Analisti Fitim Zekthi ishte i ftuar në një emision televiziv teksa ka folur mbi përplasjet në parlament mes opozitës dhe kreut të SPAK, Altin Dumani gjatë raportimit të këtij të fundit për punën e institucionit që drejton, gjatë vitit 2024.
Zekthi thekson se qeverisja aktuale ka një korrupsion në çdo qelizë të saj, saqë e ka kalbëzuar atë.
Më tej shton se opozita duhej ta kishte SPAK si aleate kundër këtij korrupsionit të qeverisjes Rama. SPAK sipas tij po godet të paprekshmit.
"Kjo është qeverisje e kalbëzuar në çdo aspekt, e korruptuar në çdo qelizë, herët a vonë kjo qeveri do të përmbytet nga akuzat. Opozita nuk e kapitalizon sepse nuk e sheh SPAK si aleat në luftën kundër korrupsionit njësoj si Rama.
Opozita do të duhet ta shihte si aleate, sepse SPAK në 35 vitet e pluralizmit, ka prekur të paprekshmit, gjë që para se të krijohej SPAK s’mund të prekeshin, Ka dëshmuar dhe shpresohet se njerëzit mbi ligjin një ditë nuk do të kemi dhe opozita duhet ta çmonte." - u shpreh Zekthi.
Cja ke fut kot. Opozita e ka bere te qarte se nuk eshte kunder krimit e korrupsionit, por eshte kunder kujtdo qe ju cenon non graten.