Rrufeja godet pesë persona të një familjeje në Kosovë, një prej tyre në gjendje të rëndë

18 Gusht 2024, 14:30Rajoni TEMA
Rrufeja godet pesë persona të një familjeje në Kosovë,

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mesditën e sotme në Prevallë të Kosovës. Sipas mediave vendase, për shkak të motit të keq, rrufeja ka goditur 5 persona duke i lënë të plagosur në vend.

Autoritetet raportojnë se njëri nga të plagosurit, një grua është në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar në mënyrë të menjëhershme shërbimet e urgjencës, të cilët po bëjnë dërgimin e të plagosurve në spitalin më të afërt për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore.

Gjithashtu, policia dhe grupi hetimor po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit.

2 Komente

  1. S
    Sara

    ... te dyshuar per momentin jane kreshta e malit te Prevalles dhe grumbulli i reve te zeza qe rrembyeshem ishin ferkuar mes vedit...

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vila

      Ky është gazetar i thekur, hahaha

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje