Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk i ka kursyer akuzat ndaj mediave kombëtare, duke përmendur me emra disa prej televizioneve më të mëdha në vend. Gjatë një fjalimi për mbështetësit e tij, ai u ankua se ai dhe partia që drejton po censurohen dhe u bëri thirrje ndjekësve të përdorin rrjetet sociale, siç bëri edhe ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Por, duket se Berisha harron se çdo ditë dhe shpesh disa herë brenda një dite, ai shfaqet në ekranet e televizioneve kombëtare që ai akuzon për censurë. Konferencat e tij transmetohen gjithmonë "live" dhe ai është shpesh i ftuar të marrë pjesë në distancë në programet politike të mbrëmjes, duke pasur një platformë të gjerë mediatike për të përcjellë mesazhet e tij.
Berisha sulmon mediat për "censurë," edhe pse shfaqet çdo ditë në ekranet e tyre
— Gazeta Tema (@GazetaTema) November 13, 2024
Lexo shkrimin e plotë: https://t.co/At9tW5TZmi pic.twitter.com/CSCK4Ke22C
Lini një Përgjigje