Pse SHBA kundërshton hapjen tani të urës së Ibrit

18 Gusht 2024, 21:10Rajoni TEMA
Pse SHBA kundërshton hapjen tani të urës së Ibrit

Prej disa muajsh ndërkombëtarët po përpiqen t’i mbushin mendjen kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që të mos e hapë në këtë moment qarkullimin e makinave në urën kryesore mbi lumin Ibër, në Mitrovicë. Qeveria e Kosovës është e vendosur që ura të hapet, ndërsa ndërkombëtarët paralajmërojnë “rrezik të shtuar” për “dhunë dhe probleme tjera”.

Pas mbledhjes së qeverisë së Kosovës më 14 gusht, kryeministri Kurti nuk zbuloi ndonjë veprim konkret për hapjen e urës edhe pse më herët kishte thënë se priste vetëm raportin e ekspertëve për gjendjen fizike të urës.

Kurti tha se konsultimet dhe koordinimi me partnerët do të vazhdojnë. “Gazeta Express” raporton se ka mësuar nga burime të saj se shqetësimin më të madh të shprehur pranë qeverisë së Kosovës e kanë pasur amerikanët. Kjo për shkak se në rast se do të ketë trazira mbi urën e Ibrit, ushtarët amerikanë të KFOR-it do të duhet të ishin reaguesit e parë. Bëhet fjalë për ushtarët amerikanë të vendosur në kampin “Nothing Hill” në Leposaviq.

Atje janë të stacionuar pjesëtarë të gardës nacionale nga shteti amerikan i Georgia-s. Duke pasur parasysh se ky shtet është një “swing state” (shtet i lëkundur që ka mbështetje të barabartë për të dy kandidatët që garojnë në zgjedhjet presidenciale), çdo përfshirje e ushtarëve amerikanë në trazira eventuale në veriun e Kosovës do të mund të kishte implikime në procesin zgjedhor në SHBA. Të njëjtat burime thonë se ky shqetësim u është përcjellë autoriteteve kosovare nga disa zyrtarë të SHBA-ve.

Edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier tha publikisht të martën se ekziston një rrezik real i lidhur me hapjen e urës në Mitrovicë në këtë kohë, që sipas tij mund të ndikojë në sigurinë e ushtarëve të NATO-s, përfshirë edhe ata amerikanë.

“Ne besojmë se ky rrezik rrit kërcënimin, mundësinë e dhunës dhe problemet e tjera, si për komunitetin lokal, ashtu edhe për ushtarët e NATO-s, përfshirë ushtarët amerikanë që po punojnë për të siguruar paqen dhe sigurinë në Kosovë. Ne e marrim shumë seriozisht çdo veprim që mund të ndikojë në sigurinë dhe mbrojtjen e ushtarëve amerikanë që punojnë për të mbështetur Kosovën”, – tha Hovenier në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, duke shtuar se shpresojnë që “Qeveria do ta dëgjojë këtë dhe do t’i marrë parasysh këto shqetësime”.

Shqetësimin amerikan e kanë mbështetur edhe NATO dhe BE. Edhe këto i kanë bërë thirrje Kosovës të mos ndërmarrë hapa të pakoordinuar.

7 Komente

  1. S
    Shumderre Hugardhja

    Siç po duken BATHËT (e jo bythët e Albinit e Vjosiçkës), USA dhe Bashkimi Europian janë lodhur nga qeveria aktuale e Kosovës dhe nga populli i Kosovës që mban dhe përkrah këtë qeveri me Albin Kurtin në krye, PRANDAJ, është në diskutim, rikthimi i Kosovës NËN Sërbi, ashtu siç ishte më parë. Prandaj o kosovarë, derri ju qiftë mamatë e ç’keni, që mbani këtë qeveri me Albin Kurtin si kryekarminister.

    Përgjigjjuni
    1. E
      EmigrANTI

      Ok When is the Right time THEN >>>> Shell we wait for another 25 years to live and act like people in democratic country ???? or shell we wait hen Fu***g Serbia decide for US to do SOO ?? Where is Stano , is he still preparing the "sanctions against Kosovo yet ''!!!!! or we have to wait untill Vuchich say soo??? This is unbeleivable . As much as I love each and every one solder who are serving in KFOR and I wish they are all healthy , but the rest is unaceptable .. Where is LAJCHAK and Borrell , still having tea behind the senes with Vucic ??

      Përgjigjjuni
      1. F
        Flamur Struga

        Hapja e Ures mbi lumin Iber,eshte nje domosdoshmeri e drejte dhe legjitime.SHBA kurr nuk mundet te jete kunder hapjes te Ures,SHBA,NATO ,mori vendime akoma me te medhaja gjate vitit 1999.per ta shpetuar kombin tone nga gjenocidi spastrimi ernik nga rusoserbet.Ne te shumten e rasteve,gazetaret e pa ditur nxisin lexuesit bejne propagande ja si vet titulli i keti artikulli.Keshtu keto hiena kryejne punen e rusoserbeve francezeve per armiqesi me aleatin tone kryesor.Te mos shqetesohen armiqet tane se SHBA kurr nuk eshte kunder hapjes te Ures,kete e kupton shum mire edhe kjo Qeveri ,e cila eshte shume me shume largaparese nga te gjitha Qeverite qe i ka parur RK.Se si i mat gjerat se si i peshon ditet politiken globale SHBA,eshte koshiente qe popullin tone te perkrahi ashtu sic perkrahu ne kohera te veshtira.Ura do te hapet ,kete e kupton i madh e i vogel,urat jane per njerezit ,pikerisht edhe per njerezit BE shpenzoj nje shume te konsideruar per ta riparuar..Sa shume merziten armiqet tane...ne duhet te hedhim kenge e valle se kombi yne ka njerez te zgjuar qe i kuptojne gjerat nga larg...

        Përgjigjjuni
        1. K
          Koqevaristan

          Flamur o vetefundoses, une hodha valle dhe i futa nje të palluar sat'eme mbrëmë , ajo me tha që ti ke shku fare për lesh.me mirë të kisha bërë një mut tha ajo sesa këtë Muli idiotin

          Përgjigjjuni
        2. F
          Flamur Struga

          O bajloz i karpateve,luaje vallen e vdekjes merre me te mbajtur prej beogradi deri ne moske nga moska per pekin e tehetan.Une do te hedh vallen pogonishte qe te tundet dhe shkundet nga gezimi i madh dhe i vogel se koha punon per kombin tone !per buurra shteti si Albin Kurti si SHQIPONJA VJOSA OSMANI. O ko..e putinit nga cila ane i ka menjanuar bushtres qe te ka lindur me shume : nga vuvici ose putini.Enderra e syergjysherve tane po behet realitet per ne tridhiet vjecaret e ca ,per femit tane te sapo lindur ...kemi arsye .oo kobra e karpateve,na presin sihariqe gezime ,ashtu sic i kane edhe popujt te tjere demokratik..lehen qeni i putinit lehen ,lehen para se te ngordhi..

          Përgjigjjuni
          1. L
            Liria

            Hapja e Ures se Ibrit nuk eshte ne pergjegjesi te SHBA-se, por te dy popujve serbe e shqiptare qe duan te jetojne ne paqe dhe harmoni me njeri-tjetrin. Aty ku kane futur duart zyrtaret amerikane kane plasur lufterat.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tuli

              Jo oj Liri jo. Hapja e ures se Ibrit eshte eskluzivitet i shtetit te Kosoves... eshte brenda teritorit te Kosoves nuk eshte ne zone kufitare qe te diskutohet me serbine

              Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje