Zbulohet data e mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive Shqipëri-Mali i Zi

14 Shkurt 2023, 19:54Politika TEMA

Zbulohet data e mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive

Në 27 shkurt do të mbahet në Podgoricë mbledhja e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit te Zi.

Rama dhe homologu i tij Dritan Abazovic do të diskutojnë projekte dhe çështje konkrete bashkpunimi midis vendeve.

Kujtojmë që kjo është mbledhja e dytë që realizohet mes qeverive, ndërsa në takimin mes dy kryeministrave në Ohër  vitin e kaluar, është diskutuar për projektin e ndërtimit të përbashkët të urës mbi Bunë, edhe më datë 27 do të jetë prioritet dakortësia për realizimin e këtij projekti edhe në rrafshin financiar.

Synimi për ta kthyer lumin Buna në një atraksion turistik dhe hapsirë lundruese për jahtet dhe anijet do të diskutohet  gjithashtu në këtë mbledhje duke paraqitur projekte konkrete nga të dyja palët.

 

2 Komente

  1. I
    I. Hoti

    Do perfitojne shqiptaret ,dhe turizmi ne Shqiperi. Asnje investim i madh nuk eshte bere ne lidhjet toksore me Shkodren. Asnje tabele sinjalizuse per Tiranen deri ne shtatorin e kaluar nuk kishte ne anen e Podgorices. Pa shkuar ne Lezhe ka sinjalistike per Podgoricen--dhe mire behet--." Dy vitet e fundit ka filluar rruga me 2 korsi nga Podgorica ne Tuz...ndoshta ne Hani Hotit. Ndertimi i URES mbi Lumin Buna tregon perpjeken e qeverive per permirsim cilesore te mardhenieve reciproke. Sa me shpejt e me mire!

    Përgjigjjuni
    1. z
      zalli

      Endrra e madhe,Shqiptaret me njeri tjetrin ,

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje