
Deklarata e sotme e kryebashkiakut Erion Veliaj që denonconte analistë për vendosje gjobash për favore personale ka tronditur jo pak këta të fundit. Aq sa gjatë emisionit “Opinion” Blendi Feziu I tërhoqi vëmendjen analistit Baton Haxhiu që ishte duke folur jashtë teme. “Të paska turbulluar pak deklarata e Veliajt më duket”, iu drejtua moderator Batonit.
Më herët , në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj iu përgjigj disa analistëve të televizioneve opozitare, lidhur me akuzat kundër tij. Ai tha se secili prej analistëve që e ka sulmuar, nuk ka shqetësimin e qytetarëve, por të favoreve personale, që nuk u bëhen nga Bashkia e Tiranës.
“Secili prej analistëve ka kërkuar diçka në Bashkinë e Tiranës. E di ai çfarë ka kërkuar Ben Rreli për atë portalin, që nuk jepet leje në Kopshtin Zoologjik; e di ai tjetri çfarë ka kërkuar për sondazhet që nuk i bën dhe faturon shifra të panevojshme, dhe kur s’e duan në Kosovë, në Shqipëri e shohin akoma më me përbuzje. Prandaj vlerësohet Tirana edhe në Kosovë, se njerëzit më të poshtër, që ata i kanë përzënë, nuk qasen në Bashkinë e Tiranës dhe nuk kanë pikë aksesi. Ai që ka ndërtuar pallat në mes të Bllokut e ka shumë kollaj të bëjë emision, se ky kryetar bashkie nuk e lë më të bëjë pallat në mes të Bllokut, duke ia vjedhur tokën e vet motrave Saleziane. Asnjë të mos ketë asnjë iluzon, secili prej atyre që është aty përballë ka interesin e tij, ka fundshpinën e vet interes, nuk i qan halli as për pastrimin, as për ndërtimin e shkollave, por ka vetëm një llogari. Unë llogarinë e kam me qytetarët e Tiranës dhe unë jam krenar që shumica dërrmuese e llumit të analistëve, që nuk kanë qenë mentori i askujt, që nuk i kanë thënë bravo askujt, që nuk kanë rritur asnjë talent të ri edhe t’i thonë ‘ec përpara, shkëlqe’, ‘jam krenar për ty’. Por përkundrazi, sa shohin dikë, i keni parë, janë burra nga 55-60-65-vjeç, që rrinë natën në televizione, sikur janë te ‘peshqirat’, sikur shikojnë Pornhub, dhe të eksituar si ata pitbullët, shqyejnë çdo gjë të re që u kalon përpara. Jam krenar për punët dhe jam krenar për të gjithë llumin e bashkuar kundër nesh, se njerëzit e drejtë vlerësohen jo vetëm çfarë punësh kanë bërë, por edhe sa kanë frymëzuar armiqtë dhe fundërrinat e këtij qyteti të bëhen bashkë si kurrë më përpara. Ata kanë harruar gjithçka kanë thënë për njeri-tjetrin, vetëm të bllokohet puna, vetëm të bllokohet e mira, vetëm të bllokohet progresi”, tha Veliaj.
te vete quajturit Analistet jane shkateruesit e demokracise ne shqiper,Bravo Veliaj shume e sakte
Esht super hajdut
Po kete fjalen Porhub ku e gjete te orgjite e PS. Ke qene ti grupin tend qe coje goca per festat e kryetarit dhe kur ai I fuste nje vize me Florin fillonte te kendonte per Tironen dhe I dukeshin te gjitha kurva ndersa te nesermen I gradonte.
Eshte shume e çuditshme bejra "hajer" e Batonit,nje spiun i UDB-ës,ne Shqipni.
Ka kohe qe laviersi Baton Haxhiu sulmone Erion Veliaj ne kanalet e ujrave te zeza te mbremjes . Baton Haxhiu mendon qe mbas largimit te Rames dhe marjes se pushtetit nga Erion Veliaj do humbasi privilégjet , lidhjet ndihen indiferntizmin qe ka zoti Veliaj per kosoven si beratas qe eshte njeh vetem emrin e prishtines asgje me shume . Ka kohe qe ka lavjers bythelepires gazetar qe fréquenton ( syrin dhe veshet e Qim Pekes ) sherbetor i familjes kriminale Berrisha ka kohe qe ky koqevar e sulmone Veliaj te kazani i sekretarit te rinise komuniste shoku Fevziu meriton shume me shume goditje se kaq .
Po ky paska qene ke “peshqirat”???? Hajde çvete çvete. Po Eriola e di këtë???
Erjon Veliaj je llum