Zgjedhjet e 11 majit, përgjysmohet koha për nxjerrjen e dokumenteve të identifikimit për diasporën

8 Janar 2025, 16:24Politika TEMA
Zgjedhjet e 11 majit, përgjysmohet koha për nxjerrjen e dokumenteve

Koha e pajisjes me dokumente identifikimi për qytetarët shqiptarë jashtë vendit do të përgjysmohet, nga 30 në vetëm 15 ditë. Kjo u konfirmua gjatë vizitës së ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, në ambientet e kompanisë shtetërore të prodhimit të dokumenteve, IdentiTek.

Administratorja e IdentiTek, Freskida Halilaj, tha se përmirësimet teknologjike kanë reduktuar ndjeshëm kohën e përpunimit dhe theksoi rëndësinë e nisjes së “Aplikimeve Mobile” për qytetarët që jetojnë larg ambasadave dhe konsullatave.

“Nga muaji janar do të dërgojmë grupe të dedikuara në shtete si SHBA, Turqia, Gjermania, dhe Italia për të lehtësuar aplikimet,” tha Halilaj. Po ashtu, qytetarët tani mund të aplikojnë veç për letërnjoftimin elektronik, duke ulur kostot.

Ministri Hoxha vuri në dukje rëndësinë e procesit në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme, duke garantuar kapacitet të plotë për përpunimin e 6,000 pasaportave dhe 15,000 kartave identiteti në ditë. “Kjo është jetike për votën e diasporës,” tha ai.

Halilaj shtoi se IdentiTek po bashkëpunon ngushtë me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për regjistrimin e qytetarëve në platformën elektronike.

Këto masa synojnë lehtësimin maksimal të procesit për qytetarët shqiptarë jashtë vendit, veçanërisht në prag të procesit zgjedhor të vitit 2025.

2 Komente

  1. Z
    Zyko

    Po si u pergjysmua kaq shpejt? Kjo tregon se nuk doni ti beni gjerat mire dhe jo se nuk mundni. Edhe dicka tjeter. Ministri i brendshem tha ne dalje televizive se te moshuarit mbi 100 vjet qe te regjistrohen duhet te paraqiten ne zyrat e gjendjes civile?!. A nuk mund te shkojne punonjes te zyrave tek ata???

    Përgjigjjuni
    1. S
      Salehu

      O zyko cari ne cfare vendi ne bote shkohet tek shtepit per tju bere ID njerzeve dhe e dyta ID mbase moshes 75 vjet ashte e perhershme ne prendim

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje