
Enkelejd Alibeaj ka thirrur sot në mbledhje Grupin Parlamentar të PD, që ka nisur që prej orës 13:00. Në mbledhje mësohet se Berisha ka kërkuar dorëheqjen e Alibeaj si kryetar të Grupit Parlamentar të PD. Sipas Berishës, Alibeaj po mbron interesat e Lulzim Bashës.
Pjesë nga debati:
Berisha: Rishiko pozicionin sepse ti punon kundër PD për interes të Bashës i cili kontrollohet nga Rama. Përbashkimi i PD ka pasur vështirësi, por ekziston një vullnet i gjerë si në bazë si të deputet për të zhbërë një periudhe të shkurtër përçarje. Duheshin bërë hapa në këtë drejtim. Por një njeri dha dorëheqjen iku dhe pasoi një zinxhir ngjarjesh. Ai mbart me vete të vërteta të hidhura si dosjen ruse. Unë e kam mohuar vetë, por dolën gabim të dhënat që kisha unë. Por ka edhe një gjë tjetër. Pa asnjë tagër Alibeaj padit PD në gjykatë. Padit një proces që demokratet e kanë pranuar. Yuri kim ka bërë presion në gjykatë.
Alibeaj: Kam shumë respekt për ju doktor. Por në cilësinë time duhet që ta apeloja vendimin e gjykatës. Unë nuk e kam bërë në titull personal ankimin. Vendimi i gjykatës mendoj se është i paligjshëm, kur të flasë Apeli do e pranoj i pari. Ti pushtove selinë se s’ke kohë. Do të hiqesh si triumfator. Është i paligjshëm. Ai vendim nuk është i formës së prerë.
Po Bashën kush e mbështeti deri më 9 shtator 2021,apo gabim edhe kjo,po mirë more Sali gabim që mbështetje Bashën,gabim me të dhënat për çështjen ruse,a e din sa gabime mund të të rendisim?Sa ke pagu për çështjen që ke hap në Paris se ke premtu se do e thoje?Me si po vepron ska më keqardhje për ty,ke konsumuar gjithçka.