Pasi Gjykata e Lartë vendosi të lërë në burg Erion Veliajn, duke rrëzuar rekursin e mbrojtjes së kryebashkiakut të Tiranës, ka reaguar ish-prokurori Eugen Beci.
Në "Off the Record" me Andrea Dangllin, në A2 CNN, ai e cilësoi paradoksal faktin që një zyrtar i lartë mund të jetë njëkohësisht në detyrë dhe në arrest me burg.
“Zoti Veliaj bëri kërkesë në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykata Kushtetuese konstatoi pjesërisht të drejtë pretendimet e zotit Veliaj, përsa i përket dy elementëve kryesorë, që kanë të bëjnë me prezumimin e pafajësisë duke e lidhur atë me faktin që arsyetimi i rrëzimit të këtij pretendimi nga gjykata e lartë nuk ishte i mjaftueshëm dhe pika e dytë që kishte lidhje me arsyetimin e vendimit për sa i përket mënyrës së proporcionalitetit të caktimit të një mase sigurimi për një kryetar bashkie që është në detyrë dhe ndërkohë që është në arrest në burg. Këto janë elementë të çuditshëm, paradoksal, por i bëjnë mirë publikut, i bëjnë mirë masave të sigurimit të popullit, sepse caktohen disa kushte dhe kritere, të cilat duhet të ngrenë stekën për të thënë që masa e sigurimit arrest në burg është masë përjashtimore, jo masë e zakonshme, por janë paradoksale për faktin e thjeshtë që kryetari i bashkisë së kryeqytetit është i pandehur, është në burg, është dhe në detyrë”, u shpreh ai.
Sipas tij vetëm në Shqipëri mund të ndodhin elementë të këtij lloji.
“Ndodhin elementë të këtij lloji se siç duket tërë korpusi ligjor për luftën kundër korrupsionit ka qenë i paqartë dhe i paparashikueshëm për sa i përket momenteve të këtij lloji. Nuk mundet që një zyrtar i lartë të jetë dhe i pandehur, mos jetë i pezulluar dhe të jetë në detyrë”, u shpreh ai.
Paradoksale ka qene gjithmon zoti ish prokuror , dhe kur ishe ti ne ato karrige kshu ka qene , por tani po e shikon ti se populli ka 35 vjet qe i shikon . Mos flasim per kohen e largqoftit.
Me 9 prill 1985 , ora 23.00 , diku nga kodrat e Dajtit , ishte hapur nje grope e madhe varrimi.Makina e burgut sjell 3 te denuar , midis te cileve edhe muzikanti shkodran Gasper Curcia. Te gjitha kerkesat qe ata kishin bere per falje jete , ishin hedhur poshte , ....Prokuroi lexon akuzen se perse ishin denuar :.....".....krijim i nje skeme fallsifikimi biletash treni , qe i shkaktoi shtetit nje dem prej...20 mije lekesh....".....Pas leximit te akuzes , te denuarit thane fjalet e fundit , muzikanti shkodran u shpreh : "...po na vrisni per 20 mije leke..."....Toga e pushkatimit , kreu detyren , mjeket konfirmuan vdekjen e te denuarve.................."Qelbesirat e pafajshme te politikes se tanishme " , le ta kujtojne kete histori , atje ku jane , ne paraburgim , detyrim paraqitje , ne shtepi.... , dhe le te luten " Shyqyr qe nuk jemi ne kohe te Enverit.....se as nuk imagjonohet cdo te na kishte bere..."!!!!
More ndyrësirë ,ke harruar se jeni të gjithë hajdutë të korruptuar ?
Ore ky Eugen Beci pse nuk eshte me prokuror ? Ervin Karanxha pse nuk eshte me prokuror ? Jane flakur jashte prokurorise si te pa denje nga reforma ne drejtesi. Dhe keto moralizojne shqiptaret me moralin e tyre te perdhosur. Turpi sesht vetem i tyre.
Jo Veri jo, keta i ka larguar horrja e bulevardit per te futur dashnorin e vet, ish kuzhinier, ne Spak!
Pse lavirja e bulevardit ka te drejt te sjellin hajdut ne drejtesi????
Po kur ishe zedhenes ne MPB dhe Drejtor i Policise Kriminal ishte Agron Kulishi... te dridheshin dhembet e kembet... ndryshoje rruge qe te mos e takoje. Aq me keq kur u bere prokuror, i bindeshe verberisht more qorr muti, as qe behej fjale te ku dershtoje... çfare te binin KULIÇET e SaHALEse i çoje padyshiiiim ne BURGT. Ik mer pall e mos u ndje, se je i dhjere dhe nuk ke te drejte te na besh moral.
Po si mos te jete ne burg, kur eshte kryehajduti i tiranes. Kujt po i behet vone ca detyre ka pasur. Apo te lejohet te vjedhe se eshte zgjedhur me vote?! Keto jane marrezi, veliaj eshte super hajdut dhe i korruptuar
Si krye hajdut .....ja bere gjyqin pa dale ne gjyqe haaaa o komunist qelbanik. Komunizmin nuk munde ta largoshe duke ndryshuar ligje por duke larguar mentzlitetin komunist... Sistemi Hoxhes ta bente gjyqin pa dale ne gjyqe. Bufi komunist tha : Eshte dekoruar babait i Agasit nje kriminale i shemtuar haaa Po kemi ne demokraci nuk ka faje prindin çfare bene femija mazhor