VIDEO/ Balla: Rama rinis takimet e diasporës në New York

18 Tetor 2024, 14:19Politika TEMA
VIDEO/ Balla: Rama rinis takimet e diasporës në New York

Taulant Balla tregon në intervistën për TemA se Kryeministri Edi Rama do të rinisë takimet me diasporën me shqiptarët e SHBA.

Takimi do të zhvillohet më 26 nëntor, në kryemetropolin botëror New York, që sipas Ballës pritet të jetë takim i madh.

Drejtuesi politik i PS-së për diasporën, Taulant Balla, thekson se ai vetë ka një axhendë mjaft të ngjeshëm të takimeve në shumë vende ku jetojnë shqiptarët, por flet edhe për axhendën e takimeve massive si ato të Athinës dhe Milanos, ku Edi Rama u prit nga numër i madh shqiptarësh.

Balla, gjithashtu ka folur edhe për masat që ka marrë qeveria për mësuesit e fëmijëve të diasporës, apo pjesëmarrjen massive të shumë emigrantëve në garën e hapur për tu zgjedhur kandidat për deputetë në listat e Partisë Socialiste.

1 Komente

  1. P
    Para

    Do ndertosh xhami turke ne Nju Jork ?????

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje