Lëvizja e Berishës në fund të fushatës, përkrah rritjen e pagave nga Rama: Ta miratojmë sa më shpejt!

8 Maj 2023, 16:20Politika TEMA

Lëvizja e Berishës në fund të fushatës, përkrah

Sali Berisha ka ndërmarrë në fund të fushatës një lëvizje dëshpëruese në përgjigje të qëndrimit të Edi Ramës për rritjen e pagave. Berisha iu drejtua Ramës, duke i kërkuar që të bëhet njeri me ndjenja për qytetarët dhe t'i përgjigjet ofertës së tij, që të bashkëpunojnë për interesat e shqiptarëve.

"Jam zotuar që të mos merrem me fjalorin e tij koprolalik, por të merrem me problemet e mëdha që ky regjim u ka krijuar qytetarëve, të merrem me paraqitjen e alternativës tonë, këtë po bëjnë të gjithë kandidatët tanë. Kemi ftuar dhe ftojmë gjithnjë për ballafaqime televizive apo edhe në shesh për transparencë dhe në interesin më të madh të zgjedhësve shqiptarë. Por unë jam sot këtu për t’i shkurtuar këmbët mashtrimit të paskrupullt të tij me rrogat dhe pensionet. Edi Rama, për herë të parë pas 10 vitesh, pasi u bë e qartë se ngrirja e rrogave dhe rritja e tmerrshme e çmimeve i zhyti shqiptarët në një varfëri të frikshme, që i detyrona të largohen masivisht nga Shqipëria, lëshoi një seri premtimesh për rritje rrogash.

Ndër të tjera paraqiti në parlament një ligj ku parashikohej rritja e rrogës mesatare 900 euro. E vërteta është se ligjin e bllokoi vetë në parlament me një marrëveshje të turpshme me Alibashën, mbylli parlamentin dhe këtë e bëri vetëm e vetëm pse ai premtim ishte një mashtrim. Unë jam këtu sot në emër të qytetarëve shqiptarë, të ftoj të mbledhim me urgjencë ditën e enjte parlamentin dhe të votojmë ligjin për rritjen e rrogave dhe pensioneve", tha Berisha.

5 Komente

  1. S
    Spiuni i PPSH.Na ben Demagogji.

    Kriminel nuk duham ndimen tende se akoma po renkojne shume Nena dhe Baballare qe i ke vrare apo jane vrare per ty Kriminel.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Spiuni i PPSH.Na ben Demagogji.

      Kriminel nuk duham ndimen tende se akoma po renkojne shume Nena dhe Baballare qe i ke vrare apo jane vrare per ty Kriminel.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Spiuni i PPSH.Na ben Demagogji.

        Kriminel nuk duham ndimen tende se akoma po renkojne shume Nena dhe Baballare qe i ke vrare apo jane vrare per ty Kriminel.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Noci

          Nuk e ka hallin te rritjet e rrogave por e sheh se nuk imblidhen ne takime dhe do te pushtoje foltoren siç e ka zakon se mendon se aty po e degjojne ne kuvend

          Përgjigjjuni
          1. M
            Monalikja e ribërë.

            Non grata Sali , është çimentuar me kohë si mashtrues klasik dhe ka ardhur koha që të thahet si i tillë.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje