Deputeti i Bundestagut gjerman nga radhët e CDU-së, Peter Beyer, i është drejtuar me një mesazh Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, ku ka vënë theksin te rëndësia e ndalimit të përplasjeve të brendshme.
Përmes një video-mesazhi, Beyer ka përcjellë mbështetjen e unionit kristjandemokrat gjerman, ndërsa ka zgjedhur të bëjë edhe një deklaratë të koduar sa i përket lidershipit të ardhshëm të forcës më të madhe opozitare në vend.
Gjatë fjalës së tij, zyrtari i lartë gjerman u ndal te vendimmarrjet e rëndësishme që e presin partinë në këtë fazë riorganizimi, duke lënë të kuptohet se është në dijeni të zhvillimeve specifike rreth emrave që do të udhëheqin strukturat.
"Ju keni një kongres shumë të rëndësishëm partiak. Merrni vendime të mëdha, zgjidhni një bord të ri, një kryetar të ri, një president të ri. Kam disa ide se kush mund të jetë, por do ta mbaj gojën mbyllur", u shpreh Beyer.
Deputeti gjerman ishte i prerë sa i përket situatës politike brenda kampit opozitar, duke kërkuar ndalimin e menjëhershëm të përplasjeve të brendshme dhe përqendrimin te sfidat kombëtare. Sipas tij, pritshmëritë e CDU-së, Gjermanisë dhe partnerëve ndërkombëtarë ndaj PD-së janë jashtëzakonisht të larta.
"Nuk ka kohë për konflikte mes jush apo konkurrencë të brendshme, por të gjithë duhet të përqendroheni te një qëllim i vetëm: integrimi në Bashkimin Europian", tha ai.
Ai vuri në dukje Samitin e ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet në Mal të Zi, duke thënë se opozita duhet të mbajë nën vëzhgim të rreptë përfaqësuesit e shtetit shqiptar.
Në mbyllje të mesazhit të tij, deputeti i Bundestagut nënvizoi se Shqipëria ka nevojë emergjente për hapa konkretë në sundimin e ligjit, diçka që mund të ofrohet vetëm përmes një alternative serioze qeverisëse.
"Duhet të jeni dhe të ofroni një alternativë të vërtetë për Shqipërinë, një udhëheqje që me të vërtetë i hap rrugën vendit tuaj drejt një të ardhmeje të begatë dhe të ndritur," përfundoi Beyer.
PO SI NUK JANE TE INFORMUAR KETA TE CDU,QE KRYETAR ESHTE ZGJEDHUR ENVER HOXHA ,SALI BERISHA.
Spak te hetoje se sa e pagoi Zene kate deputetin derdimen te CDU. Thone gojet e liga se ai deputeti i CDUse eshte dashnori gjerman i Tabakut qelbanike!
Ky duhet te jete ndonje nip i gjermanit te fundit qe iku nga shqiperia ne 1944. Kujton se po u flet demokrateve por nuk e di qe po i flet komunistit te fundit te evropes Hahaha
Mire e the qe ishte i fundit gjerman qe iku duke palluar Bije Vokshin dhe nxjerri nga bytha nje tufe me kurva qe disa prej tyre aderojne akoma ne partine terroriste Bravo o gjerman ti ike po na le faren e keqe
Po, po, mos kini merak, se do ta bej menjehere Saliu. hahahaaaaaaaaaa Jane bere edhe keta gjermanet kot fare.
Gjermani nuk foli per Saliun.
Qau AI se pse se di u prek na dashuria e vegjetarianeve ???? po do i kaloje gjigandit te vorio Shqiperise.
Ky gjermani paska pierdhur.ore karaxhici se le partine ju pse i jepni frymarje.usa dhe uk ja jane varur dekoraten ju cdo beni apo ju duhet akoma thuaj
CDU nuk arrij ta kuptoj si merengue me nje non grada.A jane te informuar cfare shkruhet per S.B si nga departamenti Merikan si nga B.Madhe.Eshte scandal dhe per ker Cdu....turp....
Konflikt ndjellesi Belind Kllici duhet me pas pergjegjesi ndaj nje partie tradicionale e jo me e krthye qysh asht ba
Ky eshte nipi i gerdalles plake Doris Pack, keta te CDU kan lidh besen me hajdutin dhe kryekriminelin e Shqiperise Sali Berishen.
Me punet e gjerman ose kush merret, gjerman et qe merren me mireqenjien e shqiptareve….
Nga sa kam ndjekur shkrimet e gazetave dhe ekranet tv , emri i preferuari i këtij gjermanit , që e mbajti sekret , duhet të jetë Tabakja ose esmeri Kërriçi .
C'ja fut kot ky gjerman agai, qe akoma s'ka mesuar se PD eshte prone personale me hipoteke dhe I perket vetem Zenit, Gites, dhe kokebythes dhenderr. Pa le po guxoka edhe te mendoje per pasuesit, pa marre miratimin e kufomes non grata.