
Gjykata apelit vendosi pak minuta më parë që të shprehet në fund për kërkesat paraprake të palëve për mosnjohje të palës tjetër. Vazhdon gjyqin në themel
Nëse Apeli do të lërë në fuqi vendimin e Zhukrit, do të jetë Sali Berisha ai që do të marrë kontrollin e Partisë Demokratike por kjo do të kërkojë kohë deri sa të regjistrohet Berisha si kryetar. Vendimmarrja e sotme do të njihte Komisionin e Rithemelimit, dhe më pas përmes procedurave do të njihej Berisha, dhe ai më pas do të futet në garë me kandidatët e dalë nga procesi i primareve. Por nëse Apeli do të rrëzojë vendimin e Zhukrit, do të jetë Alibeaj ai që do të futet në zgjedhje me logon e PD-së, ndonëse ai deri më tani ka prezantuar shumë pak kandidatë dhe për Tiranën, ku do të jetë më e fortë beteja elektorale, ende nuk ka një emër. Nëse këtë ‘betejë’ e fiton Alibeaj, për të marrë pjesë në zgjedhje Berishës do t’i duhet t’i gjejë një mënyrë tjetër për t’u futur në zgjedhje, nën siglën e partive aleate. Që do të thotë do të përsëritet skenari i zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit, në të cilat Berisha u fut bashkëpunoi me LSI-PDK, të cilët krijuan koalicionin "Shtëpia e Lirisë" dhe u futën në garë kandidatët e zgjedhur nga ish kryeministri.
Kujtojmë që Sali Berisha ka akuzuar herë pas here mazhorancës, sidomos kryeministrin Edi Rama se po mbante peng çështjen e vulës së PD në Apel, pasi nuk do që të futen në zgjedhje. Por tashmë kjo seancë do të mbahet më 3 mars, teksa ka pasur edhe një reagim nga përfaqësuesi ligjor i PD-së Indrit Sefa. Ai shkruan se më në fund do t’i jepet zgjidhje legjitimitetit të drejtimit të partisë. Grupi i Alibeajt pati dorëzuar edhe një kërkesë para disa ditësh për përshpejtimin e shqyrtimit të kësaj çështjeje.
Pasi u njoh me argumentet e plota të gjyqtarit Agron Zhukri, që më 25 mars i dorëzoi Partinë Demokratike Sali Berishës dhe Komisionit të Rithemelimit, në cilësinë e nënkryetarit të selisë blu, Enkelejd Alibeaj ankimoi vendimin për regjistrimin e statutit logos dhe vulës së re, të miratuara nga grupi i Berishës më 11 dhjetor. Në ankim, Alibeaj kërkon prishjen e këtij vendimi, duke e rikthyer çështjen për gjykim nga një tjetër trupë gjykuese ose pushimin e saj.
Vulen dhe partin duhet ta marre Alibej, partia e tropojaneve te vete tek pidhi i liries dhe argites tu marrin arome Sali berishe me like hajdutin duhet te varen sot