Zbardhet fatura e kripur, ja sa kushtojnë karriget e djegura! Paratë do mbahen nga rrogat e deputetëve

1 Tetor 2024, 17:23Politika TEMA
Zbardhet fatura e kripur, ja sa kushtojnë karriget e djegura! Paratë

10 milionë e 500 mijë lekë të vjetra është dëmi total i përllogaritur nga institucionet e Kuvendit të Shqipërisë, për shkak të kaosit të shkaktuar dje nga deputetët e opozitës. Fatura e kripur financiare i referohet 30 karrigeve që deputetët nxorën nga salla e seancave plenare dhe i dogjën me benzinë.

Për shkak të tensioneve në sallë dhe vendimit të kryeparlamentares Elisa Spiropali për ndërprerjen e mandatit të kolegut Ervin Salianji, sepse u dënua me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit, deputetët demokratë morën karriget e tyre dhe i dogjën.

Mirëpo, nga një përllogaritje zyrtare, ka dalë se vlera për copë e karrigeve ka qenë 350 mijë lekë të vjetra.

Rinovimi i fundit i ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë është kryer në vitin 2010 dhe çdo gjë e financuar nga paratë e taksapaguesve shqiptarë. Siç është njoftuar zyrtarisht, nga shërbimet e Kuvendit është ngritur një grup i cili do të vlerësojë të gjitha dëmet materiale dhe kostot do të mbahen nga rroga e deputetëve "problematikë".

“Në përfundim të këtij vlerësimi, deputetët e përfshirë do të ngarkohen me përgjegjësinë e dëmshpërblimit të plotë financiar. Karriget e djegura prej tyre nuk janë të tyret, po janë të popullit shqiptar dhe janë blerë e mirëmbahen ashtu si edhe të gjitha pajisjet e tjera, me taksat e shqiptarëve.

Zëvendësimi i plotë i tyre dhe i çdo pajisjeje tjetër të dëmtuar do të bëhet ekskluzivisht me të ardhurat që do t’u mbahen nga paga deputetëve të përfshirë”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Kujtojmë se, opozita ka paralajmëruar mosbindje civile pas atij që ajo e quan "burg politik" kundër tashmë ish-deputetit Ervin Salianji. Protesta e parë kombëtare është njoftuar më datë 7 tetor në Tiranë, ku pritet të ketë radikalizim të aksionit opozitar, deri në bllokime rrugësh.

29 Komente

  1. S
    Sali RRUMPALLA

    no problem . paguan VAMPIRI me leket e FEMIJEVE AUTIKE

    Përgjigjjuni
    1. j
      jevgu

      KETA DUHEN ARRESTUAR DHE DENUAR PER SHKATERRIM TE PRONES PUBLIKE ESHTE LIGJI DHE PSE NUK ZBATOHET? CA KARIN 10 MILION LEKE?!?!?!??!?!?!? NESER KETA HORDHI BASTARDESH DO TE DJEGIN GODINEN E PARLAKARIT DHE DO TE VESH TE PAGUAJNE??????? WHAT THE FUCK IS WRONG ME PROKUROLESHET E POLICINE?????

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zoni

        Ohhhhhh sa shume do paguajne 350 euro per karrike. Kaq paguhet nje dreke modeste ne Tirane pa vere. Vetem me uje.

        Përgjigjjuni
        1. I
          I juaji Blendi Gonxhe -zv I Benet Becit

          Shokë !! Me kaq lekë unë fshi b... cdo mengjes. B... time dhe te Eldës. I paguaj unë të gjitha jap edhe shperblim atyre qe I dogjen. Prisja ta bënte Benet Beci kete gjest por ai eshte skuth kur vjen puna ke leket. Hajt'mo. Vetem kerkoj nga opozita qe ta lere rehat Ramen kete kohe se eshte tmeresisht I merzitur. I kishin premtuar postin e NATO-s por ja futi ai hollandezi Rutte. (!?). E dyta here qe ja dredhin. I premtuan ta bejne Pape ne Vatikan dhe ja drodhen. E gjejne si trap kete. Po e zgjidhi vete do behet Pape Bektashi. Plasen te gjithe nga inati. Nejse po bej pagesat e karrigeve dhe po ju jap edhe nje dreke ambasadoreve se edhe ata u shqetesuan. Tre here I numuruan karriget. Ju rezultonte gjithmone gabim numuri. Po I ndihmoi Luli shoku I Ymerit dhe Tualetit. Sajonara shoke.

          Përgjigjjuni
      2. a
        anonim

        tu mbahet rroga per demin jooooo nga taksat

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tironsi i Vjetër

          Çfarë gazetarësh jeni ju, o injorantë? Ku ka lek të reja dhe të vjetra? Ka vetëm lek shqiptare. Jeni 60 vjet prapa, o qorra.

          Përgjigjjuni
          1. 1
            1

            Pavaresisht qe keta nuk i kane problem parate,pagesa e demit eshte gjeja me normale.Anormaliteti do ishte qe keto te paguheshin nga taxapaguesit.Jo vetem kariket po cdo dem i shkaktuar duhet te paguhet

            Përgjigjjuni
            1. T
              Te Arestohen Organizatoret

              Rende po e denoni Fashizmi me 10 500000 leke te vjetra nda per 24 batione (deputete) i bije me nga nje KAFE???? cfar denimi ?? Ata duhet te futen ne burg me ne krye Sali ulerimen dhe Monika duke kercyer hedh kariken e fundit ne FLAKE . Ta gjej SPAK pse eshte aq e gezuar ne te kundert jeni bashkepuntore ,ju intereson te gjitheve REMUJA pervec Popullit qe mezi ngrys muajin sidomos nga vapa harxhimi i energjise ELEKTRIKE ??? Shume Turpe per Drejtesine ne qofte se Toleron te tilla akte vandale .Cdo gje u pa nga Televizori i gjthe populli deshmitar per ato qe ben RRUGACET e PD-se

              Përgjigjjuni
              1. L
                L.Xh

                Siç bënë dëmin njëherësh, ashtu edhe zhdëmtimin, financa e parlamentit, tua mbajë nga rroga e rradhës më të parë. Nuk ka tolerancë. Po të kenë kundershtime, zjarrvënësit, ti drejtohen gjykatës.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Latif Dreqi

                  Hajde o mu ne vere te mitres komuniste qe i polli, 350 mije nje karrige..

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Begu

                    E thotë aty pra. Janë bërër në 2010 kur ishte Viçidolsi kryeministër.

                    Përgjigjjuni
                  2. P
                    Pelo Labi.

                    Ti paguajen koker me koker tu mbahet nga rroga e tyre se nuk e Kan te vogel.ju eshte ritiro shum hunda por do ju futet ne byth.

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      Vala

                      Duhet ti shtohet edhe vlera e benzines.

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kris

                        I paguajne shqiptaret se partia demokratike u del zot me paret qe merr nga buxheti

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Svetllana

                          Hahaha! Vlera e karrikeve nuk eshte as 0.0001% e parave qe ka hedhur ne katin 8-te agjentura serbo-greko-ruse per te shkaterruar e djegur gjithe Shqiperine.

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            S.B

                            Nuk mjafton pagesa. Po imazhi i dëmtuar sa kushton ?

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Krimi gjithnje denohet me dhjetefish

                              Ore po edhe fatorinot e Tiranes nuk denuan per leket qe vodhen po u futen burg per krimin . C'do vlere duhet te paguhet me dhjetfishin pastaj ata qelbaniket shkuan me paramendim te pregatitur me shishe benzine neper canta te atyre bibave , ndeshkimi duhet te jete ekzemplar qe kushdo qe ben ake te tilla ta pyese mire menderen . Pa mendoni sikur nje qytetar i thjeshte te ndeze nje zjarr te tille ne mes te Tiranes sa denohet .

                              Përgjigjjuni
                              1. u
                                uskania

                                Të paguhet edhe një gjobë!

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  Llogaritari

                                  Llogarisni pak edhe vleren e sotme te karrikeve duke shtuar perqindjen e inflacionit per cdo vit, per te qene te sakte

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Sajmir

                                    Në qoftë se nuk u mbahen lekët e dëmit këtyre deputetëve rebelë që janë mësuar me të tilla veprime,atëherë ti paguajë Spiropali dhe Rama

                                    Përgjigjjuni
                                    1. T
                                      Tiransi europian.

                                      Me duket e drejte dhe duhet te ekzekutohet menjehere pagesa demit. E njejta gje duhet te ndodhe sa here qe partite politike bejne manifestime e protesta, ne lejen qe marrin, persot e autorizuar nga partite, organizatoret, duhet te vejne si garanci prona, duke filluar nga shtepite e tyre e ne vijim. Vetem keshtu do kompesohen demet qe i shkaktohen prones publike dhe asaj private. Proçedimi i deputeteve qe moren pjese ne djegie te katrikeve dhe demtim te prones se parlamentit eshte me se i drejte. Sa me shpejt te denohen me para pwr demin aq me mire eshte per ata dhe shoqerine. Trapat duhwt ta marrin vesh dhe respektojne shtetin ligjor.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. A
                                        Agron

                                        Asnjërit prej deputetëve rebelë të PD-së nuk i plas by.. për Salianjin por kanë hallin e madh të bëhen sa më besueshëm tek babë Salla e në popull për tu përfshirë në listat e deputetëve

                                        Përgjigjjuni
                                        1. S
                                          Shqiptari nga Kosova

                                          Si su ngopen keta hajvanet e PD-se duke djeg qe 34 vjet çfare tu dali perpara?!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. Analist

                                            Berisha kriminel hsjdut nongrata na merziti jetennuk doli nje. .....te shpetonim.O hajdut te iku samari menjane me perendine se vetem ta regullon.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. T
                                              Tanush

                                              Kush nga partite politike qe ka bere portesta duke shaktuar demtime ka pagur per demet. PD eshte rekordmene e shkaterrimit dhe nuk i ka hyre gje ne kembe. PS nuk mbetet pas. Sic kane bere do bejne prape....populli fryn syte.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. K
                                                Ka per te tere mut per te ngrene ....

                                                Si pa "dashje" doli edhe vjedhja ne blerjen e kar-ikeve nga 50 mije leke te vjetra jane faturuar me cmim 350 mije leke te vjetra, nuk ka me vjedhje me 20-30% por me here si ne kete rast 7 here me shume. Populli si gjithnje kar rri e veshtron plehrat e te dy grupimeve qe i ka zgjedhur per t'i [erfaqesuar. Nga populli mut u befte mire, po perfaqesues mut do te dalin.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. D
                                                  Dakord

                                                  E shef që edhe nga karriget ka vjedh bsnda e sali kërmës??!!!

                                                  Përgjigjjuni
                                                2. A
                                                  Arditi

                                                  Lajmi me i mire qe kam degjuar keto dite

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. P
                                                    Pim Ceku

                                                    Normale , kush demton duhet te paguaj,keta idiotet cdo gje e bejne per nje karrige ne parlament ,pranojne te poshterohen,te servilosen , te shahen , te rrihen vetem per ate karrige por , jan aq budallenj sa edhe kur e kan e djegin. Mendoj qe jo vetem ta paguajne , se ua kemi bler ne por, mos tju japin tjeter sepse nuk din ta mbajne , le te rrin ne kembe se ulur ishin dhe u hante suma ne karrige.

                                                    Përgjigjjuni

                                                    Lini një Përgjigje