Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula, në një intervistë për TemA, ka ngritur kritika për mënyrën se si u zhvillua fushata elektorale në Tiranë, duke akuzuar disa figura politike se morën vota pa bërë asnjë punë konkrete.
Sipas tij, gjatë periudhës së fushatës, një pjesë e kandidatëve nuk u dukën as në media dhe as në terren, duke u marrë me udhëtime jashtë vendit apo pushime, ndërsa rezultatin e arritën falë lëvizjeve të grupeve të organizuara.
"Pjesa e Tiranës, duhet i them me emra se më vjen të ulëras... Ose shkonin në plazh, ose shkonin jashtë shtetit, në periudhën që ishte fushata elektorale. Merrini disa figura: nuk ishin as në media, as në terren, askund. Punuan gjithë këta të shkretët që ishin në listë të hapur."
Ai solli si shembull disa prej kandidatëve që arritën të sigurojnë vota, mes tyre Jorida Tabaku, Durata Çupi dhe Myslim Murrizi, duke shtuar se këto rezultate erdhën si rezultat i punës së tyre gjatë fushatës.
"Thuhet një fjalë e urtë: punon qorri, të hajë horri. Po kjo është e tmerrshme dhe kjo ka ndodhur.
Sipas Sulës, ky fenomen po dëmton seriozisht opozitën, duke lënë jashtë loje figurat që përpiqen të punojnë ndershmërisht për votat.
Lini një Përgjigje