Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të premten se “të gjithë po përgatiten për luftë” dhe se Kosova po “përpiqet ta përdorë këtë kohë para luftës” për t’i bindur shumicën e shteteve evropiane dhe vendet e NATO-s t’ia mbajnë anën Prishtinës.
Vuçiq i bëri këto komente pasi u pyet nga një gazetar për thirrjen e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, që Evropa t’i parandalojë taktikat agresive dhe destabilizuese të Serbisë ndaj fqinjëve të saj.
Duke folur për Samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Kopenhagë, Vuçiq tha se “bota do të bëhet gjithnjë e më e vështirë” dhe se ai “mendon se po shkojmë drejt një konflikti të madh”.
“E dimë tashmë se do të ketë luftë, dhe do të ketë, po jua them unë, sepse e shoh çfarë po ndodh dhe si po përgatiten të gjithë. Askush nuk po përgatitet për bisedimet, ata thjesht po shikojnë se kush do të jetë në anën e kujt. Ata po gërmojnë llogoret e tyre dhe po e presin fillimin”, tha Vuçiq.
Vuçiq nuk dha asnjë provë për t’i mbështetur pretendimet e tij se do të ketë luftë.
Ai shtoi se Serbia do të “bëjë çmos” për të mos marrë pjesë në atë luftë.
Në fillim të samitit të Komunitetit Politik Evropian në Danimarkë të enjten, presidentja e Kosovës Osmani tha për gazetarët se Rusia paraqet kërcënim për Evropën, ndërkaq Serbia për rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke e akuzuar Beogradin se i kopjon veprimet e Moskës.
Osmani i bëri thirrje Bashkimit Evropian që “të mos e shpërblejë” Serbinë.
Ajo tha se, nëse nuk ka ndikim perëndimor në Ballkan, “forcat malinje të ‘Trekëndëshit të Ligësisë’ – pra Rusia, Kina dhe Irani – gjithmonë vijnë aty jo për bamirësi, por kanë interesa dashakeq strategjikë”.
“Prandaj është e rëndësishme që zgjerimi të shtyhet përpara dhe Ballkani Perëndimor, ato shtete të rajonit që i plotësojnë kriteret dhe punojnë me vlerat e BE-së, duhet të merren parasysh që të lëvizin përpara”, tha ajo.
Ndërkohë, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara javën e kaluar, Osmani tha se Beogradi paraqet kërcënim të vazhdueshëm për Prishtinën.
E pyetur në një intervistë për Fox News, nëse Kosova dhe Serbia ishin buzë një konflikti në qershor, Osmani tha se fqinjit verior të Kosovës i “pëlqen të shkaktojë probleme herë pas here”.
Ajo theksoi se administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka bërë punë të mirë në parandalimin e përshkallëzimit të situatës mes Kosovës dhe Serbisë.
Muajt e fundit, presidenti Trump disa herë ka deklaruar se ka parandaluar një përshkallëzim mes Kosovës dhe Serbisë.
Ky eshte koqe kandari , aty e ke krahinen tende kosovo nen rrezoluten 1244 e njohur nga OKB si territore Serbe e ke lene nomeslande ne dore te disa provincialeve te tipit Rambush Lopa apo ky bolsheviku i tanishem..
hahahaha mos keshtu se i bie infarkt Kosovareve. do ja nisin me komente te tipit: "ti o greko-shkja qe qelbesh...." etj argumenta mesjetare si keto
kosoves ja hane karin kushdo qofte bashke me ju te dy me lart shikoni Shqiperine qe ka ngelur ne dore te big brother
Po ty te qine Serbet maje zitori qe ke aq inat Shqiperine? Hahahhaha. Shqiperia ka burra, mos ja qaj hallin fare Koqo
25 mije femra koqevare te perdhunuara nga ushtaret serbe haaaa beje ADN o koqevar dhe do gjesh babin serbe. Shqiperia eshte perle dy dete Adriatik e Jon ...12 milione turist sikur nga euro te shpenzuar ne dite 12 milione euro o palestinien i getos ballkanike territori me i pa zhvilluar i shtetit Serbe
Ka dale me miqte e Rames nga Dubai. Qe u fali Durresin pa gare si ne prone te babait. Si po fal cdo aset.
O hahahaha,mos qesh shume se mos te hyn ndonje gje e trashe ne goje.