Zelensky telefonon Ramën, zbardhen temat e diskutimit

26 Maj 2025, 16:45Politika TEMA
Zelensky telefonon Ramën, zbardhen temat e diskutimit

Dhjetë ditë pas samitit të Komunitetit Politik Europian, që solli në Tiranë 40 liderë të BE-së dhe më gjerë, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama.

Përmes një postimi në platformën ‘X’, Zelensky bën me dije se ka patur “një bisedë të mirë me Kryeministrin e Shqipërisë”.

Ai sqaron se ka informuar Ramën për sulmet e vazhdueshme ruse dhe se shefi i qeverisë shqiptare do të marrë pjesë në Samitin Ukrainë-Evropa Juglindore.

“E informova për sulmet e fundit ruse me raketa dhe dronë. Këto sulme tregojnë edhe një herë se Rusia nuk ka ndërmend t'i japë fund luftës. Kjo është arsyeja pse na duhet një presion mjaft i fortë për ta ndaluar më në fund.

Ne mbështetemi në të gjitha hapat e nevojshëm në këtë drejtim që do të ndërmerren në të ardhmen e afërt. Gjithashtu diskutuam bashkëpunimin tonë me partnerët evropianë dhe unitetin tonë.

E ftova Kryeministrin të marrë pjesë në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore, dhe Shqipëria do të përfaqësohet. Faleminderit, Shqipëri, për mbështetjen e Ukrainës dhe popullit tonë”, shkruan Zelensky.

6 Komente

  1. R
    Rita

    Hahaha i ka kerkuar suport moral. Nga ai malli qe te rrit moralin

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cutter

      Meqë kur ndodhte gjenocidi i Millosheviçit na u gjendët pranë si Ukrainë, meqë ju bashkuat gjithë Perëndimit dhe gjysmës së shteteve të planetit në njohjen e Kosovës duke na qenë në krah në kohë të errëta, meqë jeni miq të mirë jo vetëm kur keni interes por edhe kur ne kemi nevojë për miq të sinqertë në dallgët e historisë që kalojmë , ne ju jemi mirënjohës. Keni dhënë gjithnjë shumë më tepër nga ç'keni marrë nga një vend kaq i vogël sa ne....

      Përgjigjjuni
      1. o
        o

        A e ka njohur akoma Kosoven ky Zoteria?

        Përgjigjjuni
        1. X
          X

          Bo bo ku ka arritur Zhelja, kerkon suport (mbeshtetje) nga corapekuqi Ed ish gruaja e Bilalit. Lufta mbaron pasi kater krahinat me popullsi 90 % ruse do te clirohen dhe ti bashkohen plotesisht Federates Ruse. Nuk do te paguajne ore Zhvejk i Ukraines taksaoaguesit evropiane dhe ata amerikane e me gjere per Ukrainen qe nxitet kete lufte dhe mori si pergjigje ate qe meriton, refugjatet ukrainas ne Gjermani etj bredhin me beza e BMV dhe rrine ne restorante duke pire e te tjeret te punojne per ju dhe qeverine me te korruptuar ne Eveope.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kris

            Besoj se Zelenski kur te kete kohe te mjaftueshme do te njohe Kosoven

            Përgjigjjuni
            1. S
              S'ka si sauli!

              SaliramBishberishën nuk e zëvendësom asnjë emër! saliuFaqeziu është një emër, që nuk ka të krahasuar, që iu shoftë emri i antishqitarit dhe mallkuar ata prindër, që i vendosim këtë pis emër evlatit! "Konkurenti" i saulit duhet të ketë qënë në partinë e punës 20 vjet me radhë sekretar partie, të ketë shërbyer në Bllok, të ketë përfituar bursa dhe kualifikime falas nëpr Evropë, të ketë vozitur në Volorek me familjen e shokut Enver, të ketë ngritur firma piramidale me paratë e vjedhura të popullit të mashtruar, të ketë ndërsyer qentë e Veriut kundër Jugut, të ketë hedhur LHL mbi popullsinë e qyteteve të Jugut, të ketë vrarë protestues të pafajshëm, të ketë djegur e shkretuar një rajon të tërë me 26 viktima për babësinë e familjes dhe zorrën e Xenit, të jetë deklaruar: unë jam saliShkërdhata, o budallenj(!), të ketë vjedhur zgjedhjet si në 26 Maj 1996, duke rrahur opozitën me shkopinjtë e policisë, të jetë shpallur non grata nga ShBA dhe BM, të ketë sharë dhe poshtëruar prokurore dhe prokurorë (përveç adrrriatik dhallës-hirrë), SPAK, të ketë sharë presidentin e vendit, të jetë nën hetim për krime, të nxijë Shqipërinë dhe popullin shqiptar me shpifje kudo në botë, të " ngrerë tavanin", të jetë i izoluar në ballkonin e katit të tetë... Ka edhe të tjera fusha "konkurimi" por për ta mbyllur, po e lëmë me kaq, se dalin dhe teprojnë për gjetjen e një emri si sauli, që iu shoftë emri, o Zot!...

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje