Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka mbajtur një fjalë gjatë seancës ku po shqyrtohet pavlefshmëria e emërimit të Ols Dados prokuror. Në fjalën e tij, ai ka deklaruar se prej dy vitesh është përballë një sulmi frontal, disproporcional, politik, mediatik dhe juridik, ndërkohë që sipas tij, nuk kërkohet vetëm kufizimi i lirisë sëear tij fizike, por edhe kufizimi i mundësisë për t’u mbrojtur.
“Pala përballë, nuk kërkon që gjykata të shqyrtojë pretendimin tim në themel. Pse prokurori ndërhyn mbi mandatin e një kryetari bashkie, por kryetari s’ka të drejtë të pyesë me çfarë legjitimiteti? Sipas Dados dhe KLP, qytetari mund të arrestohet, por jo të kërkojë verifikimin e ligjshmërisë së mandatit. Ky pushtet i pakontrollueshëm nuk është drejtësi. Ai është arbitraritet”, ka thënë Veliaj.
Më pas ai ka deklaruar se “Gjykata duhet të përgjigjet sot: A është Olsi Dado prokuror i Republikës së Shqipërisë? A i është dhënë Dados, në mënyrë kushtetuese, autoriteti për të ushtruar pushtet penal?”
Fjala e plotë e Veliajt:
I nderuar z. Gjyqtar,
Kam më shumë se pesëmbëdhjetë muaj që jetoj në një realitet që, deri pak kohë më parë, do ta konsideroja të paimagjinueshëm në një republikë demokratike. Një realitet ku raporti midis qytetarit dhe pushtetit penal është përmbysur gradualisht, deri në pikën që vetë garancitë kushtetuese duken çdo ditë e më të brishta përballë forcës së pakontrolluar të këtij autoriteti shtetëror. Është një situatë me një ngarkesë të tillë paradoksale, sa mund të përshkruhet më saktë vetëm nga një penë si e Dostojevskit dhe jo nga një gjuhë e zakonshme si e imja.
Prej më shumë se dy vitesh, menjëherë pas zgjedhjes sime për herë të tretë si Kryetar i Bashkisë së Tiranës, jam vënë përballë një sulmi frontal, disproporcional dhe të pandalshëm politik, mediatik dhe juridik; një përplasje që, në përfundim të saj, arriti deri në heqjen e lirisë sime personale dhe në pamundësimin e ushtrimit të mandatit që ma besuan 160 mijë qytetarë të Tiranës. Madje, edhe pasi fitova formalisht mandatin tim në Gjykatën Kushtetuese, pas një përpjekjeje tjetër për ta shfuqizuar atë, unë vijoj të mbahem me këmbëngulje në paraburgim dhe izolim, ndërkohë që vetë ligjshmëria e burimit të atij pushteti penal ndodhet sot përpara kësaj gjykate për shqyrtim.
Është kontrolluar çdo aspekt i jetës sime. Është hetuar çdo dimension personal dhe familjar i imi. Mbi mua dhe familjen time është ushtruar, në thelb, një formë e plotë “vetingu” jo administrativ, por penal, jashtë çdo standardi normal proporcionaliteti. E megjithatë, gjatë gjithë kësaj kohe, unë kam bashkëpunuar me drejtësinë në çdo moment. Kam kontribuar për të lehtësuar punën e saj. Nuk kam pasur asnjë hezitim, asnjë drojë dhe asnjë mëdyshje për t’u përballur me procesin dhe me të vërtetën as dje, as sot.
Dhe pikërisht këtu fillon paradoksi i vërtetë i kësaj çështjeje.
Sepse për më shumë se dy vite u përdor çdo mekanizëm i mundshëm politik, mediatik dhe juridik për të më sjellë përpara drejtësisë, në mënyrën më denigruese të mundshme, për një njeri që akoma mban besimin e një qyteti të tërë për drejtimin e tij. U përdorën hetime, përgjime, kontrolle, ekspozim publik dhe çdo formë tjetër e ushtrimit të pushtetit penal, me argumentin se unë duhej të vihesha përballë drejtësisë.
Sot që unë ndodhem përpara drejtësisë, me vullnetin e plotë për t’u përballur me të, paradoksi është se i njëjti mekanizëm duket se nuk do më një përballje reale me drejtësinë, por një përballje të kufizuar, të kontrolluar, të shpejt dhe proceduralisht të cunguar. Sepse nuk kërkohet vetëm kufizimi i lirisë sime fizike. Kërkohet edhe kufizimi i mundësisë sime për t’u mbrojtur efektivisht e përballur me dinjitet.
Mua nuk më lejohet të kem akses të plotë dhe real në dosje. Nuk më lejohet të dëgjoj të gjitha përgjimet e kryera ndaj meje. Nuk më lejohet komunikimi me avokatët e mi ndërkombëtarë. Nuk më lejohet të informoj opinionin publik shqiptar dhe ndërkombëtar mbi natyrën reale të kësaj çështjeje. Sigurisht, nuk më lejohet as ushtrimi i mandatit që qytetarët e Tiranës më kanë besuar.
Pra, ndërsa mbi mua ushtrohet çdo kufizim që mund t’i ushtrohet një qytetari, njëkohësisht bëhet gjithçka që unë të mos mund të ushtroj në mënyrë efektive ato të drejta që vetë Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë m’i garanton. Dhe sa herë që përpiqem të ushtroj një prej këtyre të drejtave, krijohen pengesa të reja proceduriale, të cilat jo vetëm e bëjnë ushtrimin e tyre gjithnjë e më të vështirë, por përdoren më pas edhe kundër meje, për të justifikuar cenime të mëtejshme të lirisë sime personale.
Vetë ky gjykim, ku ndodhemi sot, është një tjetër provë e këtij paradoksi absurd.
Sepse edhe sot pala përballë, në thelb, nuk kërkon që gjykata të shqyrtojë pretendimin tim në themel. Kërkon që gjykata të mos hyjë fare në themelin e çështjes. Kërkon që Ju, zoti Gjyqtar, të mos shqyrtoni ligjshmërinë e pushtetit që është ushtruar mbi mua dhe mbi institucionin që unë përfaqësoj. Dhe kjo është ajo që e bën këtë çështje shumë më të rëndë sesa një debat procedural. Sepse në thelb të pretendimit që paraqitet përpara Jush qëndron ideja se unë nuk paskam të drejtë t’i kërkoj gjykatës kontrollin e ligjshmërisë së autoritetit që më hoqi lirinë personale; të autoritetit që më vendosi në përgjim; që kontrolloi jetën time private dhe të familjarëve të mi; të autoritetit që hyri në çdo dimension të jetës sime personale dhe institucionale.
Pra, pushteti mund të hyjë në çdo qoshe të jetës së qytetarit, por qytetari nuk paska të drejtë të pyesë: “Me çfarë legjitimiteti po ushtrohet ky pushtet mbi mua?”. Pra, pushteti mund të ndërhyjë mbi mandatin e një kryetari bashkie edhe në kundërshtim me kufijtë që vendos vetë ligji, por kryetari i zgjedhur nuk paska të drejtë të pyes: “Me çfarë legjitimiteti po ushtrohet ky pushtet mbi bashkinë dhe mbi këtë qytet”?
Dhe pikërisht këtu qëndron absurdi më i madh i kësaj çështjeje.
Unë kam bërë një padi përpara Jush. Një padi që nuk është asgjë tjetër veçse ushtrimi i një të drejte që njerëzimi e ka njohur që në lindjen e qytetërimit; nga kodet e Hamurabit deri te Kanuni i Lekë Dukagjinit: e drejta e njeriut për t’iu drejtuar një gjykimi të paanshëm dhe për të kërkuar drejtësi.
As këtë nuk duan të ma lejojnë.
Si i padituri Dado, ashtu edhe vetë KLP, autoriteti që duhej të kishte garantuar ligjshmërinë e ushtrimit të këtij funksioni publik, sot pretendojnë se unë nuk legjitimohem t’i drejtohem gjykatës për të kërkuar kontrollin e këtij autoriteti. Sepse sipas kësaj logjike, qytetari mund të hetohet, të survejohet, të arrestohet, të izolohet dhe të kontrollohet në çdo aspekt të jetës së tij personale, familjare dhe publike; një kryetari bashkie mund t’i ndërpritet ushtrimi i mandatit të dhënë nga qytetarët; qytetarëve mund t’u merret nga zyra kryetari i zgjedhur prej tyre, por në momentin që ata i drejtohen gjykatës për të kërkuar verifikimin e ligjshmërisë së autoritetit që ushtron këtë pushtet, atëherë ai nuk konsiderohet më subjekt i mbrojtjes së ligjit, por rrezik për drejtësinë vetë.
Pra, qytetari mund t’i japë drejtësisë shpatën e pushtetit për të vepruar në emër të tij, por nuk paska të drejtë të pyesë se kush po e mban atë shpatë, me çfarë legjitimiteti e mban dhe në emër të kujt po e përdor kundër tij.
Benjamin Cardozo, një nga figurat më të ndriçuese të Gjykatës Supreme amerikane, paralajmëronte se drejtësia humbet kuptimin e saj në momentin kur garancitë proceduriale reduktohen deri në pikën që qytetari mbetet i pambrojtur përballë pushtetit.
Dhe pikërisht këtu lind pyetja thelbësore e kësaj çështjeje.
Kush mund të legjitimohet më shumë për të kërkuar kontrollin e ligjshmërisë së këtij autoriteti sesa vetë qytetari, liritë dhe të drejtat themelore të të cilit janë cenuar drejtpërdrejtë nga ushtrimi i tij? Kush mund të legjitimohet më shumë sesa një individ, të cilit i është hequr liria personale, i është kontrolluar jeta private, i është ndërprerë ushtrimi i mandatit publik dhe ndaj të cilit është ushtruar forma më intensive e pushtetit penal të shtetit? Dhe po kështu, kush mund të legjitimohet më shumë sesa vetë Bashkia e Tiranës, institucionit të cilit iu ndërpre ushtrimi normal i mandatit të kryetarit të zgjedhur, si pasojë direkte e ushtrimit të këtij autoriteti?
Sepse në fund fare, pyetja bëhet akoma më e thjeshtë sesa gjithë ky proceduralizëm përpiqet ta paraqesë:
Çfarë duhet të ndodhë më shumë mbi një qytetar dhe mbi një institucion demokratik, që ata të kenë të drejtën t’i kërkojnë gjykatës verifikimin e ligjshmërisë së pushtetit që është ushtruar mbi ta.
Apo mos duhet që qytetari të heshtë fare?
A duhet të pranojë çdo ndërhyrje mbi jetën, lirinë dhe dinjitetin e tij, pa pasur të drejtën t’i kërkojë gjykatës kontrollin e ligjshmërisë së autoritetit që ushtron këtë pushtet mbi të? Sepse nëse kjo është logjika që pranohet, atëherë ne nuk kemi më një shtet të së drejtës. Atëherë kemi një pushtet penal që kërkon të qëndrojë jashtë kontrollit.
Ky pushtet i pakontrollueshëm nuk është drejtësi. Ai është arbitraritet.
Prandaj, i nderuar zoti Gjyqtar, në thelb të gjithë kësaj çështjeje qëndron një pyetje aq sa e thjeshtë, por dhe vendimtare.
A është Olsi Dado prokuror i Republikës së Shqipërisë? A i është dhënë atij, në mënyrë kushtetuese, autoriteti për të ushtruar pushtet penal në emër të Republikës së Shqipërisë?
Kjo është pyetja që sot kërkon përgjigje nga Ju, i nderuar zoti Gjyqtar. Jo vetëm për mua. Jo vetëm për këtë qytet. Por për Republikën tonë.
E pra, unë jam sot këtu jo vetëm për të mbrojtur të drejtat që më burojnë si qytetar nga sovraniteti i popullit shqiptar dhe që janë skalitur në Kushtetutën e Republikës, por për të mbrojtur vetë parimin se në Republikën e Shqipërisë askush që ushtron autoritet penal mbi qytetarin nuk mund të qëndrojë mbi kontrollin e ligjit.
Sepse në ditën kur qytetari humbet të drejtën për t’i kërkuar gjykatës kontrollin mbi autoritetin që i ka cenuar lirinë, atë ditë nuk vihet në diskutim vetëm fati i një individi.
Ajo është dita kur fillon të vihet në diskutim vetë ideja republikane se ligji qëndron mbi pushtetin.
Dhe në momentin kur kjo ide rrëzohet…
rrëzohet vetë Republika.
Faleminderit!
Erion VELIAJ
Me pak fjale Lali thote :....."kam 15 muaj qe jam ne qeli , larg familjes , me nje akuze 60.000 faqe mbi kurriz......por nuk e rruaj per kete , mua me qan zemra per drejtesine ne Shqiperi , te jete e shendetshme , dhe te heqe qafe njerez si Ols Dado qe i kane shpetuar filtrave te Vettingut.....qe une dhe Palloshi e kemi mbrojtur cdo dite !!!!!.....ec para Lali , Bravo !!!!!!!
Palloshi tha, një ditë do varet te ato pemë
Para 2 a 3 vitesh, nja dy hajdut vodhën një dyqan qës shiste gjëra shtrenjta: nga brek*t firmato tek bizhuteritë. . . Për fatin e keq të hajdutëve roja kishte qëlluar djal i shkathët, dhe i mbërtheu me "presh" në duar( dmth me brek në duar). . . Pooooor, ky roja, edhe pse shum i zoti dhe korrekt, kishte patur një kleçkë kur ishte rekrutuar; kishte qenë 2 cm më i shkurtër se standardi për rojet!!! Edhe pse detyrën.e bëri shum mirë, i shkreti roje përfundoi në gjykatë i paditur nga Hajdutët, se ishte 2 cm më i shkurtër, se kriteri për Rojet...... . . Xxx xxxx Idjot fare ky roja, po qe se do flinte gjum, nuk do ishte në gjykatë për 2 cm Lartësi që i mungonin!!! ........ .....P.S. Në se ju shikoni ndonjë.analogji në këtë histori, atëherë jeni petrozhulist i pandreqshëm!!
O palle mos ngatro kekun me byrekun, gjatesia eshte kriter fizik dhe nuk ndikon ne vendimarrje.Kurse arsimimi dhe eksperica jane te domosdoshme per nje gjykim te drejte e te paanshem
Je thjesht nje hajvan qe ne cdo komentin tend, e shfaq pa droje she pa doreza; no vetem hajvan por edhe hajvan I lumtur.
Lali fiku më vjen keq por partia ta ka dhënë dënimin pra e ke ngrënë të gjatin
Bravo Erjon. Po lufton per te gjithe njerezit e thjeshte qe drejtesia shqiptare ju ka nxire jeten duke i grabitur dhe shkaterruar. Prokuroret, gjykatesit por edhe avokatet jane pjesa me e korruptuar ne Shqiperi, qe vendosin gjoba, denojne apo lirojne sipas pageses. Te dale nje bir kurve qe thote te kunderten. Jo vetem ky plehra Dado po jane edhe shume te tjere qe jane vendos ne detyre me korrupsion dhe kane lare duart me gjak. Forca Erjon gjithe Tirana eshte me ty, futu fiqte ne fyt plehrave.
Ai po lufton për veten se kur e thirri dado dhe Dumani doli e tha takova ca kolegë, kur e futën në burg doli që nuk paska shkollën e duhur dado
Per aq sa k vjedhur veliaj as 200 vite burg nuk mjaftojne
Omi gruqire, shko e mblidh kanace!
Po mirë, mo Omi, 300 vjet le të dënohet, por gjykata të zgjidhë ngërçin; kjo kërkohet, tash për tash. Si e sa ka vjedh dhe sa dënohet ka gjyqe të tjera. Një fjalë ndan detin: "është", "s'është". Madje: "vodhi sa", "s'vodhi"!,Nëse "po!, kaq!", atëhere 300 vjet burg. Ka kohë davaja!
Kësaj i thonë "Plaç moj bythë e plasur, ç'halle paske pasur!". Gjynah, ky nuk di ku ndodhet! Është aq i marrosur, sa ka krijuar një realitet tjetër i cili nuk ka pikën e lidhjes me çështjen për të cilën ndodhet në këto pozita. Ky, o është etalon i hipokrizisë, o ka nevojë për një mjek psikiatër, që t'i bëj të qartë situatën ku ndodhet. Them mjek, sepse avokati që ka marrë për t'a mbrojtur është më i marrë se ky vetë, i pa aftë për t'i shpjeguar ku ndodhet dhe mbi cilat kritere funksionon drejtësia penale. Po ku ka gjykatës të ketë kohë të merret me sofizmat e këtij të marri, i cili është marrë i pandehur mbi bazën e fakteve dhe jo mbi konsiderata filozofike, të vlefshme për t'u trajtuar nëpër auditore dhe simpoziume??!!
I ka bo puç saliu mo s'ka vjedhur asnjë qindarkë ai edhe atë vilën ja ka falur vjehrra
i ka bo puc ai palloshi i surrelit, ai nipi kurva i Spiro Kolekes!
Foni, ketu i marre koke bithe je ti, dhe po ta them qe per ty nuk gjindet mjek ne gjithe ruzullin!
Lali te na ( e) rruash vella , se mendja te paska lene o byrazer.
shko kontrollo gruan, se sapo e rruajti para 69 me mua!
Di kush t'më sqaroj nëse prokuroritë janë të pajisura me aparatura që bëjnë testin e të vërtetës?
Po, të pergjigjet pse është bërë Prokuror. Të përgjigjet edhe pse një bythqir si ti u bë kryetar bashkie. Të përgjigjet pse bythqimat në Shqipëri marrin poste dhe zgjidhen Prokurorë e Gjyqtare, e deri tek Kryeminister dhe President. Të përgjigjet edhe pse këta vjedhin buken e shqiptarëve. Njerëz si puna jote o Erion fiku, hajdut i certifikuar.
Ky nuk ka hallin e vet, por te qytetarit, atij qytetarit qe e therriste me perbuzje shpellar sepse revoltohej dhe kundershtonte prishjen e baneses nga 5d e Lalit per tu marre trojet per ndertim. Ky akoma flet me mendjemadhesine e nje kryetari bashkie dhe jo me argumentet e mbrojtjes per akuzat per vjedhje te taksave qe qytetaret i kane besuar. Edhe me i thjeshti qytetar e di se nuk eshte i pandehuri qe ka te drejte te kerkoje legjitimitetin dhe proceduren e emerimit te nje prokurori, ashtu si cdo drejtues automjeti e di se nuk ka te drejte te kerkoje legjimitetin dhe proceduren e emerimit te policit rrugor qe e gjobit. Nje prokuror, nje polic, nje gjykates mund edhe te jene emeruar pa plotesuar klriteret por sa kohe ata formalisht jane ne detyre ata perfaqesojne institucionin , ligjin dhe shtetin. Olsi dado edhe mund te jete emeruar ne kundershtim me kriteret e percaktuara me ligj , por olsi Dado eshte formalish prokuror i Republikes dhe perfaqeson akuzen ne emer te shtetit dhe jo te Olsi Dados, ja te zame per nje cast se Dado jep doreheqjen ose largohet per paaftesi fizike apo psikologjike, a bie akuza ndaj veliajt, a shuhet ajo ? Kjo nuk eshte nje beteje mes dados e veliajt por mes ligjit dhe nje subjekti te vepres penale, prandaj veliaj betejen e ka me ligjin dhe jo me Dadon.
Plarent,kam besim te plote ne aftesine tende,per t'i shkuar deri ne fund zgjidhjes se drejte te kesaj ceshtjeje.
Juve komentues fokusohuni tek thelbi i problemit; A i ka prokurori të gjitha atributet e kualifikimet që duhet ti kishte kur u emrua prokuror që të garantojë një gjykim dë drejtë si prokurorë i republikës? A mundet një agronom të emrohet kirurgë që të shpëtojë jetën e pacientit të sëmurë? Ndoshta një ditë ndonjëri nga ju do të jetë në dhomën e kirurgjisë ku agronomi do tu çfaqet me biçak në dorë… Kulifikimi dhe standartet në pozicionet zyrtare janë pikrisht për të mbrojtur publikun. Dhe personat që e kanë propozuar atë pa asnjë ditë pune në këtë pozicion nuk janë pa përgjegjësi.
Agronomet janë bërë juristja, dhe anëtare të gjykatës së lartë e Prokurorë të Përgjithshëm. Nuk kemi parë të prishet ndonjë nga vendimet e tyre. Po ashtu edhe kur gjyqtarët janë pushuar apo futur në burg vendimet gjyqesore kanë qendruar. Lind pyetja pse ben Lali fiku këtë loje. Llogari e thjeshtë kusari, kërkon pavlefshmëri absolute të zgjedhjes së prokurorit, si rrjedhim pavlefshmëri absolute të akteve procedurale ku ka marrë pjesë prokurori apo ka firmosur. Me pak fjalë hedhjen në koshin e plehrave të dosjes gjyqesore dhe daljen pa u lagur. Thjesht logjike hajduti e remdomte, e mbështetur edhe nga do lekë qe u është hedhur mediave e analistëve "patriote* që u digjet xhani për Shqipërinë. Këtu do dallohet çfarë shteti është Shqipëria dhe standardet që perdoren kur jepet drejtesi. Do të denohen hajdutet dhe kriminelet apo do vazhdojë parodia.
Po ku kan aq inteligjencë këta gjyqtarë dhe prokurorë që të kuptojnë ligjshmërimë e veprimeve të tyre, se jan nën nivelin e mediokritetit për inteligjencë e para dhe e dyta më erëndësishme se e para , ligjbërësit që kan dhënë shpatën e dredjtësisë këtyre njerëzve të pa aftë dhe të papërgjegjshëm dike i konsideruar si ëngjëj, të pagabuesjëm këta diajë që më vend të vinin vezjllat drrjtësidë i nxortën sytë
Vazhdo bjeru kokes ketyre qelbesirave saliiste qe e shkaterruan shqiperine . Dhe ju o komentues qe shani Erion trimin , e merrni frymezimin nga Sali krimineli , ky plehre e kombit shqiptar qe e ka shketerruar shqiperine . Qendro Erion o djale trim , se ti do te dalesh mepatjeter fitimtar mbi figurat e ndyri si Olsi Dado me shoke qe i sherbejne maskarenjeve te prokurorise qe nga koha e Sali lugatit , Nga zemra te uroj ..me fitoreeeeeeeeeee.
Te shkerdhefsha robot ty, Saliut, dhe duke mos harruar edhe Lali fik trim bythqimin si familje, apo ska edhe grua të bukur dhe me brekë të reja dhe të modes. Leje leje çdo të shkoje.