
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, tha në emisionin “Opinion” se 7 lotet e unazës së Tiranës do të përfundojnë deri në fund të vitit 2024, ndërsa pohoi se vetëm në semaforin e Laprakës koha e pritjes është reduktuar nga 45 minuta në 3-4 minuta.
“Sot jemi duke punuar në 7 akse të tjera të Unazës së Madhe. Ka mbërritur deri tek rrethrrotullimi i Shkozës, nëse doni të shikoni shumë pemë të mbjella ju ftoj të shkoni nga Materniteti i Ri dhe ta ndiqni këtë rrugëtim. Ajo që jam duke thënë është që po të shikojmë sesi është zgjatur këtu, nga Materniteti i Ri dhe si është rritur vlera e pronës, se ajo që ne harrojmë është, ku ka kaluar unaza, ka kërcyer edhe vlera e pronës. Sot ata që penguan Astirin 3 vjet me gishta përpjetë, para se të hiqnin një gisht, sot duhet të kërkojnë ndjesë se u bllokua një projekt shumë i rëndësishëm. Tani jemi në një situatë, isha përpara disa ditësh me Belindën, këtu është Kodra e Kokonozëve me Kodrën e Priftit, ky është loti ku punohet tani, është loti tjetër që na çon në një tjetër aks të hyrjes në Tiranë që është “Rruga e Arbrit” dhe prandaj janë mbjellë pemë edhe në Zall-Bastar, se sot në Zall-Bastar shkohet për 30 minuta, ndërkohë që më përpara Zall-Bastari mendohej që ishte fundi i botës. Sot me “Rrugën e Arbrit”, ti ke akes në malësinë e Tiranës që nuk e kishe më përpara, në Zall-Bastar dhe Zall-Dajt. Këtu jemi në Tufinë, po të shikoni është edhe gjurma e varrezave. Në Tufinë, kalon në anën tjetër, pra tek “5 maji” ose te bregu i lumit, kalon në anën tjetër të Paskuqanit. Sot mund t’ju them që të 7 lotet janë në funksion dhe unë besoj që deri në fund të vitit tjetër i kemi mbaruar të 7 lotet. Kujdes! Duke presupozuar që politika me 2 gishtat përpjetë nuk e bllokon si Astiri”, tha Veliaj.
Veliaj: Ndërtuam Bulevardin e Ri, Sistemimi i Lumit të Tiranës shpëtoi qytetin nga përmbytjet
Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaroi se ishte kjo administratë e cila bëri Bulevardin e ri dhe Lumin e Tiranës. Ai nënvizoi se Tirana ka 8 vite që nuk përmbytet më.
“Ka disa ndërhyrje në Tiranë. Ndërhyrja e parë që ka ndodhur ka qenë me lumin dhe me bulevardin. Pjesa e “Bulevardit të Ri”, është një kredi e Bashkisë së Tiranës, me Fondin e Abu D’habit. Sot kemi “Bulevardin e Ri” dhe sot kemi gjithë pjesën e Lumit të Tiranës. Pjesa e Lumit të Tiranës ka mbaruar totalisht, 100%. Pjesa ikonike që është sheshi fundor i “Bulevardit të Ri”, është një tjetër projekt. Po flasim për një lumë i cili deri dje, për ne mund të jetë gallatë, kurse për ata që jetonin tek Njësia 4, 9, 8 dhe 11, përmbytja vinte deri tek “Siri Kodra” lumi se nuk shkarkonte. Sot kemi një situatë te Lumi i Tiranës, totalisht të transformuar. Ndërkohë ka mbaruar pjesa e Unazës së Madhe dhe ju kujtohet lufta e Bashkisë së Tiranës dhe qeverisë tek pjesa e Astirit. Ndërkohë ajo që shikoni, për lehtësi, këtu shikoni sesi ka mbaruar zgjatimi i Lanës, pra shtylla kurrizore e qytetit është dyfishuar. Një qytet i cili mbaronte te Brryli dhe te Pallati me shigjeta, këtu sapo kemi marrë financimin që zgjatimi i Lanës të shkojë deri në Kashar. Ky ishte projekti që Ilir Meta, që sot është një nga përfaqësuesit e koalicionit e bllokoi. Po ju flas për presidentin që refuzonte të miratonte kredinë, sepse që të marrësh një kredi nga BERZH-i, të duhet plotfuqishmëria dhe sot njerëzit që kanë bllokuar sistematikisht Tiranën tek ky Astiri që sot është hapur, te kjo Lana, sot janë alternativa”, deklaroi Veliaj.
Bravo Veliaj! Unë do të votoj për ju. Ju të majtët, punoni shumë dhe mirë dhe, vidhni pak. Ata të kryekriminelit të kombit tonë, Sali Shpellar Berisha, vetëm vjedhin dhe rrënojnë, edhe ato që i bëni ju.
Amon ma nxirrni ate Klevis krricin e faro pace pilafit me kollaro me dy gishta lart hipur mbi furgonin e policise duke bere garipin para shpellareve te Astirit se e kam shume qejf. Duhet te behet nje pankarte e madhe ne Astir per tu treguar qytetareve te,Tiranes qe u torturuan nga banda e vucidolit dhe foltores me Krricin e faros, Edhjet barkderr brahimkarin e leshelise, Elona turikalin gurikalin surratmaloken e leshelise, Lindita protoduari gruaja me tufce , nje supermashtruese qe kakariste cdo nate ne rrugen e bllokuar dhe mori 100 milion leke nga Bashkia. Sot ajo eshte nje super rruge qe e ngre ne qiell Erjon Veliajn dhe gjigandin Edi Rama dhe hedh ne fund te gropes Klevis krricin e faros, Epshurr barkderr brahimkarin, Elona guri turikalen e leshelise, Lindita protoduari supermashtruesen tallagjare , kete bande qe terrorizoi qytetin per 3 vjet dhe bllokoi kete ndertim gjigand qe me ne fund zbukuroi Tiranen