Kryeministri Edi Rama mori pjesë në EU4Municipalities II, programin strategjik për forcimin e pushtetit vendor dhe mbështetjen e rrugës së Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
Teksa foli për projektin e BE, kreu i qeverisë u shpreh se Brukseli është bekim dhe sfidë për Shqipërinë.
“Ky program është një program i cili lidhet me modernizimin e institucioneve tona vendore dhe me mundësinë që përmes tij institucionet të rrisin kapacitetet e tyre njerëzore, që janë edhe problemi ynë më i mprehtë i kësaj kohe dhe i atyre që vijnë në rast se nuk fokusohemi sot tek adresimi i tij. Me këtë dua të them që BE dhe anëtarësimi në familjen europiane janë bekim dhe sfidë e madhe për Shqipërinë, posaçërisht në nivelin vendor, pasi konsolidimi i nivelit të qeverisjes vendore është pjesë e pandarë e mënyrës së funksionimit dhe përmirësimit të marrëdhënieve. Një sfidë e konsiderueshme për vendet anëtare është që të kenë aftësinë të thithin mbështetjen e BE-së përmes dijes se si ta bëjnë këtë. Në këtë pikë, ky program është kyç.
S’janë 11 mln eurot e para thjesht si një shumë, por është i gjithë instrumenti dhe mënyra se si është ndërtuar që do t’i bëjë bashkitë edhe më të angazhuara që të kenë akses në këtë instrument. Kam besim që me mbështetjen e aktorëve të përfshirë dhe me mbështetjen e miqve të GIZ-it, kanë një kontribut të çmuar në ecurinë e pushtetit vendor sepse përfaqësojnë një burim dijeje, përveçse një mbështetje financiare të shtetit gjerman, por edhe me angazhimin e ministrit të Pushtetit Vendor ne mund të bëjmë më të mirën dhe të nxjerrim maksimumin e mundshëm për bashkitë tona”, tha Rama.
Më tej ai shtoi “Në nivelin vendor kemi një komponent shumë i dobët, dixhitalizimi. Kemi një diference të papranueshme, mes peshës që ka dixhitalizimi në shërbimin qendror dhe atij vendor. Kemi folur gjatë me ministrin, do flasim dhe me BE, do flasim dhe me gjermanët megjithëse janë mbrapa nesh me dixhitalizim. Ata punojnë Akoma me fax nëpër ministri. Përtej shakasë që është më shumë se gjysma e të vërtetës në këtë rast. Kryebashkiakëve iu them: shiheni këtë si një mundësi për të shfrytëzuar kapitalin njerëzor në funksion të projekteve nga BE”.
Hajdut familjarisht !
Ti themi Ramēs qē Brukseli Belgjikēs ka falimentuar apo ta lēm tē vdesi injorant politik.Brukseli po urrit tē huajt duke u hequr pagēn e papunēsis, minimumin jetik, kempin, duke i dēbuar nga banesat me pērmbarues dhe polic federal, ka vrasje si nē Meksik,kartela afrikanēsh shumē aktiv nē zona prostitucioni,trupa tē dekompozuar nē kanale ( tē hedhura) ,praktikon sterelizimin te tē huajt, pedofilia ēshtē aktive, racizmi dihet,largimet nga puna jan normale., kjo ēshtē BE-ja e Ramēs nē Belgjikēn qē lexon nē zyrē nga raporti ambasadorit, dhe jo nga realiteti qē dihet.
Ku ka pushtet lokal ne Shqiperi o shkerdhata! Te gjithe emerohen nga partia! Pushtet lokal te vertete ka kur kryetari i bashkise votohet nga populli dhe jo emerohet nga partia dhe behet sherbetor i kryetarit te partise. Pushtet me te vertete lokal ka kur shefat e policise, arsimit, etj emrerohen nga keshilli bashkiak dhe jo nga qendra, etj, etj.
Tinuk ke me njerez per te trajnuar.
Është si të futeshe në Perandorinë Osmane në shek e 19 kur po shkonte për dhjam qeni, pasi kishte kalëruar 500 vjet histori.
Rama i pa fytyre, pa moral, cope legeni i shpuar, o plehre nuk je ti si Kryekar qe ke vene nen diktat Pushtetin Vendor dhe heq e ve kryetar bashkie bashke mestafin kur nuk te plotesohen ty dhe oligarkeve interesat e zhvatjes se Shqiperise, e ke kthyer ne prone private trashegim nga krimineli Kristaq firmetari i pushkatimit te dy poeteve te rinj desidente te rrgjimit komunist.