
Kryeministri Edi Rama ka dalë hapur në mbështetje të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 14 Maj në Turqi, në një ditë me ato lokale në Shqipëri.
Nëpërmjet një video-mesazhi të shpërndarë nga zyra e shtypit të Kryeministrisë dhe agjencia turke "Anadolu", Rama shpreh konsideratë për vizionin dhe punën e Erdogan për transformimin e Turqisë në një fuqi të madhe.
Rama e konsideron Erdoganin si mik të ditëve të vështira, duke përmendur ndihmat për Shqipërinë, por e konsideron edhe si një lider politik që e mban fjalën.
Kreu i qeverisë shqiptare thekson se Turqia është përpara një zgjedhjeje me rëndësi të madhe, sipas tij, jo vetëm për kombin dhe popullin turk, po edhe për Ballkanin dhe Evropën. Rama thotë se edhe Turqia në 14 maj, vendos mes vështirësisë për të vazhduar para dhe kthimit mbrapa që sipas tij është një rrugë shumë e lehtë
“Turqia është përpara një zgjedhjeje me rëndësi të madhe, jo vetëm për kombin dhe popullin turk, po edhe për Ballkanin dhe Europën. Eshtë padiskutim detyra e qytetarëve të Republikës së Turqisë të zgjedhin liderin dhe qeverinë që duan. Askush nuk mund dhe nuk di ta bëjë këtë më mirë se ata. Por në respekt të secilit e të secilës prej tyre, unë dua të shpreh konsideratën më të lartë për Presidentin Erdogan, vizioni, kurajoja, vullneti dhe puna e palodhur e të cilit, e ktheu në sytë e krejt botës Turqinë në shembullin e një transformimi fantastik.
Fuqizimi shembullor i Turqisë dhe krijimi i një vetëdijeje të re, tek forca e kombit dhe e shtetit turk, nuk sollën vetëm plot të mira për Turqinë e për popullin e saj, po krijuan edhe vështirësi të mëdha,l dhe kundërshti të forta, të cilat kulmuan me vënien deri në pikëpyetje të integritetit të institucioneve legjitime të Turqisë, madje edhe të vetës jetës së Presidentit Erdogan.
Unë e di se presidenti Erdogan ka kritikë të fortë, ashtu siç ka edhe mbështetës pasionantë dhe me siguri të dyja palët kanë arsyet e tyre legjitime, për të cilat sot Turqia po zhvillon një ballafaqim të zjarrtë. Po unë dua vetëm t’ju them të gjithëve se në kohë kaq të vështira, jo vetëm për Turqinë, po për krejt botën e sidomos Europën, eksperienca dhe karakteri i Presidentit të Republikës së Turqisë - roli i tij për lehtësimin e barrës së madhe të konfliktit në Ukrainë mbi rrugët e furnizimit me grurë të shumë vendeve të rrezikuara nga pesha e atij konflikti apo pesha e gjykimit të tij në përballjen me vatrat kërcënuese të terrorizmit - janë një aset tepër i çmuar, për të mos u marrë parasysh nga të gjithë ata që të dielën e ardhshme do të vendosin për drejtimin që do të marrë Turqia.
Për Shqipërinë dhe shqiptarët Presidenti Erdogan është një mik i mirë i ditëve më të vështira, që nga dita e vendimit për njohjen e Kosovës si shtet, që Turqia ishte e para e cila e deklaroi sapo Kuvendi i Kosovës shpalli republikën, tek tragjedia e tërmetit në Shqipëri, kur Turqia mbështeti qindra familje të prekura shqiptare me ndërtimin e shtëpive të reja apo mundësimi i vaksinave kundër virusit vdekjeprurës, kur të tjerët ishin shumë të zënë me hallin e tyre.
Për mua personalisht presidenti Erdogan nuk është vetëm një mik i mirë në ditë të vështira, po edhe një lider politik shumë i veçantë, për faktin se thotë atë që bën dhe bën atë që thotë. Disa mendojnë se ai është shumë rigjid dhe i prerë! Mbase kanë të drejtë, po mbase për këtë fazë të historisë së Turqisë dhe në këtë botë kaq të paparashikueshme, mospërkulja është pikërisht ajo që i është dashur e i duhet ende një vendi si Turqia. E cila në 14 maj duhet të vendosë mes vështirësisë për të vazhduar përpara dhe lehtësisë së kthimit mbrapa! Duke i uruar Turqisë dhe popullit turk të gjitha bekimet e Zotit, uroj megjithë zemër që qytetarët turq të kenë parasysh në zgjedhjen e tyre edhe rolin e pazëvendësueshëm të Republikës së Turqisë në ekuilibrat e brishtë të kësaj kohe të vështirë për Ballkanin, e për krejt Europën" deklaron Rama.
Turqia mban zgjedhjet presidenciale në 14 maj, ku Recep Tayyip Erdogan kandidon për një mandat të tretë në postin e presidentit. Ndërsa kundërshtari më i fortë përballë tij shihet kreu i opozitës, Kemal Kilicdaroglu.
Erdogan po përballet me zgjedhjet e tij më të vështira në 20 vjet, mes një krize ekonomike dhe pas tërmeteve shkatërruese të muajit shkurt në Turqinë lindore. Ai ishte në qytetin jugor të Mersinit të shtunën ku i përshkroi zgjedhjet si një “zgjedhje të mbijetesës kundër terroristëve”, duke përmendur lidhjet midis Kilicdaroglu-s dhe Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Opozita, e cila i mohon akuzat, bëri thirrje për qetësimin e situatës.
E hengri edhe Taipi. Po doli ky loqja jone te te mbeshtesi e sigurt qe iken per lesh….. Kujtoni kur mbeshteti Klintonin kunder Trump apo se fundmi Gjukanovicin…
Car me syze.... allah uakbar
E merton nje perkrahje sepse ka ndihmuar popullin tone ne kohe te veshtira si per termetin pandemine por dhe ne dhenien e ndihmave te pafund ne te gjithe fushat
Pse perzihesh ne politiken e shteteve tjera more debil? Aq me teper ai eshte pro ruse pro serb kunder amerikes diktator njelloj si ti prandaj mbeshtetni njeri tjetrin.Per pak ndihma qe dha per termetin dhe pak kush i gezoj ato shtepi njerezit flene ne sera a thua se jane domate.Turp mbeshtet nje diktator anti perendimor.Ne duam Europen ti na çon ne perandorine osmane ptuuu pis milet
Rama beri, per pak dite, Rama beri dy gabime! Ay, po suporton, dy njerez te urryer nga populli i vet, Erdogani ne Turqi dhe Abazovic ne Mal te Zi. Keta te dy jane sherbtore te Putinit. Ndoshta, nga Erdogani ka frige, po pse suporton nje "njeri", qe eshte shkatrrues i popullit dhe shtetit te vet.
Synetlli,, s'eshte nje "mik i mire" por eshte nje diktator islamik. "Fuqizimi shembullor dhe nje vetedije e re",e bla bla bla,, o robqir, ate fuqine ja pame me termetin, ndersa ajo "vetedija e re" neo-otomanizmi me sakte, eshte pikerisht ajo qe Ahmet Cavutoglu turimiu proklamonte vite me pare, ato minarete qe do te ishin thikat mbas shpines se Europes. Ne trojet shqipfolese dhe ne turqine anadollake, kete e arriti me se miri Erdoqeni. Po nese fiton ai tjetri, si do sillesh o poturexhi? Ashtu sic bere kur fitoi Trump, uroj qe te fitoje kreu i opozites, ai qe kerkon te riktheje shtetin laik e jo mesjeten, sa per ty, Salehun dhe Albinin, tek keta lloj kermash mbeshteteni sepse te tille jeni, me keq akoma edhe populli trushpelare vulhumbur qe ju ndjek qorrasi mbrapa. Tani te ngelet edhe Vucua, edhe ai eshte ne dite te veshtira, thuri lavde edhe atij, ta shpetosh. Pt'huuuuuuuu maskara.