Xhelal Mziu nuk e bën më atë gabim, mbështet publikisht Berishën: Ai ka qenë, është dhe do ngelet njësh

17 Maj 2025, 11:37Politika TEMA
Xhelal Mziu nuk e bën më atë gabim, mbështet publikisht

Ndërkohë që tashmë kanë nisur zërat brenda Partisë Demokratike për dorëheqjen e Sali Berishës, pas humbjes dërrmuese në 11 maj, ka nisur dhe mbrojtja e tij, nga njerëzit besnikë.

I pari që ka shprehur mbështetjen publike për Berishën, është Xhelal Mziu.

“Sali Berisha, ka qenë, është dhe do të ngelet 1”, shkruan Mziu, i cili me sa duket nuk ka ndërmend ta bëjë më gabimin që t’i kundërvihet Berishës.

Kjo, duke qenë se në fillim të përplasjes së Sali Berishës me Lulzim Bashën, Mziu ishte në grupin e Bashës.

Por kur e pa që balancat ndryshuan, vendosi të kalojë me Berishën.

Dhe do jetë me të, deri në fund, me sa duket.

Sepse sa më gjatë të jetë Berisha më PD, aq më gjatë do jenë edhe Mziu, Paloka, Noka, Vokshi etj, që janë dhe arsyeja pse Partia Demokratike veç humbet.

4 Komente

  1. D
    Demokrati idealist

    Fuck off saliu e mziu !Jeni fytyra të urryera për shqiptarët.Bye,bye në 2029 ????????????????????

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vjosa

      Do mbetet NJESH PER SHKATERRIMIN E SHQIPERISE DHE VRASJET QE KA BERE.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kutuzovi

        O Xhelal! Te rruat Saliu,t'a kesh me shendet, thefshi rruazen e qafes me ndonj hendek.

        Përgjigjjuni
        1. r
          robi

          Xhelo mendjeziu hipur mbi gomar me tupan ne dore rrumlluar tape me 10 mije lekesha mbuluar ballin duke ecur neper rruget e bathores.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje