Deputeti Dashnor Sula, me ironi iu sugjeroi ligjvënësve të zgjedhur më 11 maj që të propozojnë një ligj për parlamentarët pensionistë.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Sula tha se edhe ata kanë nevojë të rrinë me nipër e mbesa dhe jo të harxhojnë kohë në Kuvend.
Sula shtoi se edhe Partisë Socialiste i është mërzitur pushteti, por s’ka kush ta marrë dhe i ka ngelur në dorë.
“Ne që s’do jemi më edhe mund të na dëgjojnë ndonjë Këshillë. Duhet të përgatisni një pr.ligj për parlamentarët pensionistë, që mos ta humbin kohën, që kanë nevojë të rrinë me nipër e mbesa dhe jo të jenë në kuvend dhe të konsumojnë energji më shumë se sa u takon.
Si gur varri po na ngelin shumë njerëz të caktuar dhe po krijojnë probleme mjaft të mëdha në politikë. Balla tha një shprehje që më tërhoqi vëmendjen, që s’do ua kërkojmë dorëheqjen Berishën rrini të qetë. Po zoti Balla ti mirë e ke dhe je i lumtur.
Kam dëgjuar që po shkoni në Kishë të Laçit dhe të luteni që situata në PD të vazhdojë prapë në këtë gjendje.
Një pjesë e mirë e juaja nuk ka më energji të reja. U është mërzitur edhe ju pushteti, po s’keni ca të bëni se s’ka kush ta marrë dhe u ka ngel në dorë”, tha Sula.
Dash skilipecci qe peshon 30 kg me rroba te lagura dhe me ate koburen e ndryshkur qe mban ne brez kur shkon ne stadium. Me kafken e kokes si te nje alieni eshte baze e mire studimi per antropologet.. Eh ore Dash pa brire, qe lef si qen pa dhembe.
Ky eshte nje koker idioti... Dashnori do te behet udheheqes me zor...