Tragjedi rrugore në Greqi, aksidenti i merr jetën tre djemve 15, 19 dhe 20 vjeç

17 Gusht 2024, 17:32Rajoni TEMA
Tragjedi rrugore në Greqi, aksidenti i merr jetën tre djemve 15, 19

Tragjedi që të lë pa fjalë është ajo që ka ndodhur në ishullin e Kretës ku tre djem të moshave 15, 19 dhe 20 vjeç humbën jetën, ndërsa një 22-vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacion.

Aksidenti me tre viktima u regjistrua mëngjesin e së shtunës në qytetin e Chania-s, në aksin rrugor verior të ishullit grek.

Sipas informacioneve nga mediat vendase, dy nga djemtë kanë ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa i treti ka është shuar në urgjencën e spitalit të Chanias, ku u transferua menjëherë.

Makina me të cilën udhëtonin katër të rinjtë është përplasur me një furgon në të cilin udhëtonin gjithsej 19 persona.

Sipas informacioneve nga burime policore që i referohen dëshmitarëve, makina dyshohet se ka tentuar të parakalojë, por drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë në korsinë e kundërt.

Katër të rinjtë kanë mbetur të bllokuar në makinë dhe është dashur ndihma e zjarrfikësve për t'i nxjerrë. Në vendngjarje kanë shkuar 4 autoambulanca.

2 Komente

  1. G
    Grekqiri Alfredossss

    E kujt i plasi Se çfarë ndodh në rrugët e Greqise!

    Përgjigjjuni
    1. J
      Ja kaq

      Ti ore gruaqir alfredos të të plasi se ishin shqiptarë ata. Rropqir, njerëz me të meta mendore vetëm vrer nxirrni nga goja majmun të shekullit të 21

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje