"Dueli" Dumani-Manjani, si thelbi i luftës antikorrupsion!

30 Prill 2024, 19:38Politika TEMA
"Dueli" Dumani-Manjani, si thelbi i luftës antikorrupsion!

Nga Ylli Pata

Le të mos fshihemi. Sot gjithçka që lidhet me hetimet ndaj zyrtarëve të lartë ka një logjikë të thjeshtë. Dikush është i tmerruar, e dikush është i shqetësuar. Pak ka që nuk bezdisen po këtu është diferenca.

Sali Berisha është i tmerruar, Ilir Meta po ashtu. Kjo shikohet qartë nga ajo që ata thonë. Si Berisha, si Meta, e quajnë SPAK një tmerr. Berisha nuk është i pandehur, por është nën hetim. Berisha thotë se s’më kanë pyetur por në fakt e kanë pyetur e ai s’ka thënë gjë.

Bëhet fjalë për ndërtimin e 19 kullave në ish- territorin e klubit Partizani që Sali Berisha thotë se i takon dhëndrit të vet. SPAK thotë që e ka bërë në shkelje të ligjit. Këtu jemi në një lojë që duhet procesi.

A duhet të ishte i qetë çdo politikan që thirret nga SPAK? Natyrisht që jo! Këtu nis një proces tjetër, jashtë politikës.

Ku zyrtari, deputeti, këshilltari apo ish-ministri do të shpjegojë marrëdhënien e tij me kontratat, lekët që janë xhiruar.

E këtu ka një skandal të madh, shumë të madh. Pasi ndërsa SPAK ka nisur një proces, dy personazhe të rëndësishme si Sali Berisha dhe Ilir Meta, thonë se pasuritë i kanë me të drejtë të Zotit.

Kjo është në fakt diferenca, njerëzit që i mbështesin në panele thonë se nuk duhen hetuar. Po mirë: a jetojnë në luks Berisha dhe Meta? Sipas publikut po, por sipas panelistëve s’duhet hetuar, sepse ata kanë qenë njerëz që i kanë marrë miradinat si pasojë e qeverisjes.

Këtu është një skandal në vete, pasi standardi duhet të plasohet në publik. Jo në një duel me Ylli Manjanin dhe Altin Dumanin, por me Ylli Manjanin dhe një që mendon se kush ka pasuri të fituar në mënyrë të paligjshme duhet të hetohet.

Po ky dyel duhet të zhvillohet sa më shpejt, që ata të cilët jetojnë në luks nga politika nuk mund t’i mbrojnë. Një duel Manjani-Dumani do ishte më e mirë e mundshme. Natyrisht pa qenë Dumani në lojë.

Manjani e thotë hapur se SPAK është një institucion abuziv, por Dumani që e drejton duhet të dalë t’i tregojë se realisht Ylli ja fut kot. E ky dyel do të ishte shumë i bukur, real, me përmbajtje dhe që të përfshijë shqiptarët që Altin Dumanin jo vetëm e përkrahin, por duan që ai të dalë të shpjegojë edhe arsyet. Kaq.

12 Komente

  1. S
    Sqepari

    Ups...nje psikopat si Manjani, me nje normal si Dumani???!. Nuk e la mendja Dumanin te beje debat me individe qe kane probleme te personalitetit!

    Përgjigjjuni
    1. 1
      1

      Qe te kuptohet pse Manjani godet SPAK-un shiko syri tv.Zoteria eshte panelist i perhereshem te ky tv ,pra ai mbron Berishen ose me mire eshte ne nje linje me te.Po shkoj me tej.Cili ish minister i paguar me taxat e popullit do mbronte me pasjon bile nje nacionalist te terbuar grek ne meting?Askush ,vecse ne ka gelltitur ndonje lug corb

      Përgjigjjuni
      1. K
        Klaus.

        Manjani mund te bej duel me Mulin jo me Dumanin. Do ishte duel intereant, midis Viles se Manjanit ne Palase Village dhe Viles se Mulit ne Lalez Beach. Ose me thjeshte midis nje dibrani dhe nje kuksiani me rroga shteti, te pajisur me Vila buze deti!

        Përgjigjjuni
        1. a
          american23al

          Deri tani Dumani eshte trumpenduar si me i miri i te keqinjve ne drejtesi ndersa Manjani si person i c'ekulibruar dhe pa taban qe llomotit pa fillim e fund..!!!

          Përgjigjjuni
          1. S
            Saje qori

            Te mbajti 8 orë pronarin sot ne karrike si legen s'ke faj diku do kapesh

            Përgjigjjuni
            1. L
              Like pordha

              O Pate po Ydhi Mutjani ka shume kohe qe ha mut kot e ja fut si kau peles sepse shkon per dita i ben masazh koqeve te Salmutit . Ydhi Mutjani flet tere zjarr kur eshte pare nje tjeter lepires koqeve te Salmutit Krastes ai i ben qefin e Ydhit cec i duket vehtja i zgjut .

              Përgjigjjuni
              1. k
                km

                Nuk Ka pse te Dale fare Dumani ti jape pergjigjen lloji lloji horri.Pergjigjen ua jep vetem me Pune,me efektivitet,me detyrimin per cdemtimin e shtetit dhe te popullit nga hajdutet dhe te korrupruarit.Udhi Menjane ate Pune Ka,te grije sallate dhe te mbroje Liken dhe Monen.

                Përgjigjjuni
                1. s
                  sapa

                  Po ta beje punen (arrestimin e te gjithe hajduteve pa perjashtim)ska nevoje te jape sqarim fare!

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Labi

                    Nuk besoj se gazetari mendon vertet qe Dumani bie ne kategorine e Illit Manjanit, ne Tirane e njohin per idiot,njeri i frustuar thone se gruaja ja perserit shpesh qe eshte i zoti e ky e merr seriozisht, ndikim ne personalitetin e Illit ka dhe shtypi,Erla e ka sjelle ne gjendje psiqike deliri.Nje problem imadh i kodosheve Shqiptare eshte injoranca,dine te vjedhin po jo te fshehin pasurine e vjedhur,do shikoni gallate me kopilin e bashkise,Eama do dali i zoti se u ka thene dilni zot vetes,ji si Salihi vidhni ju se u dal zot une,ju kujtohet Meta,nese Salihi do vepronte si Rama sot akoma do e kishim mbi koke ne kryeministri.

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      Rama Zoni

                      Shpresoj qe te gjithe ketyre plehrave qe jane pasuruar ne kurriz te popullit prej 3 dekadash, me ne fund te ju vije dita, ose te mbyllen ne qeli, ose te zhduken nga Shqiperia njehere e mire. Fatkeqesi qe ne gjithe keto vite e kane detyruar popullin e gjore te marre rruget neper bote.

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Nuk luftohet korupsioni me DEBATE SHTERPË !

                        Dumani s’ka nevojë t’ë konsumojë veten nëpër studio , panele tv-je apo portalesh, jo vetëm me Yllin po me këdo qoftë , qofshin këta më të mirë apo më të pakosumuar ! Pjesmarja e Tij në DEBATE SHTERPË , pa bereqet, do dëmtonte rrëndë jo vetëm pozicionin e tij si Kryeprokuror ,por dhe atë personal . E gjithë kjo tallava akuza , ofendime , etiketime , për atë punë bëhen , që t’a tërheqin në keto DEBATE BANALE .

                        Përgjigjjuni
                        1. Y
                          Ylli

                          Po normal qe Ylli dhe shoket e Yllit do te hene kunder SPAKUT se kane interesa dhe kane frike qe edhe atyre do tu vije rradha por per ne popullin e thjeshte i lutemi zotit qe erdhi kjo dite bepermhet SPAKUT qe te hapin llogari per oasurite e vena be menyre abuzive. Se problemi me i madh ishte qe jo vetem jetonin ne lluks ata dhe rrethi familjar i tyre por na benin karshillek duke na thene qe skeni cfare te beni, jemi te zot. Por zoti qenka i madh qe vhen nje dite dhe jep llogari.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje