Habit Adriana Kalaja: Ja pse Berisha duhet të kandidojë Jorida Tabakun për Bashkinë e Tiranës

3 Tetor 2025, 18:41Politika TEMA
Habit Adriana Kalaja: Ja pse Berisha duhet të kandidojë Jorida Tabakun

Adriana Kalaja, e cila ka shpallur publikisht ambicien për të qenë kandidate e PD-së për Bashkinë e Tiranës, ka habitur me një postim të saj.

Ajo thotë se kandidatja me më shumë mundësi nga PD, që mund të fitojë zgjedhjet, është Jorida Tabaku.

Ndaj dhe ka kërkuar që kandidatja e PD të jetë pikërisht ajo.

Postimi i Kalasë

Cila/i është kandidadi që fiton Bashkinë  Tiranë?

Do doja të flisja për veten, meqenëse unë vetë kam shprehur gadishmërinë për të hyrë në këtë garë në interes të PD-së dhe demokratëve, por nisur nga zhvillimet e fundit si dhe takimet e negociatorëve, sot unë kam bindjen se kush e fiton Bashkinë Tiranë. 

Askush përveç se Jorida Tabaku.

Pse kam arritur në këtë përfundim?

Se është kanditatja më e votuar nga Koalicioni "Për Shqipërinë Madhështore".

Po kështu, avantazhet e tjera me kandidatët e vetëofruar, përfshirë edhe mua apo me ato të propozuar, janë të dukshme.

Së pari, gjuha e moderuar e të bërit opozitë, në raport me regjimin, në krahasim me gjuhën radikale timen p.sh, është ajo çfarë do publiku, përtej edhe PD-së.

Së dyti, është evidente se të marrësh 20,000 vota me 36 kandidatë të tjerë, tregon se këto vota janë jo vetëm përtej PD-së, por edhe përtej zonës gri.

Së treti, është shansi ideal që mbështetësit dhe lobuesit e saj brenda PD-së, si në primare ashtu dhe gjatë fushatës, të dalin hapur e të punojnë më shumë për të dhe për PD-në.

Së katërti, është figura që konfirmon më së miri, "bashkimin në diversitet" të PD-së.

Së pesti, figura e znj. Tabaku do kompleksojë edhe vetë Ramën e Ballukun, se nuk do dinë si të menaxhojnë votat e Ogit, aq më shumë, nisur nga miqësia e hershme që ka me këtë të fundit.

Së gjashti, mbështetja që znj. Tabaku i ka dhëne SPAK dhe Drejtësisë së Re, është një tjetër faktor në mbledhjen e votave  përtej të djathtës dhe të majtës.

Së shtati, fakti që është pjesë e financimeve të Fondacionit Soros dhe të modelit "Soros" në opozitë, është një tregues shumë i rëndësishëm në maksimizimin e votave.

Së teti, gjuha diplomatike dhe në shumë raste mbështetëse e veprimeve të ambasadorëve, sidomos të Yuri Kim, është avantazhi tjetër i znj. Tabaku. Për të mos folur për mbështjetjen që ka përtej Atlantikut.

Së nënti, reagimet e konturuara e të rrumbullakosura ndaj oligarkëve, mbështetës apo jo të saj në 11 maj, me disa prej të cilëve ka ndërtuar me lejet e atij që është në burgun e Durrësit, është avantazh i rëndësishëm i znj. Tabaku në garën për Tiranën.

Së dhjeti, aq i kompleksuar është regjimi ndaj znj. Tabaku, sa kryeministri mbylli Komisionin e Integrimit, kjo si faktor shtesë në këtë fitore të saj, PD-së dhe opozitës së bashkuar më 9 nëntor.

Për të mos folur për mbështetjen absolute që i ka dhënë media, si pushtet i katërt, dhe kjo nuk është pak për fitoren e radhës.

Kandidimi i znj. Tabaku, do obligojë edhe mbështetësit e Veliajt, që kurrësesi nuk do votojnë shoqe Ogin, si arsyeja tjetër e garantimit të fitores.

Aq më shumë që me këtë kandidaturë, zgjidhet një herë e mirë, e ardhmja lidhur me  lidershipin e nesërm të PD-së.

Në këto kushte, është emergjente nga strukturat drejtuese të partisë, nga kryetari, Kryesia e deri te Këshilli Kombëtar, marja e një vendimi historik, për miratimin e kandidaturës së znj. Tabaku, që në llogjikën e mësipërme, më bën të besoj se do e pranoj, mbi të gjitha për të treguar se:

1. Ato 20 mijë vota, megjithë akuzat e ngritura, i ka të merituara.

2. Se nuk ka frikë garën.

3. Se e ka detyrim ndaj demokratëve dhe votuesve të saj.

Do thoni Ju, që ti je ndër ato që e keni akuzuar?

Kjo është e vërtetë, por përsa kohë që po shtrihet dora përtej PD-së  pa ndonjë kusht ndalues apo parim moral,  se nuk ka kriter për ata që na quajtën llum e vrasës, pse të mos bëjmë një hap pas në interes të Tiranës, PD-së dhe opozitës së bashkuar.

PS: Nisur nga fakti që Erion Braçe ka dalë kundra vendimit të shkarkimit të Veliajt dhe po kështu ka bërë fushatë për znj. Tabaku në zgjedhjet e 11 majit, është shansi më i artë, që ai ta bëjë sërish.

9 Komente

  1. M
    Mister ix

    Ardiana me vjene keqe sepse deri dje e ke shahe Tabaken e kafes me demek se se ka vjedhe votat dhe eshte e vertete.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Teta Lili

      Kjo do të thotë qofte me bajga gatuar me salcë domate.

      Përgjigjjuni
    2. T
      Tatjana

      He mij kurva plake. Deri tani i thirrje Sudja tani po i ben lajka. O psikopate ti je per tu mbyll ne spital jo per te dhene mendime per gjera kaq te rendesishme. Ku eshte katandisur PD, pupupu

      Përgjigjjuni
      1. C
        Cicemadhja

        Kte shurren e qi Salia e shum tjer

        Përgjigjjuni
        1. U
          Ushtari.

          O kar-laja duhet qe ta heqi qafe si deputete.Por edhe ajo nuk eshte aq shume budallaqe sa ti.

          Përgjigjjuni
          1. Q
            Qytetari

            Po ti sapo the qe Sudja Tabaku mori aq shume vota se i kishte te blera dhe e kishte ndihmuar Rama me PS. Tani na qenka realisht me e votuara e demokrateve, edhe me e votuar se sa nje 5 stelle si puna jote moj Adriana??? Me duket se ti thjesht po kerkon ta djegesh Joriden politikisht pasi dihet qe asnje nga ju skeni shanse te fitoni por ben mire te reflektosh dhe te permbahesh se Jorida eshte realisht e vetmja nga ju femrat e PD qe ka qytetari, hijeshi dhe flet me empati sic i takon te flasi nje femre. Ka nevoje per zonja parlamenti o Adriana tritoli, jo vetem hajdute dhe ordinere te shkare nga trute.

            Përgjigjjuni
            1. X
              Xxx

              Sa keq që opozita ka këtë nivel që nga kjo plakë e rrjedhur e deri te qeni i zgjebosur sali, sa keq që opozita s'ka asnjë njeriu me parime dhe me gjoks e b...që t'i tregojë vendin Sali shpellarit dhe të beje një opozitë për të qene

              Përgjigjjuni
              1. P
                Populli Gri

                Nqs doni te behet Tirana si ne vitin 1995 deri ne vitin 1998 jeojani votot Tabakut. Tiranes ti vije era sh…e me kioska . Lana te mbushet edhe nje here me ndertesa. Pse e them kete sepse keta te PD nuk te lene te punosh. Nqs Erioni nuk hoqi asne punetor te PDse kjo me politikat e saj do e beje mish mash bashkine per 4 vjet. Dhe do duheedhe 10 vjet te tjera per te shkuar gjrat ne vend.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Adi

                  Të gjitha që thot Adriana tregojnë se si duhet të jet ai që drejton pra sipas Adrianës Sali Berisha duhet të iki nga drejtimi i Partise Demokratike. Pra Adriana me një gurë vret dy zogj, së pari kryetarin e partise.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje