VIDEO/ Arlind Qori: Sfidat e partive të reja, zgjedhjet e 11 majit dhe perspektiva e Lëvizjes Bashkë

15 Janar 2025, 16:47Politika TEMA
VIDEO/ Arlind Qori: Sfidat e partive të reja, zgjedhjet e 11 majit dhe

Partitë e reja janë një nga risitë që sjellin zgjedhjet e 11 majit. Në një intervistë për TemA. Arlind Qori, drejtuesi i partisë Lëvizja Bashkë, flet në lidhje me sfidat që lindin nga përballja me sistemin, etiketimet e shpeshta si ekstremist i majtë, por edhe për raportin e tij me të shkuarën politike të Shqipërisë.

Qori ka rrëfyer se si nisi interesimi i tij për politikën gjatë adoleshencës edhe për shkak të mjedisit të ngarkuar me retorikë dhe ngjarje politike mjaft të tensionuara. Ai kujton gjithashtu edhe protestën e parë në të cilën mori pjesë në vitin 1997, në mbështetje të studentëve të Universitetit të Vlorës.

Ai u ndal gjithashtu edhe tek e reja në politikën shqiptare, ndërsa u shpreh se shpesh partitë e reja kanë lindur prej politikës së vjetër, gjë që sipas tij e ka bërë të pamundur për to që të fitojnë besueshmërinë e opinionit publik.

I pyetur në lidhje me mundësinë e bashkëpunimit me grupimet e reja politike, Qori u shpreh se në situatën në të cilën po shkohet drejt zgjedhjeve të 11 majit, kërkohet një solidaritet i fortë reciprok dhe se ai një besim të tillë e ka vetëm ndaj anëtarëve dhe aktivistëve të partisë që drejton. Ai deklaroi se për rrjedhojë, Lëvizja Bashkë ka vendosur që të hyjë në këto zgjedhje si parti me kandidatët e saj.

Ndërsa refuzon kategorikisht bashkëpunimin me partitë e vjetra, ai u shpreh se mbetet për t’u parë se cilat parti të reja do të përfaqësohen në parlament pas zgjedhjeve dhe në varësi të qëndrimeve të tyre, do të vendosin nëse ekzistojnë mundësitë e bashkëpunimit në jetën parlamentare.

 

5 Komente

  1. R
    Rrofsh Arlind per mbeshtetjen qe i ben Popullit

    Eshte i vetmi jovetem nga Medie ,Parlament ,Politikan,Analiste FakeTV ;Parti te tjera , qe ngriti zerin per popullin e thjeshte ,pensionistat etj, i cili fiton Rrespektin e gjithe Shqiptareve. Politikani i sherben popullit thot Bota. Klanet e Politikes 34-vjecare ,nuk mbahet Mend , te ken folur nji her per problemet e shqiptareve .

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kukesi

      Delirant dhe kalli pa buke. Fjale, fjale dhe vetem fjale

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tirana

        Ouuuuu ! Kukesi bravo. Gici si o me shnet ? Mire . Me kallamoqin ,mir kte vit ? Epo mir ,,na behet qejfi shume .

        Përgjigjjuni
      2. a
        astriti

        arlind ,je shume simpatik ,tyneli ku do kalosh nuk eshte i shkurter ,po drite ne fund jam i sigurte qe ka .une votoj PS,po kjo sme pengon te te them se levizja juaj ndryshon nga partite e reja krijuar se fundmi .ndoshta gaboj ,por mendoj se levizja juaj eshte nje vlere qe i shtohet politikes shqiptare .nese vazhdon keshtu ,nje dite jo shume te larget ,ndoshta do jesh faktor i rendesishem ne politiken shqiptare .

        Përgjigjjuni
        1. s
          shpiragu

          Arlind ti dhe dy kandidatet e tjere te vetshpallur K Miinistra ,jepni Alternativa dhe jo endrra me sy hapur, ne luften IMAGJINARE kunder diktatures se qeveris egzistuese ,se : JEtojm ne DEMOKRACI dhe po ecim drejt EVROPES .Mos u sillni sikur jeni ne HONOLULU.NUK vini dote ne pushtet duke share EDI RAMEN

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje