Ylli Manjani: Këta që thanë se u dhanë 200 mijë dollarë për non grata-n e Berishës, tani po paguajnë 6 milionë për t’ja hequr

29 Prill 2025, 19:30Politika TEMA
Ylli Manjani: Këta që thanë se u dhanë 200 mijë

Ylli Manjani ka komentuar kontratën e fundit të Partisë Demokratike, për heqjen e non gratas së Sali Berishës.

Sipas tij, këta që deri dje thoshin se janë paguar 200 mijë dollarë për të shpallur non grata Sali Berishën, tani po paguajnë 6 milionë dollarë për t’ja hequr.

Postimi i Manjanit

“Ore se janë disa që më thonë se "përse krahasoj rastin Mekgonigal me këtë të financimit të PD"?

Tani, përveç faktit se më do qejfi, po ju sjell në vemendje dy fakte të tjera që lidhen me njëra-tjetrën:

Së pari, nga hetimi amerikan i Mekgonigal kemi mësuar se Agron Neza i dha atij 200 000 dollarë si hua.

Këtu tek ne kjo u shit nga PD se ato pare janë dhënë për llogari të Edi Ramës që Mekgonigal të bënte Berishën non grata. Apo s'është kështu?!

Së dyti, këto kohë na doli një Nuredin Seci që për llogari të PD paguan 6 milionë dollarë për ta hequr nongratën e Berishës. 

Dhe këtë nuk e thonë kundërshtarët e Berishës këtu, por kontrata që ka nënshkruar zyrtarisht Flamur Noka.

Pra, në finale u dhanë 200 000 për t’ja vënë dhe po jepen 6 milionë për t’ja hequr.

A janë fakte këto, apo po i shpik unë?!

Nuk u pëlqejnë?

Dakord, po s'është faji im.

Jalla..

P.S. Nëse sjellja në vemendje e këtyre fakteve publike më bën me Ramën, megjithëse nuk votoj as atë, atëherë me Ramën qofsha mo! Ç'a është ky muhabet kalamajsh?!

12 Komente

  1. c
    c

    Je i vonuar o Ylli, tani KM po i perendon Ylli i vet e s'ia ka terezine te merret me yllin tend.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tankist

      Kryeministri i ka ne xhep 4 vjet, koha juaj ka perendu mr kohe o c

      Përgjigjjuni
      1. t
        tankisti qe i kom shkerdhy motrat

        O te qifsha motrat patronazhiste tankiste

        Përgjigjjuni
    2. A
      Aron

      Me mire vone se kurre, edhe pse ke derrasa manget, por keto jane fakte qe nuk i mohon dot askush. Madje edhe Neza nqs do ti kishte dhene keto 200 mije per ti vene non-graten Saliut, do ta kishin denuar edhe ate per korrupsion ne Amerike, por keta mortje genjejne budallenjte.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Marko

        varet si paraqitet ne deklaraten e dekriminalizimit lobimi per non graten baraz me arrestin ne burg te Ilirit per nje mandat te pavlefshem dhe zevendesuesi i drejtperdrejte i Berishes ne tetor

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rezi

          Je i saktë Ylli e bën mirë që je i drejtpërdrejtë e sa për c-në, të kesh emrin ylli, s’do të thotë gjë, se kemi ylli rakipin që ju shpon sytë përnatë shqiptarëve, por se po perëndon ylli i Ramës? As vetë nuk e beson, e thua se ke urrejtje dhe të janë errur sytë nga krimineli Berisha. Merre me mënd, as emrin s’e shkruan, vetëm iniciale… hahaha.

          Përgjigjjuni
          1. E
            E ngulen qe e ngulën ,lereni se e klshon vete

            Vetëm një gabim të vogël ka Manjani, aty ku thotë se ja ngulën me 200 000 dhe duan t'ja heqin me 6 milionë ta kishte vënë me dyqind ja ngulën dhe 6 milion e spo ja çkulin , hajde të ngulut po ca më keq por tu çkulur I gjori B. He ç'po heq

            Përgjigjjuni
            1. T
              Turi L

              Ti haron nje fakt shume te rendesishem. SB dhe familja nuk shpetojne pa paguar $100 mil. Dhe heqja e non grates do zvaritet per 8 vjet.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Marko

                shume e sakte por edhe metri katror ka vajtur 10000 euro

                Përgjigjjuni
              2. L
                Lat nam

                Kur venia behet me para ne dore, heqja behet me para, por kete here me kontrate dhe pa korruptuar FBIne

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Bee Gees

                  E gjithe kjo eshte loje e amerikaneve.ATA e dine qe Berisha ka shume para te vjedhura dhe do t’ja xhvatin avash avash. Jane te zgjuar

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Bislimi jo tropojani Seci i Sales

                    Si ka mundesi qe tropojani Neza ja ve tropojan Sales per 200 mije dhe tropojani Seci do tja heqi tropojan Sales per 6 milion. Kush tropojan del me i forte tropojani qe ja ve tropojanit apo tropojani qe do t'ja heqe tropojanit.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje