VIDEO/ Historia e balerinës dhe inxhinierit, spoti i Veliajt që u bë virale për pak kohë

8 Maj 2023, 15:16Politika TEMA

VIDEO/ Historia e balerinës dhe inxhinierit, spoti i Veliajt që u

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar sot një spot për Tiranën, i cili është kthyer menjëherë në një sensacion në rrjete, duke emocionuar ata që e kanë parë. Spoti rrëfen një copëz jete të qytetit të Tiranës, por duke u fokusuar në dashurinë mes një vajze balerine dhe e një djali inxhinier, të cilët kanë vendosur që jetën e tyre ta ndërtojnë bashkë në Tiranë.

Ja teksti i plotë i videos:
“Jetojmë bashkë. Tirana është shtëpia jonë, rrugët, ndërtesat, shkollat e sheshet, qëndrojnë si një mozaik ku copëzat e shtruara që rrinë krah për krah janë njësoj pranë, si fatet e banorëve të saj. Tirana është një derë e hapur. Të mirëpret pa pyetur kush je dhe nga vjen. Tirana nuk lë askënd në baltë. I jep çdokujt një shans. E pandalshme në rrugën e saj të progresit dhe të zhvillimit, Tirana rritet çdo ditë, e sigurtë, drejt një epoke të re. Nuk harrojmë nga kemi ardhur, por shohim me kurajo përpara, drejt së ardhmes. Ne jemi qytetarët e Tiranës, të vegjël e të mëdhenj, të rinj e të moshuar, guximtarë, krijues dhe realizues të ëndrrave tona, punëtorë të palodhur, të përkushtuar, të talentuar, inovatorë që i japin formë çdo ditë të nesërmen. Përkujdesemi e i dhurojmë jetë qytetit tonë. Me çdo pemë që mbjellim, mbjellim farën e shpresës, në zemër të tokës tonë, edhe ai është premtimi i një të ardhmeje më të begatë. Në buzëqeshjen e një bebeje qëndron një premtim i ëmbël për të ardhmen, ku shpresat e sotme do të jenë realiteti i së nesërmes. Ne do punojmë, do lodhemi, do qeshim, do festojmë, ndonjëherë do qajmë, por në çdo rast do jemi gjithmonë bashkë. Duke ndjekur ëndrrat, duke bashkuar mendjet dhe zemrat tona, do bëjmë gjëra të jashtëzakonshme. Ecim vetëm përpara”.

 

3 Komente

  1. J
    Jashaa propaganda

    Propagande alla “arbeiten macht frei”… gjithsesi, fale Zotit jo aq tragjike (si e para), por me shume komike, si ky komiku absurd i bashkise. Edhe 1 here, madje sa here, kur lexoj temen, me mbushet mendja per te votuar belon…

    Përgjigjjuni
    1. d
      durrsak 24 karat

      Ku i gjen nongrata keta idiote si Jashaa proganda.

      Përgjigjjuni
      1. U
        Ujku Plak

        O Jashaa, si mundet Ropi te votoi Belion? A e di ti kush e mbeshtet Belon? Te kush Klan Mafioz ben Pjese Belua? Ore, qe keta te Ripjelljes jan per tu q… Ropet jane,por nuk krahasohen me Familjet Mafioze Meta-Berisha. Prandaj dhe Populli ka Zgjedhur te te Qeveriset nga Intelektual te Korruptuar ( Ripjellja) , dhe jo nga Injorante te Korruptuar qe edhe te Vrasin ( Opozita) . Ti bei si te Duash, por Ripjellja i ka te fituara Zgjedhjet, sa Thelle? E shohim javes Tjeter.

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje