Xhaçka sqaron të vërtetën e akuzave të PD dhe rrëzon Shehajn: Asnjë metër pronë publike! Është një investim privat, në një truall privat, nga investitor privat

23 Qershor 2022, 12:05Politika TEMA

Xhaçka sqaron të vërtetën e akuzave të PD dhe

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar për sulmet e opozitës. Xhaçka tha në parlament se nuk ka shkelur asnjë ligj dhe se investimi i bashkëshortit të saj në hotelin me pesë yje në jug është tërësisht privat.

Fjala e ministres:

U bë një kohë shumë e gjatë që kjo çështje ngrihet nga deputeti Shehaj, herë si deputet i PD së bashkuar, e herë si deputet i gjysma PD-së ku bën sot pjesë, por nuk e kisha besuar kurrë që kjo furtunë e radhës në gotë do të arrinte një ditë të meritonte kaq shumë vëmendje.


Dhe më vjen keq për kolegun që është marrë me këtë punë shumë gjatë, që do t’i jap një përgjigje shumë të shkurtër sepse sinqerisht kjo është një çështje për të cilën s’ke çfarë thua më gjatë.

Përgjigja e shkurtër është që jo, nuk kam shkelur asnjë ligj as unë, as bashkëshorti im, as qeveria, as kryeministri e askush. Nuk jam në konflikt interesi as unë e askush. Këtë e dinë mirë edhe kolegët e opozitës, edhe kolegu që i ka hipur kësaj furtune në gotë si ta kishte kalë beteje. Ose nëse nuk e dinë, do të bënin mirë të merrnin një jurist t’ua shpjegonte sepse është turp të jesh në këtë parlament, të pretendosh që përfaqëson interesat e një pjese të elektoratit e të bësh oponencën e qeverisë, e të mos kuptosh as ligjet për të cilat flet.

Që unë nuk jam në konflikt interesi, këtë nuk e them vetëm unë sepse po ta thosha vetëm unë do të ishte fjala e deputetit Shehaj përballë fjalës time. Këtë e thotë ligji, e ka thënë Gjykata Kushtetuese, e ka thënë ILDKPI. Dhe një përfaqësues serioz i popullit e aq më shumë një parti në këtë kuvend minimumi duhet të kishte bërë detyrat e shtëpisë përpara se t’ju merrte qytetarëve, por edhe kolegëve kohën e vëmendjen. Dhe për të bërë detyrat e shtëpisë do t’i mjaftonte të kërkonte në arkivat e partisë së tij, për raste të ngjashme kur të tjerë përpara tij kanë ngritur furtuna në gotë për të cilat ka folur Gjykata Kushtetuese e cila në asnjë moment nuk i ka ndaluar familjarëve të deputetëve apo ministrave të merren me biznes.

Im shoq merret me biznes që në vitin 1991. Edhe im shoq, si z. Shehaj e ka nisur biznesin si emigrant në Itali, për ta vazhduar më pas në Shqipëri. Dhe pas 30 vitesh në biznes, është angazhuar sot për të bërë një investim serioz, një hotel me 5 yje në Jug.

Tani, qytetarët kur dëgjojnë z. Shehaj që ulërit për statusin e investitorit strategjik, e konfliktin e interesit apo përfitime abuzive nga publikja natyrshëm ju lind e drejta të mendojnë që këtu po bëhet nami. Që këtu po falen prona e fonde e po shkelet ligji e kushedi çfarë tjetër.

Por në fakt, ky investim është një investim privat, në një truall privat, nga investitor privat. Nuk është përfituar asnjë qindarkë nga fondet publike dhe asnjë metër truall pronë publike për ndërtimin e këtij hoteli me 5 yje. Çdo qindarkë e këtij investimi është produkt i punës 30 vjeçare si një biznesmen i suksesshëm të papërfshirë në tendera apo prokurime apo asgjë tjetër që ka të bëjë me përfitimin e fondeve publike!

E dini se çfarë ka përfituar konkretisht? Se jam e sigurt që nuk e dinë as shumë nga kolegët e PD.

Si investitor strategjik, ka fituar të drejtën për të pasur prioritet në lidhjen e kontratës së përvitshme me bashkinë për marrjen me qira të plazhit përpara hotelit.

Një kontratë me kohëzgjatje 1 vjeçare, që duhet rinovuar çdo vit pranë bashkisë, dhe që do ta marrë njësoj si plot 1463 subjekte të tjera që shërbejnë në industrinë e turizmit nga Velipoja deri në Ksamil, me të njëjtat tarifa si të 1463 subjektet e tjera.

Me pak fjalë, si investitor strategjik, që po investon miliona, që do të punësojë me dhjetëra punonjës, që do të sjellë turistë e do të prodhojë ekonomi e të ardhura për atë zonë e më gjerë, ka përfituar të drejtën të vërë shezllonet në plazh.

Ka përfituar të drejtën, sigurinë juridike, që në plazhin përpara hotelit me 5 yje, për të cilin do të duhet të lidhë kontratë qiraje çdo vit, të paguajë tarifa çdo vit, dhe të cilën do t’ua vërë në dispozicion klientëve pa tarifë, siç ndodh në të gjithë botën, nuk do të mbijë ndonjë diskotekë a beach bar i radhës, nuk do të zhvendoset ndonjë i fortë i zonës dhe nuk do të ndodhin ato abuzime sporadike që ndodhin me administratorët lokalë që i lidhin kontratat e qirave edhe sipas qejfit, duke shkaktuar edhe konflikte siç kemi parë shpesh.

Kaq është përfitimi i këtij investimi strategjik, të cilit këtë të drejtë ia njeh ligji, qëllimi i të cilit është pikërisht që të nxisë investimet strategjike, të nxisë bizneset e investitorët vendas e të huaj, që energjitë, kursimet, fondet e tyre t’i çojnë drejt një sektori primar për ekonominë e vendit dhe të ndërtojnë aty investime që prodhojnë ekonomi, e punësim.

Dhe sidomos në një sektor aq të vështirë e sfidues sa turizmi – ku padyshim që do të kishte qenë shumë e lehtë që në atë pronë private të ndërtohej për të shitur duke shkuar për një fitim të shpejtë, në vend të një sfide siç është hoteleria që kërkon menaxhim e punë të jashtëzakonshme, ku ekspozimi financiar është më i madh, ku ekspozimi ndaj luhatjeve të ekonomisë apo edhe zhvillimeve politike, gjeopolitike e deri tek pandemitë, është shumë më i madh – sidomos aty lind nevoja për të përdorur mekanizma që garantojnë që më së paku investimi nuk do të të shkojë dëm sepse s’ke akses në plazh apo sepse s’ke ku vë shezllonët.

Quhen investime strategjike sepse kanë një vlerë strategjike. Sepse duke investuar aty, këto biznese, këto dhjetëra biznese që e kanë përfituar këtë status, janë duke e stimuluar këtë sektor e duke tërhequr investimi investimin e duke krijuar kapacitetet për shpërthimin e jashtëzakonshëm që ka njohur sektori i turizmit në këto vite. Një shpërthim nga i cili përfiton i gjithë vendi.

Dhe të hedhësh baltë mbi këtë, e të ngresh një furtunë mbi këtë, për faktin nëse një investim serioz me 5 yje fiton të drejtën që të marrë me qira e të vërë shezllonet në plazhin përpara hotelit, kjo është qesharake.

Nuk ka asnjë favor. Nuk ka asnjë konflikt interesi, asnjë papajtueshmëri kushtetuese. Dhe nuk e di se çfarë të mendoj, nëse e gjithë kjo është produkt i injorancës, apo i dashakeqësisë. Besoj se është kjo e fundit, sepse duhet vërtet një injorancë monumentale mbi ligjin për të besuar vërtet këto akuza që keni kaq kohë që i përtypni si arrat.

41 Komente

  1. g
    goni

    tregopni pornaret e tokes zoteri tregoni kontratat ,beni transaprence dhe pastaj flasim se ne parlament kemi degjuar tash e 32 vjet lloj lloj gjerash ...letrat ....ato i vene vulen kesaj pune ministre e dashur

    1. O
      O goni o gone o guce o buce

      O goni o karre cfare eshte parlamenti te tregoje letrat ai qe bene akuze te shkoje prokutori o debile i foltore,-nevojtore

      1. S
        Sindikata e Suflaqeve

        Vrap ne semafor nxirr bythen se e bere punen per sot

        1. g
          goni

          injoranca jote me defren .....je i lezetshem per zotin ...elokuent po e po

          1. b
            ben.

            Ja dhe trutharet ,dlenwxhinj te rilindjes. Kjo shoqja ministre e pronon vete se i shoqi ka mare investitor strategjik, delenxhinjte e rilindjes nuk jane dakort. Ore sa te kene kete popull bageti ,olta e edi me shoke do bejne leke te papare. Dhe nuk eshte faji i tyre, kur kenaqen qe edhe femijet e delenxhinjve do paguajne leke per niperit e rames, diskutimi eshte i kote.

          2. M
            Mal Cori

            Opo ça ti bëjmë cmimit të naftës të bukës e të vajit ne, po atje te hoteli I burrit tënd kurrë nuk kemi për të shkuar...... Po Goni atje do ta kalojë vitin prandaj do ta dijë....... . Po kujt I plasi bytha për hotelet tuaja.......

            1. g
              goni

              ke probleme te theksuara me te kuptuarit te gjuhes shqipe ....pac fat ...

            2. D
              Drejtesia

              Nje ministre fodulle, kokeboshe dhe inatcore. Kujton se vleren dhe seriozitetin ta jep posti qe mban dhe jo e kunderta.

            3. s
              shqiptar

              Gam gam gam,po qeve e paster hidhe ne gjygj per shpifje e boll na cate trapin

              1. S
                Shqipo shqipe

                Shpipo nuk e hedhe dot ne gjyqe se ka imunitet parlamentere ndaje shpifin se nuk i denon dot o shpipo shpellash

              2. M
                Ministrja artiste

                O ti artiste, n'a binde me këtë "apologjinë e Sokratit". Ka tre pikëpyetje të mëdha kjo gjë. E para, historiku i truallit... (jo çfarë thotë Artan Lame) E dyta, e morëm vesh se ky Gaçi na qenka biznesmen...por 5M€ nuk n'a o sqarove, madje as nuk rezulton ti ketë pasur ose ketë (ligjërisht).. E treta, po ç'ne hotel ky, ky as nuk është marrë me turizëm, pse qeveria e jote (dmth telefonata e jote tek Klos-kumarxhiu) i jep statusin investitor strategjik thua se eshte MC Mariot apo Hilton etj, etj (Ky është klientelizëm, favorizim, mashtrim, vjedhje dhe korupsion i pastër), vari teneqen çfarë thotë Agron Shehaj... Dhe këtu s'po i futem fare historikut tat në Min. Mbrojtjes tenderat e kontratat dhe operacionet e MEICO-s???

                1. a
                  altin

                  pikerisht .....jo se shehaj eshte qelibar po kjo ministresha genjen hapur fare ,cuditerisht te gjithe keta biznesmenet qe pretendojne s ekane 30 vjet ne biznes shkelqejne kur kane grate ne pushtet apo njereszit e tyre .....kurre sdo merrni vote plehra te majta e te djathta nje mut jeni ,zvarranike

                  1. T
                    Taulant

                    Ore Gomar, po pse duhet ti kesh kesh 5 milion Euro pa te ndertosh? Po bankat perse jane? Po edhe per te mare kredi. Keshtu punojne te gjitha bizneset. Sa per historikun e truallit jam shume dakort qe te behet transparence, por kjo jo vetem per kete rast, por edhe per shume e shume te tjera qe tashme jane tjetersuar.

                    1. M
                      Ministrja artiste

                      Po pse o kërriç gomari. Statusi i investitorit strategjik si merret kur nuk i ke paratë apo kur do ti marrësh (nqs i merr) kredi... Dmth. Merret statusi me përpara apo kredia tek banka... Se ky morri statusin më përpara (se banka nuk ka kolateral dhe garanci për ti dhënë kredinë për hotelin që s'ka garanci dhe dokumente e prova se do të ndertohet. Që ta kuptosh ti o kriç gamori. Siguron truallin dhe/ose Ke paret Ben dosjen Merr statusin

                      1. b
                        ben.

                        Delenxhio Po pse do e mari statusin buri i xhaxhkes, pse mos ta mari ai katunari qe ka token?? Te dy kredi do marin???????????

                    2. v
                      vlonjatet

                      Ku i gjete parate znj Xhacka per te bere investimin ? Njerezit nuk jane as budallenj e as naive .Jane leket e korrupsionit tuaj.

                      1. S
                        Shehaj homosexuele ju betohem eshte i tille

                        Nuk ka cfare sqaron nese ke fakte qe ka abuzuar shko ne prokurori nuk ka nevoje per show parlamentare .....parti e derrave PD eshte ndertusr ne baze te shpifjeve ik shoku ne prokurori eshte e thjeshte beje denancim nese ke fakte nese nuk ke mbylle gojen

                        1. G
                          Gazi

                          po ne fakt te drejten e perdorimit te plazhit e ka marr me nje kompani tjeter, ne emer te kunates tuaj amerikane- tani po na del qe e paska marr bashkeshorti juaj? pra ka mashtruar qe i perket kunates tuaj? edhe marrja e statusit investitor strategjik eshte ne kushtet e konfliktit te interesit pasi per sa kohe ju jeni vendimarrese ne Keshillin e Ministrave per dhenien ne perdorim te brigjeve e cila jepet meVKM. qellimi i statusit eshte perfitimi i prones publike kryesisht. nese ju nuk keni perfituar prone publike pasi po ndertoni ne toke private perse ju duhet statusi? per te pershpejtuar lejen e ndertimit?

                          1. K
                            Klimax

                            E ç'kanë më shumë oligarkët rusë? Jepi Xhaçka, vidhni sa të mundni në pronat e Bregdetit, pronat e prindërve dhe gjyshërve tanë! Ky është shteti shqiptar, këto janë ligjet e tij, i zoti është ai që di të vjedhi! Mallkuar qofshi!

                            1. E
                              E verteta e vertete

                              Si shpjegohet qe pronaret e tokes ne Dhermi qe kane dhe AMTP nuk e kane marre ende token sipas ligjit dhe po sorrollaten nga ASHK

                              1. S
                                Spak

                                Te dy komentuesit lart kane problem me shqipen e shkruar! PD eshte Partia me e korruptuar qe bashke me Saliun ne krye kane vrare me mijera njerez te pafajshem! Agroni u be milioner me Call Center! Le ta hedhe ne gjyq Xhacken! Ngadale ngadale do t'i japin llogari ketij populli!

                                1. B
                                  Bureto

                                  Nuk ia vlen te komentosh fare, por detyrohesh: Keta, sidomos ata te "non grates" nuk e kane problem, që kur gjerat, shpifjet apo aludimet quajini si te doni nuk u dalin, ta dredhin si rendom e ka bere ne keto 30 vjet, plaku germuq, "Ustai" i tyre ne kete profesion, pra te shpifjeve apo gjysem te vertetave qe siç dihet, jane dhe genjeshtra me e madhe. Kujtoni vetem se ç'i punoi Fatos Nanos Ustai, deri sa e futi dhe ne burg dhe me pas (per faj te 'legenit' Nano), pa i u dredhur qerpiku, në nje takim me Nanon ne Pallatin e Brigadave, para gazetareve deklaroi: "Mos i merrni seriozisht ato qe kam thene (per Nanon) se kam bere politike me to?!. A ka me qelbesirhane se ky takëm politikanesh. Me vjen keq që, pa qene nevoja, si Noka, Paloka e oka te tjere, në llumhanen e quajtur ende Parti Demokratike, bie edhe Agron Shehaj. Gjynah, që të thuash pastaj se po fjete me qen, gdhihesh me pleshta!

                                  1. S
                                    Salih

                                    Degjo, bèj qejf...ky vend, fytyra si e jotja do...ti "ke te drejte"...

                                    1. P
                                      Patronazhisti

                                      Kam 30 vjet qe pres te fitoj te drejten mbi token ku gjyshi hodhi gjithe pasurine e tij duke punuar si mjeshter murator nga Australia ne Amerike. Te ndertoj diçka ne kujtim te emrit te tij. Por jo. Me thonë xhaçkat ripjellese te zyrave te ripjelljes " jepja ndonje ndertuesi qe e ka mire me Ramen, dhe të shohim çfare ngelet ndonje gje per ty" Kujt I tregon arrat moj karakurvë karakolli? Moj zorzope pabukse qe na qenkeshe strategjike !? Ske faj. Keni marre me pordhe kete punen e prones. Ky Vini gangsteri merr shume persiper. Harroni qe e drejta e prones eshte mbi te drejten e jetes. Tallni bythen edhe per ca kohe se aty ne bythe do te ti futin keto dokrat strategjiste. Kuçkë!

                                      1. B
                                        Bregdeti

                                        Patronazhist. Jam ne te njejten situate si ti prej 30 vjetesh. Nuk e kuptoj mekanizmin qe gjejne keta per te blere token ne bregdet, kur as ish-pronaret nuk e marrin dot. Edha ata qe kane marre ndonje pjese, e kane "ne perdorim" por nuk behen dot pronare...Kta "strategjiket" i hapin dyert me nje "çelës special"...

                                        1. G
                                          Gota

                                          O “ patronazhist” , fjalori qe perdor, tregon se je stervitur duke ju drejtuar me te njejtat fjale rrugaçerie femrave qe ke ne shtepi. Nje burre, ne plot kuptimin e kesaj fjale, kurre nuk i fyen femrat me epitete poshteruese, sa per “ gjyshin” tend qe nuk ekziston ne ato vende qe thua ti, gjej nje genjeshter tjeter, se nuk ka pare as tiranen me sy, lere pastaj Ameriken e Australine!

                                          1. P
                                            Patronazhisti

                                            Gota ! Qenke perfitues strategjik, ne mos ndonje dashnor i xhaçkës. Degjo zagar cfaredo qofsh. Ka njemije menyra per te te gjetur. Fute gjuhën brenda, para se të "shtrëngosh" dhëmbët. Mos bej karderrin kur sdi te fluturosh.

                                            1. B
                                              Bregdeti

                                              O Got'e thyer. Nuk mbulohet dielli me shoshe. Ne se gjuha qe perdor "Patronazhisti" eshte e papershtatshme per nje femer normale. ajo eshte plotesisht e drejte kundrejt nje femre hajdute, te pacipe dhe genjeshtare ne te njejten kohe. Ti, me mire mos diskuto gjuhen e perdorur, por argumentat. Ato jane kryesorja... Sa per gjuhen.... o eshte bere burdello parlamenti, o nuk ka vend tjeter ne Shqiperi ku banaliteti dhe vulgariteti jane ne rend te dites.

                                          2. s
                                            sulo Permeti

                                            Kjo zonja xhacka,i ka shume qejf leket "pa djerse",ka pak kohe,por njerzit nuk harrojne,se kjo zonje u martua dikur, me djalin e boses famekeqe se firmes piramidale,vetem per lek.Tani prishi nje familje tjeter dhe u rimartu me nje bos piramidal me lek te dyshimta,sikunder thuhet gjithandej per z. Gaci. Justifikimet jane te kota,xhacka eshte ....lojtare e rende!

                                            1. F
                                              FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

                                              Per cilin 'bashkeshort' flet Xhaçka per ate qe kur ish investitor strategjik nderzentem nje lope tjeter e ka dy femije,kur ish deputet e nderzente dy lope njeheresh apo tani qe nderzen Xhaçken qe si thote dixhitali Sali nderzehej nga vellai i Edvin QIrratait......

                                              1. E
                                                Ehe

                                                Edhe Berluskoni thoshte qe ishte biznesmen i suksesshem dhe njerezit qeshin se e dine qe ka qejf te tregoje barcaleta. Dardha e ka bishtin prapa e fo kete dhe ketu ne Shqiperi nje proces antikorrupaion heret a vone. Se jo vetem qeveria, por dhe Spaku e kap lepurin me qerre

                                                1. E
                                                  E verteta e vertete

                                                  Perse e censuroni komentin zoti Baze????

                                                  1. B
                                                    Bojaxhiu

                                                    Sa more ne dore nga Kastrati per bazen ushtarake te Sarandes.. 500 mije euro apo jo

                                                    1. J
                                                      Jim

                                                      Na mbushe mendjen bej transparent pronat qe more kur ishe ne MM !

                                                      1. P
                                                        Po unë ,çfarë i bie të jem??hahaha

                                                        GAÇE biznesmen??????

                                                        1. D
                                                          DETI

                                                          Tani valle e mesuat qe bashkeshorti i Xhaxhkes eshte veteren e bos i korrupsionit dhe mashtrimit? Ne qoftese doni me shume lexoni shkrimet e Kastriot Myftaraj per korrupsionin e familjes gjakpirese.

                                                          1. E
                                                            Emiljano

                                                            Beni qef,ai vend eshte per tu vjedhur mos e rruni fare.Ska vlere fjala apo faktet ne shqiperi,edhe sikur ye kapesh me presh ne dore ,nuk do tja dije njeri fare

                                                            1. R
                                                              Rrebeli

                                                              I karakurve, putane e degjeneruar qe te lene ne dore mbrojtjen e punet e jashtme!! O ndyresire ti e gjithe ata qe ke rrotull aty ne foltoren e parlamentit!! O hajdute o plere qe na vodhet e na zhvatet!! Ke ftyre e del te sqarosh!! Po perse ca te tjere nuk marrin dot pronat e tyre, ndersa ju mund te merrni pronat e tyre dhe te investoni parate e droges dhe ta quani vetem edhe investitor strategjik!! Far e keqe ju dhe keta qe hallin e kane ke PD-ja se ajo po na vjedh sot!! Kuku moj nan- thone Shkodranet

                                                              1. I
                                                                Ilirjan Velaj

                                                                Mjafton marrja e statusit "investitor strategjik nga bashkshorti juaj(per me teper nje koncept I gjeneruar nga qeveria ku je pjese)qe te krijon direkt perceptimin e korrupsionit PS deri me sot nuk Kam pare ndonje plan strategjik te zhvillimit te vendit te publikuar nga qeveria

                                                                1. T
                                                                  Tomi

                                                                  Olta xhacka qe kur kam marre vesh se te ka qire imer lala ne zgjedhjet e parafundit ne diber te kam shumezuar me zero. Kete e dinin nje numer i madh banoresh ne diber. E kuptoni kush eshte kjo buce tani, cfare nuk mund te bej kjo sharrabajke!

                                                                  1. M
                                                                    Marija

                                                                    Sa gjynah ministrja ????

                                                                    Lini një Përgjigje