
Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Gjergji Hani ka votuar në zgjedhjet e sotme.
Para gazetarëve, Hani komentoi mbledhjen e Këshillit Kombëtar të së enjtes, ndërsa tha se ky proces nuk ka asnjë vlerë ligjore. Sipas tij takimi nuk ka asnjë lloj firme dhe është bërë online.
“Sa i takon vendimit të Bardhit, nuk ka asnjë vlerë ligjore. Nuk ka asnjë lloj firme dhe i bërë online me platformën “zoom”, tha ai.
I pyetur nga media nëse beson tek fitorja përballë rivalit, Lulzim Basha, Hani tha: “Le të kërkojmë dhe të përpiqemi të ketë mbarëvajtje, që të mos e thyejmë mbarëvajtjen e heshtjes zgjedhore. Fitojnë të gjithë, fiton Partia Demokratike”.
Ai ftoi anëtarët e Partisë Demokratike të dalin dhe të votojnë, në mënyrë që nesër të kenë të drejtë të kërkojnë llogari për lidershipin e tyre.
“Ju falënderoj që po pasqyroni këtë ngjarje të jashtëzakonshme, në këtë ditë të jashtëzakonshme. Thirrje demokratëve që të dalin të votojnë, për të kërkuar nesër llogari.
Pjesëmarrja është vlerë e demokracisë dhe se duhet t’i kthejmë moralin kësaj partie”, u shpreh Hani.
Duhet me ja nigju fjalen Honit se paska edhe musteqe…lol
Gjergj Habit është personazh me horizont intelektual ai ka konkuruar për të treguar që të zgjohen demokratët mos tju a lene ne dite gjithçka këtyre paraziteve, jo per fitore të tij. Imagjino mulin me paloqen para Gjergj Hanit dhe shiko vetë nivelin