Asnjë ditë pushim, as festë por punë! Siç kishte premtuar, kandidati fitues i zgjedhjeve të pjesshme të 4 gushtit, në bashkinë e Himarës, socialisti Vangjel Tavo çdo ditë ndodhet në zyrën e tij për të pritur banorët e Himarës, dëgjuar problematikat e tyre të cilat premton se do i zgjidhë sapo të hyjë në zyrën e bashkisë.
“Kam filluar punën. Defakto kam marrë detyrën, dejuro presim vendimarrjen e KAS, KQZ. Po pres. Jam në zyrën time elektorale deri në momentin që do të futem në zyrën e bashkisë”, thotë Vangjel Tavo në një intervistë me skype me Report Tv.
Kundërshtarët politikë i ka lënë pas.
“Nuk jam marrë as në fushatë dhe as pas fushatës me ta. Ata gjatë fushtatës e kishin kuptuar humbjen e thellë që do të pësonin dhe nisën me deklaratat e tyre për ti paraprirë disfatës elektorale.
As jam marrë dhe as nuk do të merrem ndonjëherë me rivalët e mi. Përkundrazi i kam ftuar të bëhen pjesë e projektit tonë për Himarën e himariotët”, tha Tavo.
Tavo shtoi se është ende e hapur ftesa për rivalin, Petro Gjikuria, - kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë” përballë të cilit fitoi në zgjedhjet e pjesshme të 4 gushtit.
“Po pres përgjigje edhe nga ish rivali, zoti Gjikuria. Që nuk e di nëse vijon të jetë këtu apo në Amerikë. Nëse është këtu po pres përgjigje, pozicioni i nënkryetarit është i hapur për zotin Gjikuria”, shtoi ai.
Ka lënë pas edhe debatin për zgjedhësit me karta identiteti të skaduara dhe shtesat në lista.
“Do të trajtohet nga KAS. Ata thonë se ishin 300 emra në listë. Më denoncuan dhe mua që s’paskam të drejtë të lëvizë. Po unë s’paskam të drejtë të lëviz?
Po ua fal dhe këto vota? Ia dalin dot? Ata i përdorin si argumente thjesht për ti mbushur mendjen se në Himarë është bërë manipulim për të justifikuar disfatën më të madhe që kanë pësuar në Himarë.
Dhe nëse vijojnë kështu distafa do të jetë edhe më e madhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Mes personave që ishin me kartë të skaduar identiteti ishin dhe zgjedhësit e mi. Edhe atyre u thashë më vjen keq ligji është i barabartë për të gjithë”.
Ndërsa kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili ndodhet i burgosur në shtëpinë e tij në lagjen “Mustafa Matohiti” në Tiranë, Tavo i çon një mesazh nga Himara.
“1477 vota. Ta mendojnë mirë, ta fiksojnë dhe ta kujtojnë për vite me radhë sepse në vitet e ardhshme fitorja do të jetë edhe më e madhe. E përshëndes Berishën nga ekrani juaj i Report Tv”.
Ish kryeministri ndodhet në ‘arrest shtëpie’ prej 30 dhjetorit 2023 për akuzën e korrupsionit për aferën e privatizimit të kompleksit Partizani.
O Vangjel po c'te duhet neper kembe nje cope mishi me dy sy, nje antishqiptar i terbuar , niveli intelektual zero i barabarte me nivelin e kryeplakut te Bolenes.Lere te ike nga ka ardhur se do ngrohe karriken gjithe diten dhe do merret me llogje se per pune nuk e ke Gjikurian, dy byreke me gjize dhe nje shishe llalle dhe gjithe diten do luaje domino.
Saliu do fitoj kur të shkoj në ferr ku e ka vëndin për krimet që ka bërë
Po ky Vangjeli servil i kujt eshte i Metes,i Rames apo i Spiropalases??
Zoti Tavo i ruaj nje vend pune per te pastruar healet e bashkise Ferrdi Belerit dhe atij aktivistit Dhuli , na hengeshin kaken qe te dy .
E ke gabim zoti @ce . Gjikuria erdhi per te punuar si antishqiptar ekstremist i sillogjeve "Vorio-epirote" dhe per te bere para duke shfrytezuar postin shteteror dhe abuzuar me besimin e popullit , duke qene nen ombrellen e nje vendi e qeveria palaco , antar i BE-se , sepse edhe emigrimi ne SHBA nujk e kenaqi etjen e pafre per pasuri !
Pyjet, kullotat, pronat, pronat e bregazve, kur do te vene tek i zoti i ligjshem, sipas dokumentave te v. 1945, Zoti, Shoku Tavo????
Vangjeli flet sikur ke fituat votat per kryetar i OKB . Per tre vjet do firmosesh c'far te vjen nga Tirana ja ke mar doren duke vajtur nga nje parti ne tjetren .C'do gje. ne politiken shqiptare shitet e blihet
Gjikuria veç për sherr duhet se për punë as ti nuk e mbush dot tetëorëshin. Mos e përsërit më se dukesh naiv.
Nenkryetari i Bashkise se Himares duhet te jete nje shqiptar lab 400 karat; dy minoritare do t'ia faturojne rivieren shqiptare Kyriakos Mitsotakis (Greek: Κυριάκος Μητσοτάκης, [ciɾˈʝakos mit͡soˈtacis]