Vizita në Tokyo, Rama: Shenjë respekti për Shqipërinë e ndryshuar tërësisht në sytë e botës

23 Maj 2026, 08:25Politika TEMA
Vizita në Tokyo, Rama: Shenjë respekti për Shqipërinë e

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale nga vizita e tij në Tokyo, ku është pritur me ceremoni të lartë shtetërore.

Në postimin e publikuar, Rama shpreh mirënjohjen për mikpritjen e veçantë nga autoritetet japoneze, duke e cilësuar këtë pritje si një shenjë respekti për Shqipërinë dhe ndryshimet që vendi ka pësuar në sytë e botës.

Mirëmëngjes dhe me mirënjohjen për mikpritjen e veçantë me ceremoninë e lartë shtetërore në Tokyo, shenjë respekti për Shqipërinë e ndryshuar tërësisht në sytë e botës, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.

Kryeministri Edi Rama u prit me një ceremoni zyrtare shtetërore në Tokyo nga homologia e tij japoneze, Sanae Takaichi, në kuadër të një vizite që synon forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Japonisë.

2 Komente

  1. P
    Patronazhisteve cekic ballit

    Ishim vendi i parafundin me i varfer ne Evropa para Moldavise, tani na e kaloi dhe Moldavia. Por jemi krenare se kemi liderin me te gjate ne rajon dhe me gjere.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Ka ndryshuar vetem në mëndjen tënde delirante.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje