon ti kerkon edhe Rea, prandaj me dukesh konfjuz si cilesi tipike e hipokriteve te rraces se Saliut...
Me vjen keq, por Rea do ta humbase gjyqin me lexhendarin e Vicidolit, strategun Sali Berisha, para te cilit dridhet edhe SPAK-u.
Lehëqentë nuk kane simpati per drejtesine. Ata jane te etur per te shpifur edhe aty e ndjejne kenaqesine, prandaj jane atje, ku jane. Thashethemet jane shpifje te stisura nga njerez te semure kryesisht mendore dhe ne historine e shoqerise njerezore shesh here shpifjet i kane çuar njerezit ne perplasje, qe u kane kushtuar jete njerezish, gjakmarrje dhe hasmeri te perjeteshme. Ne vendin tone perfaqesuesit me te denje te kesaj çmendurie jane sali mynxyr berisha dhe banda e tij, qe frymezohen nga thenia: Shpif, shpif, se diçka do te mbetet! Sa me larg barbareve, aq me te mbrojtur jemi! Le te shpresojme ne Drejtesine, te tjerat jane dokerra!