Kryesocialisti Edi Rama në funksion të fushatës në zgjedhjet e Bashkisë Tiranë, organizoi pasditen e kësaj të premteje, një takim koordinues me ministrat dhe deputetët e kryeqytetit.Mësohet se Edi Rama u ka thënë të pranishmëve të qëndrojnë larg debateve për mënyrën si presidenti e firmosi dekretimin e zgjedhjeve edhe në Tiranë. Rama citohet të ketë deklaruar se dekreti i presidentit është i rregullt dhe duhet të shkohet përpara me fushatën.
“Nuk e shkarkoi qeveria Erion Veliajn por këshilli bashkiak“-citohet të ketë thënë Rama, deklarim që vjen vetëm 1 ditë pasi avokatët e Veliajt ankimuan në kushtetuese dekretin e presidentit.
Rama u ka kërkuar të përveshin mëngët e të prodhojnë një fitore historike për PS në këto zgjedhje në Tiranë me Ogerta Manastirliun.
Kur Tirana dhe 5 bashki të tjera shkojnë më 9 Nëntor në zgjedhje nga ky takim Rama ka lënë disa porosi e udhëzime për këtë proces ku në kryeqytet PS garon me Ogerta Manastirliun ndersa fushata udhëhiqet nga numri dy i qeverisë Belinda Balluku.
Kjo mbledhje ka shërbyer për të ndarë skuadrat të cilat do të punojnë në çdo njësi të Tiranës. Burime nga takimi i thanë Top Channel se në njësinë 5 një ndër më të mëdhatë në kryeqytet si forcë e shtuar në krah të Erion Braçes vinë Taulant Balla dhe Niko Peleshi.
Ish-deputeti i PS, Xhemal Qefalia, do të mbulojë bastionin e tij në zonën e Dajtit, Ministri Fatmir Xhafaj do të mobilizojë socialistët në njësinë 10. Sekretari i përgjithshëm i Ps Blendi Klosi bashkë Eduard Shalsi janë pjesë e fushatës në Tiranë. Edhe drejtuesi politik i Lezhës Ulsi Manja do të jetë pjesë e skuadrës së Tiranës. Igli Hasani dhe Bora Muzhaqi do të angazhohen në Njësinë Nr.8.
A behet stan me lepuj?
"....ne uje spo ju kerkojme , ne drita spo ju kerkojme , aman vellezer vetem unitetin te keni ....". Rama- Veliaj aman pajtohuni...
Pse cfare do bente keshilli bashkiak kur ishte e qarte qe ti kerkoje qe ata te shkarkonin Veliajn?
A ne cfare mjerani qe eshte shnderruar ky. Nje frikacak ordiner dhe i ndyre. Maskara. Shpresojme te haje goditje ne Tirane, kllouni nderkombetar. Kryeminister qe nuk respekton asgje, askend dhe asnje institucion. Turp e faqja e zeze.
Ky po e kalon dhe Berishën me delirin e arrogancën që mendon se çfardo të thotë mbështetsit e PS e besojnë…
Komandat, vetem per budallenj mos na merr. Erioni u shkarkua nga PS me vendimin tend personal. Se pse dhe si koha do ta tregoj. Te tjera jane dokrra hini. Sa per vota harroje qe dikush mund ti afrohet Erjon Veliajt ne Tirane.
E dimë që të është mbushur mendja se je I mençur. Pas pelivanlliqeve në dëm të Erion Veliajt, kujdes, o Rama! Me keqardhje, por do të humbasësh në Tiranë.
Deri ne kete mase i ka agravuar semundja, sa qe shqiptaret per kete te lajthitur krejt, qenkan shndrruar te gjithe ne dordaleca.
Po ke te drejte. Keshilli Bashkiak ra ne sevdo me breket sutjenat fustanet ,byzyluket e lluksin tek gruaja e Erjonit . Ata nuk mund te pranonin nje K/B me nje grua ekstravagante qe harxhonte miljana per stilin e saj te jeteses . Kjo pervoje pozitive e Keshillit Bashkiak te Titanes duhet te behet metode pune dhe per Bashkite e tjera te vendit .