
Nga Ylli Pata
Protesta shqiptare që sot ka ditën e saj të njëmbëdhjetë, është padyshim më e famshmja e zhvilluar në historinë e afërt por edhe më tej të Shqipërisë.
Mediat e mëdha edhe ato lokale, prestigjoze dhe jo të njohura, nga Amerika e Veriut në atë të Jugut, Europë, Azi e Australi e Oqeani, publikojnë vazhdimisht Flamingo Revolution e Tiranës.
Pikërisht kjo është arsyeja që Reuters dhe AP, dy agjencitë globale të lajmeve në botë po i japin një mbulim edhe live, por edhe me feed-sa të shumtë, nga kërkesa që kanë mediat për pamje, sinkrone, intervista, apo edhe lajme.
Kjo protestë, e organizuar nga duar mjeshtrash të PR ka në thelbin e saj parullat që shprehin kundërshtimin e hapur ndaj Ivanka Trump. Kjo është pamja globale që i interson pjesës më të madhe të botës që po i blen feed-sat ditë për ditë prej 11 ditëve.
Ndërkohë, në protestë ka edhe kënde të qarta e të frikshme antisemite e antiizraelite që i interesojnë asaj pjese të globit që kanë një axhendë kundër Izraelit që e përdorin edhe për politikë të brendshme.
Nga ana tjetër, ajo që është e rëndësishmja për ne këtu, është se kemi të bëjmë me një lëvizje qytetare mjaft civile, interesante, e gjallë, e me shumë komponentë të saj civilizuese.
Protestë, e cila komponentin e saj shqiptar e ka të qartë, si një rebelim ndaj qeverisë, klasës politike, e statusquosë politike dhe institucionale të vendit. Kemi të bëjmë qartësisht me një shprehjeje apo përfaqësim të shoqërisë për një shkundje, ndryshim, evolucion të rëndësishëm.
Këtë pjesë nuk e mohon askush, por nëse do të ishte vetëm aspekti lokal, protesta do të kishte mbetur një demonstrim i yni, pa dimensionin e saj të fuqishëm ndërkombëtar. Zvërneci, beteja anti-Trump që del nga parullat me Ivankën në meme kreative, të përgatitura gjithashtu nga dorë mjeshtrish të PR-it janë identiteti i kësaj proteste, është thelbi i saj, që dikush duhet ta marrë përsipër ta përfaqësojë. Edhe pse duket se përbën një problem edhe përfaqësimi, ku koka fshihet për arsye të këshilluara nga strategë imazhi, pasi një ditë të bukur do të zbresë si Nadir Murra nga 15-katëshi me flatra.
Tentativa për shmangie nga thelbi i protestës, kundërshtimi i megaprojektit të Zvërnecit, duket vjen nga qarqe që në protestë kanë zënë vend, si shumë njerëz e grupę, por që në realitet nuk janë as ideatorët, as mbështetësit e funancuesit, por as kokat që kanë hartuar strategjinë e lëvizjes apo edhe taktikën e itinerarit ditor apo sipas emergjencave që sjell nata.
Tentativa për tu shmangur nga Zvërneci është e padobishme, pasi beteja reale, e cila në ditët që vijnë do të bëhet edhe më e ashpër është ajo për megaprojektin ku është në lojë edhe vajza e Presidentit Donald Trump Ivanka dhe burri i saj Jared Kusshner. Dy nga personazhet më të famshëm të botës, të cilët janë më popullor edhe se familja mbretërore britanike, apo çdo oborr tjetër mbretoror të botës.
Trump Organisations, siç quhet korporata e madhe dhe historike në emrin e kreut të Shtëpisë së Bardhë nuk ka shumë historik biznesi jashtë shtetit. Më i famshmi është resorti i golfit në Skoci, ku Trump ka blerë një tokë nga zona ku ka pasur origjinën e ema, përkatësisht në Aberdeenshire.
Ai resort është një nga më ekskluzivët e botës, ku konsiderohet një fuqi e madhe ekonomikę, jo vetëm për kompaninë që e menaxhon, por edhe zonën përreth, e natyrisht shtetit britanik që korr taksat.
Një vulë Trump në Shqipëri nuk është gjë tjetër veçse një brand mbretëror i biznesit ndërkombëtar, që logjikisht do të ketë pasoja shtytëse në tërheqjen e investimeve, por edhe shërbimeve. Në një vend i vogël si Shqipëria buja e këtij brandi është shumë i fortë, pasi nuk është thjesht një investim ekonomik apo financiar, është një peshë e rëndë e biznesit amerikan, por edhe një vulë që vetëm t’i përmendet emri bën kaq bujë, siç ka bërë këto ditë me protestën e Zvërnecit.
Beteja për të cilin po bëhet edhe nga krahu tjetër, përkatësisht nga kryeministri Edi Rama, i cili duket se do ta vijojë duke e fokusuar pikërisht tek megainvestimi. Pasi kjo është dhe qendra gravitacionale e gjithë kësaj lëvizjeje, e cila nëse lë dimensionin kundër Trump, do kishte padyshim rëndësisnë e saj, por jo famën. Ndaj me shumë nuhatje influenceret që sulmon Edi Rama i gjëmojnë mikrofonit në protestë, ngaqë viralitetin e kanë të sigurtë ndoshta me 6 zero. Me një lekë pa hesap.
TemA
Zoti Pata .Eshte civile per ty te shash kundershtarin nga robt dhe te perdoresh te mitur ne proteste? Nuk e emagjinoj dot sikur te mos ishte civile.
Sepse zverneci eshte vetem 1% i aferave te rames
Sic duket nuk ke hic tru te kuptosh ate qe lexon.
Nese kjo qe thote Pata eshte e vertet ne fund cila pale do te fitoj te drejtoj Shqiperine ( nese del me suskses protesta) Gloablistet anti Ivanka apo Shqiptaret qe nuk duan kete klase politke? Me nje elite qe ben sic duan te huajt ( ne kete rast forcat globaliste) te huajt do te fitojne te drejtone Shqiperin edhe ne shqiptaret do te jetojme te lumtur me vetveten edhe 30 vjet te tjera shakterimi, mjerimi e vasaliteti deri sa 30 vjet me vone te bejme prape te nejten gje.
Paskan dalur prostitutat kamuniste ne protestete. Shikoni si i ngrene grushtet. Hikni moj rruspi muti se do u shkerdhjem gjithe fisin. Nuk ua mban bytha te veni te beni proteste atje tek Palasa, apo ne vende te tjera qe i kane kthyer si varreza, se u shkerdhejn rropt ata, u cojne tritolin tek bytha, e shikoni sa vleni, por shkoni beni si pidha tek kryeministria, se e dini Rama nuk ben gje, vetem u qesendis.
Ja dhe baxhellat që janë anti Trump...
Si nuk kane turp me kete qe po bejne. Njerez pa ideale, pa orientim, nuk dine cfar duan dalin gjoja ne proteste duke prishur qetesine e banoreve te Tiranes. Kush I drejton keta njerez ? Kush I paguan? Perse I paguajne dhe i nxjerrin ne proteste? Kush eshte lideri i tyre ? Kur te na sqarohen keto pikepyetje atehere do t’i shohim cfar do bejne. Perderi sa kerkojne transparence nga Edi Rama duhet te jene vete transparente qe te behen te besueshem. Une gjer sot nuk besoj.
Njerez pa tru. Vazhdoni keshtu se edhe per 30 vjet te tjera nuk u vjen asnje investitor.
Kan daln ne protest gjithe kurvat qe jetojn duke dhene me qera pjese te trupit.
Ti Ylli e di se per cfare flet apo jo? Emri I Trump do bej cudira per Shqiperine? Nuk ke faj se jeton ne Shqiperi. Hajde ne SHBA ta kuptosh me mire!
Trump eshte edhe dy vjet president pastaj do iki ne udhen e vete. Por ky refuzim qe ne po bejme me kete proteste do bej qe cdo investitor serioz te largohet nga shqiperia, prandaj e dashur rini e sotme (gjithmone nese e keni ndermend te punoni ndonjehere) juve qe jeni ngritur aty ne te gjithe skenaret canten e shpines duhet ta keni gati pasi rrefugjate do ikni, ketu shpresa ka vdekur me kohe,edhe demi qe po behet ne kete kohe me kete proteste do jete aq i madh sa nuk e imagjinoni. Kujtoni se po iku Rama do iki korrupsioni? Ai i ka rrenjet edhe te ai qe shet rrugeve nuk eshte kollaj ta zevendesosh tashme
foto islamike
Ku ishte kjo rini dhe ky zemerin kur u pren pemet, pishat qindra vjecare ne Shqiperi? Ku ishte kjo rini dhe zemerim publik kur pyjet u shkaterruan dhe mbushen me plera? Ku ishte kjo rini dhe ky zemerim kur plazheve u dolen pronaret nga malesia se u a kishte len gjyshi dhe baba? Ku ishte kjo rini dhe zemerim kur fabrikat dhe uzinat u shkaterruan ne emer te demokracis? Ku ishin kta njerez kur fauna e liqeneve dhe plazheve u shkaterruan nga peshkimi me tritol? Kur kanalizimet u shkaterruan? Kur vendet histories u gerrmuan dhe pallate u ndertuan? Kur Durresi u gerrmua dhe historia mijera vjecare u betonizua dhe u shkatrrua? Eshte kthyer Divjaka dhe pylli ne vend plerash. Tani u kujtuam per Zverrnecin dhe rendesin e natyres. Tani ku 1000 vende pune do te hapen dhe 4 miliard investim po derdhet? Tani kur vendi do te vihent ne hart qe te garoj me shtetet verdall si Greqia, Italia, Croatia? Pse nuk u indinjua ky popull kur duhej ne 30 vitet e fundit? Thjesht po mundohem te kuptoj pse pikerisht tani? Kush fshihet mbas ktyre "protestave" dhe cfare fitimi personal kan ata organizator? Pyes sepse shqiptaret ne pergjithesi nuk bejne gje po nuk paten interesin personal. Nuk jane burra dhe kaiza per te miren e te gjithve. Kan ikur ata burra te tille dhe nuk kthehen me.
Fiks, ske cfare shton. Bravo
PO ti, ku e di qe 1000 vende pune do hapen ? Sulltani thote qe nuk ka projekt...
Ska nevoj ta thot "Sulltani" sic e quani ju.. shikoni projektin dhe propozimin.. bej detyrat ne fillim pastaj ngrini zerin per gjerat qe nuk kuptohen. Nqft se shqiptaret do ikin ne emigrim te pastrojne dhoma hotelesh ne Itali, Gjermani apo ku di une bejeni aty dhe jeni ne vendin tuaj, me gjuhen tuaj. Puna ska turn si shqiperi ai Gjermani.
pse shiskën skocest tokën ?!
Pata si gjthmonë rrotullohet në boshllëk. Lëvizja duket paqsore po parrullat dhe kërkesat janë të dhunshme.po të besosh Blushin dhe Manjanin organizatorët janë të dhunshëm dhe për pjesmarrsit. Nuk ka si spjegohet pjesmarrja e influencereve që kanë lanë produktet e tyre dhe dalin në protestë nga frika se flamanët ja prishin profilin dhe ndjeksit dhe shteti nuk është i aftë ti mbrojë… Rama i përqesh në vend që ti mbrojë. Parrullat e protestuesve Shqipëri e re Shqipëria e shqiptarve vdekje tradhëtarve apo ky në burg e ky ne litar janë parrula të dhunshme diktatoriale e antishtet. Pata dhe kolegët e patês , rosat e bibat e medjave nuk kanë mend e llogjikë ta kuptojnë kte dhunë anti shtet demokratik
Do ja degjojne krismen kesaj levizje. Harrojne qe shteti garanton per investimet. Prandaj ka dhe gjykata nderkombetare. Kur te mbesin pa pune e te bien cmimet e hoteleve dhe shpijave te shohin pastaj sa do e kene rrogen keta qe dalin. Thua e gjeti Rama Shqiperine ne maje te Europes dhe e zbriti ne renditje. Kete radhe Rama nuk duhet te dorezohet, per te miren e Shqiperise. Korrupsioni nuk e solli Rama, thjesht ky di te vajisi te gjithe ingranazhet e makinerise Shqiptare. Kur ka qene Shqiperia me mire se sot dhe emri Shqiptar me i pranuar se sot.??, Jo cdo levizje popullore eshte e mire. Haxhi Qamili ju ben te fala.
Të jesh i pa kënaqur me qeverisjen është shumë normale..... Të jesh kundra këti investimi në Zvërnec tregon anti SHBA.....dhe kjo është skandaloze.....