Zgjedhjet/ Astrit Patozi: Ne i adresohemi qytetarëve që janë përballë Ramës dhe që nuk janë në linjën politike të Berishës e Metës

7 Prill 2023, 14:42Politika TEMA

Zgjedhjet/ Astrit Patozi: Ne i adresohemi qytetarëve që janë

Përfaqësues i “Bindjes Demokratike” Astrit Patozi ka folur për situatën parazgjedhore dhe atë që pritet të ndodhë pas 14 Majit.

Sa i takon mosnxjerrjes së kandidatëve për kryetar bashkie nga ana e “Bindjes”, Patozi tha se qëllimi kryesor është që opozita të dalë mundësisht me nga një kandidat për secilën bashki, duke shtuar se për këtë forcë politike e rëndësishme është që opozita të mos ketë votën e ndarë.

“Nuk mund ta konsiderojmë tërheqje, ishte një kalkulim politik që të mos dëmtonim votën e opozitës sepse kemi kërkuar që në krye të herës që në ditën e shpalljes së koalicionit që opozita duhet të përfaqësohet mundësisht me një kandidat të vetëm. Ne sigurisht nuk kishim asnjë mëdyshje për të mos qenë faktor i ndarjes së mëtejshme të votës së opozitës.

Në një farë mënyrë kjo ndodhi për sa kohë në vetëm 15 bashki të vendit ka dy kandidatura opozitare dhe në pjesën tjetër sigurisht ka vetëm një. Në këto kushte menduam se do të ishte e tepërt që të kandidonim dhe menduam vetëm përfaqësimin në këshillat bashkiake”, deklaroi Patozi në një lidhje Skype për Klan News.

Sa i takon koalicionit të shpallur në Shkurt të 2023-it, mes LZHK-së dhe “Bindjes Demokratike”, Patozi u shpreh se fokusi kryesor qëndron në kandidaturat për këshillat bashkiakë.

Ai theksoi se “Bindja” i adresohet të gjithë qytetarëve që janë përballë qeverisë aktuale dhe nga ana tjetër nuk mbështesin politikisht Sali Berishën dhe Ilir Metën.

“Kjo është fare e thjeshtë, ne do përqendrohemi te përfaqësimi i koalicionit në këshillat bashkiake. Për votën mazhoritare aty ku ka dy vota do ua lëmë votuesve tanë se kë kanë më pranë bindjeve politike.

Do të rrisim përfaqësimin opozitar në Shqipëri, i adresohemi kryesisht shqiptarëve që refuzojnë në mënyrë kategorike qeverinë e Edi Ramës, por nga ana tjetër nuk shoh ndonjë perspektivë politike te foltorja e Berishës dhe Ilir Meta që tashmë janë në një koalicion.

Kjo është fasha që ne i drejtohemi dhe kemi bindjen që janë shumë shqiptarë që nga njëra anë janë përballë qeverisë dhe nga ana tjetër nuk janë në linjën politike që sipas nesh nuk është e duhura e foltores bashkë me partinë e Ilir Metës.

Parlamentet e bashkive tona janë po kaq të rëndësishëm sepse politika shqiptare ka nevojë për ngjyra të reja dhe jemi aty për gjithë ato shqiptarë që nuk besojnë se ka vetëm dy parti politike.”

11 Komente

  1. V
    Vdekje bandes Esadiste PD PR e c'i permban

    Mesoheni njiher e mir o Banda Esadiste qe jetuat kto 32-vjet ne saj te X Te Forti se ashtu ja donte Trapi ta beje Shqiperine , dhe nga Turmat e Injorances ,por Sot - eshte koha kur Ju te Zhdukeni njiher e pergjithmone nga Politika e madje edhe Shqiperia sepse jeni Banda me e Urryer nga shqiptaret .Shqiptaret duan groposjen e te gjithe Bandes Esadiste PD PR e gjithe Bishtat e Qenit te shpelles . Ksaj Marrezie duhet ti jepet fund sot . Shkoni ne Ferr te gjithe bijt e bushtres AntiKombetare

    Përgjigjjuni
    1. Çorrapja

      Ky Patoqi eshte shume dinjitoz. Kete nuk e pjerdh me as gruja e vet (kjo e reja qe ka tani, sekretarja). Mero e qit ne gazete se jane miq te vjeter. Qysh ne kohen e “çorrapes)

      Përgjigjjuni
    2. t
      tefiku

      Sa lapangjozer jane keta politikane plehra edhe eshte kunder berishes dhe Metes dhe nuk nxjerr kandidate qe te mos ndahet vota e opozites dmth votoni kandidatet e Berishes.

      Përgjigjjuni
      1. X
        XYZ

        Lapanojz Hajdut Spiun Patizi ky Legen ks surrat te jsp mend shko vidh me Fiqiri Ismailin e Vores dhe Ardian Kollozin e Vlores. Mos harro Hajfur Kucin ( Qenin ,) dhe Selim Kamerin qe vdhnin per ty plehe

        Përgjigjjuni
        1. H
          Hoxha

          Fillove te cicerojsh prap ti bukurosh pa oturak?ke ngel pa mut?

          Përgjigjjuni
          1. A
            Anjeza

            Keni per ta pare qe ne 14 maj rama do ta fitoj se nuk ju voton populli juve.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Arla

              Te kot e keni se ska ndermend njeri tju votoj juve,perseri rama ka per ta fituar se ai punon per kete vend

              Përgjigjjuni
              1. F
                Flamur

                Astrit Patozi,Dash Shehu bashke me ate pak kualicioni qe keni, ne qofte se votoni kanditatin e Berishes apo te Metes jeni ish spiun te sigurimit dhe pa karakter. Duhet te zhdukeni nga politika nje ore e me pare...... Deputeti qe duhet te votoni eshte , Roland Bejko perfaqesus i PD dhe i te djathtes !

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Eni

                  Negativiteti juaj eshte gje e shpifur

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Beni

                    Budalliqet e tua skane fund

                    Përgjigjjuni
                    1. Q
                      Qytetari jo dicidal

                      Jo Patozi,JO ! Ju doni te mbani nje dore ne bakllava e tjetren ne revani. Ju nuk u rreshtuat me Berishen se doni ti thoni SHBA se jeni pro Amerikan,por ne fakte do votoni "primaret" e Berishes. p[or nuk i ha njeri keto e aq me shume SHBA-ja. Leri profkat ! Qenke shume adolishent ne politik.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje