Zgjedhjet e 14 Majit, Alibeaj zbulon kandidaten për Bashkinë e Fierit

14 Shkurt 2023, 12:03Politika TEMA

Zgjedhjet e 14 Majit, Alibeaj zbulon kandidaten për Bashkinë e Fierit

Partia Demokratike e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj ka prezantuar një tjetër kandidate për zgjedhjet e 14 Majit. Bëhet fjalë për Eriselda Zotaj Çelaj,e cila  është propozuar për të kandiduar në zgjedhjet e 14 Majit për Bashkinë e Fierit.

Çelaj, ka lindur dhe jeton në Fier në një familje demokrate, të nderuar dhe me tradita. Ajo ka studiuar dhe është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Shoqërore, Departamenti Ekonomik, Dega “Kontabilitet-Finance, Titulli Kontabilist”.

Çelaj ka qenë e angazhuar në jetën publike në Fier, si në aspektin profesional, ashtu dhe atë politik.

Në politikë Eriselda është futur që në moshë të re duke qenë prej vitit 2003 pjesë e Forumit Rinor të PD dhe më pas si anëtare e Lidhjes Demokratike të Gruas, e deri me sot ne pozicionin e Kryetares se Grupseksionit dhe Anëtare e Kryesisë së Degës.

2 Komente

  1. L
    Luani

    I urojë fitore, ka voten time..!!

    Përgjigjjuni
    1. E
      Elbasanasi

      Urimet me te mira znj.Eriselda. Suksese dhe perpara me besim per realizimin e fitores se detyres se kryebashkakut!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje