Adi Krasta iu përgjigjet kritikëve: Nuk kam asnjë përgjegjësi për skandalin e RTK, unë s'jam polic

20 Gusht 2024, 09:28Rajoni TEMA
Adi Krasta iu përgjigjet kritikëve: Nuk kam asnjë

Adi Krasta, zv.drejtor i Përgjithshëm i RTK-së ka reaguar duke iu përgjigjur kësisoj kritikave për mosveprim pas reagimeve që nxiti një shkrim i publikuar në fund të muajit të kaluar nga RTK-ja, që pretendonte se dy gazeta në internet me seli në Prishtinë, janë financuar nga Serbia.

Gjatë një interviste në emisionin “RTK Prime”, duke folur mbi zhvillimet e fundit ka thënë se transmetuesi publik nuk duhet të ndërmarrë hapa të ngutshëm dhe nën presionin e askujt dhe se nuk është një institucion policesk .

“Nuk është primare historia e ndëshkimit. Ne nuk jemi institucion policesk, nuk është primare për ne heqja e kokave. Kjo historia e shkarkimit është kulturë e vjetër në RTK dhe në institucione të tjera ku ka shqiptarë, që kërkojnë zgjidhjen duke e hequr dikë nga pozicioni. Nuk zgjidhet problemi por merret vendim për të destabilizuar njerëz dhe ndërkohë problemi është po i njëjti. Mua më intereson zgjedhja e problemit”, tha Krasta.

Ai ka thënë se pas rastit të publikimit të një artikulli të cituar nga mediumi nga Bosnja e Hercegovina, kanë krijuar një kolegjium profesionistësh.

“Ne kemi krijuar një kolegjium njerëzish të rëndësishëm që marrin vesh nga profesioni. E kemi vendosur një filtër të mënjëhershëm dhe thamë kurrë më në të ardhmen RTK nuk mund të trajtojë një lajm të cilin e krijon vetë ose e merr nga burime të tjera kur ka ndjeshmëri të mëdha pa patur një dakordim të këtij kolegjiumi, pra nuk do të ndodh më”, tha Krasta, duke shtuar se një trajtim me emocion për, siç tha ai, heqje kokash për ndëshkime është i pavend dhe i padrejtë.

Sa i përket deklaratës së ish-kryetarit të Bordit të RTK-së, Besnik Boletini se Adi Krasta si zv.drejtor i Përgjithshëm iu ka shmangur përgjegjësisë për të vepruar konform raportit të Komisionit Ad-Hoc lidhur me këtë rast, ai tha se ‘kryetari i  Bordit nuk duhet t’ia lejojë vetes përcaktimin e një karakteri kaq dramatik, sepse ka sisteme të caktuara brenda institucionit”.

Krasta sqaroi se zv.drejtori i Përgjithshëm në raste të ngjashme merr masa korrigjuese, e që sipas tij tani më ato janë marrë.

Më tej ai tha se asnjëherë nuk duhet nxituar në marrjen e vendimeve, sepse, sipas tij më e rëndësishme është të jesh i ndërgjegjshëm sesa të jesh vrapues dhe të japësh zgjidhje të karakterit sensacional.

“RTK duhet të dalë me një qëndrim me shkrim, e kjo mund të bëhet nga unë, nga kolegët, nga u.d. i drejtorit të Përgjithshëm apo të drejtorit të Përgjithshëm kur të zgjidhet. Këto janë problematika që RTK i zgjidh vet dhe nuk duhet të zgjidhen për shkak të presionit të jashtëm”, nënvizoi Krasta.

Ai tha se RTK do ta bëjë analizën e vërtetë me qëllimin që të mësojë nga të gjitha ato që i ndodhin, gjëra të mëdha e të vogla, sipas tij shpesh herë të vendshme e shpesh herë të pavëndshme, me qëllim që të rriten.

Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i RTK-së, Adi Krasta, tha se televizioni publik nuk mund të bëhet shënjestër për të zgjidhur beteja të tjerëve.

“Ne do të dimë që këto procese t’i bëjmë të thella, të vërteta, të ndershme dhe në kohën e duhur”, deklaroi Krasta.

Ai më tej shprehu një lloj shqetësimi që ai ndjen për RTK-në për, qëndrueshmërinë, tërësinë ekzistencialitetin e këtij transmetuesi publik.

Krasta mes tjerash shpalosi mendimin e tij privat duke thënë se “as më shkon në mend ta besoj se në Kosovë ka njerëz që paguhen nga Serbia, sepse patriotizmi brirë nuk ka. Ne e duam këtë vend dhe në këtë vend kanë vdekur njerëz.”

“Nuk mund të bëhet RTK target për të zgjidhur beteja të tjerëve”, tha Krasta, teksa pyeti se interesi i kujt do të ishte që të destabilizohej RTK-ja, siç po destabilizohet aktualisht”, tha Krasta.

Adi Krasta tha se RTK është tipikisht transmetues publik, i cili ballafaqohet herë pas here më ngjarje të natyrave të ndryshme, sepse në strukturën e ndërtuar të institucionit ka një lloj lirie relative komunikimi, ka independencë në marrjen e vendimeve dhe është pothuajse e pamundur për t’u kthyer në koncepte diktatoriale ku kontrollohet një lajm apo një mënyrë e të menduari apo të një mënyre e të shprehuri  për t’ju shmangur debateve që mund të bëhen më vonë.

Ai tha se ndjehet i kënaqur që në Kosovë po bëhet një debat kaq pasionant për standardet gazetareske.

Më tej, Krasta qartësoi pozicionin e tij në RTK, duke bërë të ditur ushtron funksionin si zëvendësdrejtor i përgjithshëm dhe që mohoi se dëshiron të ushtrojë një funksion çfarë është ai drejtorit të përgjithshëm i transmetuesit publik, teksa shtoi se u.d. i drejtorit të përgjithshëm merret me një autorizim të nënshkruar nga Bordi.

“Që unë të bëhem u.d. drejtor i përgjithshëm do të duhej që Bordi të marrë një vendim që të kalojë kuorumin e përshtatshëm, sepse zëvendësdrejtori i përgjithshëm është në detyrë dhe do të drejtojmë derisa Bordi dhe këtu mbështesë jashtëzakonisht shumë ndjeshmërinë e OSBE-së, institucion që ka ndihmuar RTK-në dhe në përgjithësi transmetuesit publikë, që Parlamenti, Komisioni i Medias me shpejtësi shumë të madhe duhet plotësojë Bordin që ky organ të zgjedhë drejtorin e Përgjithshëm të RTK-së”, tha Krasta, derisa sqaroi se ka kompetenca të Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së.

Lidhur me deklaratën e ish-kryetarit të Bordit të RTK-së kundrejt Krastës, për ç’arsye erdhi deri te dorëheqja e kryetarit të Bordit, Krasta tha se zakonisht bëhen gabime edhe nga kolegët, të cilët, hedhin emra, tregojnë ngjarje gjysmake me qëllim që të jenë bindës në narrativat e tyre në pjesë të caktuara të publikut, bile jo të publikut të gjerë, por për grupe interesi.”

“Në rastin konkret, zonja Spahiu, drejtoreshë e përgjithshme, ka çuar në Bordin e RTK-së një sugjerim për një pezullim të zinxhirit editorial të RTK-së për sa kohë një komision i ngritur po nga ajo me kërkesë të Bordit, një komision vlerësimi me tre veta që kanë firma dhje janë njerëz që i takojnë RTK-së të përpilojnë një raport për një nga ngjarjet e caktuara që ka ndodhur në RTK. Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm në rastin konkret ka një drejtor të përgjithshëm që bën këtë veprim  dhe ngjarjet kanë vijimësi…Në momentin që zonja Spahiu dha dorëheqje Bordi duhet të zgjedh drejtorin e përgjithshëm, kështu e thotë rregullorja që nuk mund të vonohej, sepse është person i rëndësishëm, sepse bën politikat e institucionit”, tha Krasta.

27 Komente

  1. E
    Eri

    Justifikime alla shqiptare, gjyshja tregon perralla. Mos prit koka njerezish o debil, por televizioni duhet te beje reagim per dhenien e atij lajmi te paverifikuar, te kerkoje ndjese dhe te vazhdoje jeta. Jo te behet genjeshtra lajm dhe t'i vije verdalle globit derisa ju te nxirrni raportet, vendosni filtra dhe te merrni masat si mos perseritet rasti ne te ardhmen.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Në çdo pergjegjesi dhe nivel, keni degjuar ndonje shqiptar të marri pergjegjesi mbi veten ? E kishte fajin rasti, basti, rroku, rreziku, armiqtë e jashtem, sabotatoret, situata, policia, edukata e keqe, etj,etj. Gjellë qensh.Vari K…n.

      Përgjigjjuni
    2. S
      Shkembi

      Sigurisht qe eshte marrezi te jerkish pergjegjesi tek nje zagar bythelepires qe vetem dajaku e Ben zap

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pty

        Ti je mother fucker..bastard muti..

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gimi

          Je askarid

          Përgjigjjuni
          1. r
            robi

            Ti Adi krasta servili i peshtire je nje hunderr qe se ke shokun derisa kakaris cdo dite tek media neonaziste e Blendi kokes , mjekercjapicimpordhaqenefinazitv.

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nari

              Adi Krasta nje byth lepires dhe njeri i neveritshem,i cili per leke eshte gati te shese edhe derrasat e arkivolit te te jatit !

              Përgjigjjuni
              1. K
                Krakrakra kra

                Ti je nje llaxore qe te pelqen vetia dhe asgje me shume.Atje ku je punesur ai qe te ngarkoi me ate detyre ,ne kendej kemi nje shprehi te kahereshme;Ka gjetun tenxherrja kapakun.

                Përgjigjjuni
                1. U
                  U shofshin zagaret e Lexhendes

                  sigurisht qe nuk je polic por je nje MUT

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    AsD

                    Kur vjen puna per qeverine thote i ka pergjegjesite koka (kryeministri). Tani qe ka ne dere “qeverine” e RTK, thote qe sjam polic.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Sadiu

                      Qëroheni atë poshtërsi nga televizioni, ai është person rrumpall

                      Përgjigjjuni
                      1. J
                        Jimi

                        Se kush ishte ai kodosh qe per interesa te caktuara, te fryu e te pompoi per Shoumen, nuk e di. Po per cudi edhe ty nje dite te bukur tu mbush mendja se ishje nje shoumen i madh. Po e di cfare je ti ? Ti je nje skarcitet i gazetarise !

                        Përgjigjjuni
                        1. H
                          Humoristi

                          Polilleku e pergjesija morale jane dy koncepte ne dy anet e kundra te nje litari!

                          Përgjigjjuni
                          1. e
                            eli-tiv

                            ....mos i jepni kaq shme pike Adi edhe duke share ....ai eshte thjesht nje dembel e s'do ti hapi pune vehtes...kosovaret i quan popullsi te dores es dyte duke filluar nga Albini....ndryshe s'kishte nevoje ta vinte RTK ne nje pozion te tille...

                            Përgjigjjuni
                            1. k
                              kleo

                              Gjith jetën plerë mbete ky homo i ndyrë.

                              Përgjigjjuni
                              1. F
                                Fariu

                                Karikature nga fiziku, karikaturë nga trute. Njeri që u rraf nga sali berisha, dhe aty lëpiet duke bërë servikin e pështirë. Një manikinë e lodhur për sytë e publikut.

                                Përgjigjjuni
                                1. E
                                  Ethem Lalaj

                                  A.K,Mostra e TV SYRI ZENI Saliut..shkoi të bëi çorape edhe RTV Kosovën.Kur thua SALIH NËNKUPTO ALBIN

                                  Përgjigjjuni
                                  1. V
                                    Velo

                                    Ky eshte morr bythe

                                    Përgjigjjuni
                                    1. T
                                      Topulli

                                      Ti nuk je polic, ti je një mut që nuk e ke shoqin ????.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. G
                                        Gazetari i syrit te Salkarit

                                        Adi , pas shume e shume pak te mirave qe ke si psh flet shume rrjedhshem e nxjerr shpesh here koken tek zanati tend besoj te trasheguar , je dhe nje specialist deri shume i peshtire si askush tjeter je nje bythe-lepires i pa shoq megjithse ka plot qe jane te tille po ti je me i peshtiri me ekzemplari .

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          Adi

                                          Adi Ka... zv drejtor i RTKarit.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. ,
                                            ,

                                            Ne gjithe boten o fytyre rrezik vdekje priten koka kur ka skandale. Ti kujton se njerezit jane akoma te paditur si para 50 vjeteve.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. M
                                              Maloku

                                              E mori ne pune Dejona Mihalis, exponentiellt e asfalis e rekrutuar nga renegati al- bin kurvi.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. a
                                                astrit

                                                U mundova shume te mare vesh se ku flente lepuri, por gjekundi nuk e pashe as lepurin e as djepin. Lloqe tifozash ne stadjum!

                                                Përgjigjjuni
                                                1. A
                                                  Asia

                                                  Ky eshte nje plere qe nuk e do njeri, sikur e rregulloi pak imazhin nga Grabocka por jo…. Qeni mut do haje????

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. D
                                                    Dauti

                                                    Adi ka folur shume mire. Me pergjegjesi. Patronazhistet, qe kane gjetur fole te Mero Bazja, e kane inatin me Albin Kurtin, njeriun shqiptar i vertete. Prisni dhe pak. Zgjedhjet erdhen. Kush do fitoje? Po dihet. Do fitoje njeriu me i paster e i pa korruptuar, Albin Kurti! Ate e do e gjithe Kosova.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. E
                                                      Eri

                                                      Parti-Enver jemi gati kurdohere. Ah rrot kari qe je, tipik si ua shplau trurin Enveri shqiptareve dhe i beri te besojne se ishin populli me i vecante ne bote. Sa te kishim Enverin, na merrte te keqen Amerika imperialiste dhe revizionistet sovjetike. Ne 1990-en doli qe ishim nje turme e kequshqyer menderisht dhe fizilogjikisht, sa filluam te shqyenim njeri tjetrin e shkaterronim edhe ato pak renoja qe i kishin mbetur vendit.

                                                      Përgjigjjuni

                                                    Lini një Përgjigje